“Kinezët bërtasin emrin tim në rrugë”, Vuçiç në delir pas takimit me Xi: Djalit do t'i mësoj gjuhën kineze

5 Shtator 2025, 17:35Rajoni TEMA
“Kinezët bërtasin emrin tim në rrugë”,

Presidenti serb Aleksandër Vuçiç u takua me presidentin kinez Xi Jinping në Pekin dhe pas bisedës ai deklaroi se takimi ishte "i përzemërt dhe i suksesshëm".

“Presidenti Xi më ftoi personalisht për një vizitë shtetërore në Kinë në një bisedë të shkurtër. Do të vijmë për një vizitë zyrtare shtetërore në gjashtë muajt e ardhshëm”, tha Vuçiç.

Ai po ashtu u mburr se udhëheqësi kinez e zgjati takimin me 15 minuta shtesë dhe foli jashtë kornizës së protokollit, “gjë që e bën vetëm kur bëhet fjalë për miq”.

Vuçiç tha se i foli Xi-së për historinë e popullit serb dhe rolin e tij në Luftën e Dytë Botërore. "I tregova se si populli serb u ngrit kundër fashizmit në Luftën e Dytë Botërore... Që njerëzit të dinë se populli serb ishte bartës i luftës kundër fashizmit", tha ai.

Presidenti serb shtoi se kanë diskutuar edhe mbi projektet aktuale të infrastrukturës, siç është hapja e hekurudhës Beograd-Suboticë brenda 15 ditësh, e cila, sipas tij, e kënaqi veçanërisht presidentin kinez.

Ai theksoi gjithashtu admirimin e tij për inovacionet teknologjike kineze. "Është e pabesueshme se sa larg kanë arritur, dhe ne po mbetemi prapa. Do të duhet të shohim se si ta përdorim këtë në të ardhmen."

Vuçiç falënderoi Kinën për mbështetjen e saj në "momentet e krizës", nga ndihma për Hekurudhën dhe respiratorët gjatë pandemisë deri te vetoja ndaj rezolutës për Srebrenicën. "Pa Kinën, nuk do të ishim në gjendje të kishim mbështetjen e shumicës së kombeve në botë.”

Presidenti serb dha gjithashtu detaje personale, duke thënë se ishte “përgatitur gjithë natën” për bisedën e tij me Xi-në, si dhe një anekdotë për djalin e tij Vukan, të cilit dëshiron t’i mësojë gjuhën kineze.

Së fundmi, ai theksoi se të gjithë në Kinë e njohin. “Dilni në rrugë këtu, fjala e parë që dëgjoni është ‘Vuçiç’. Stafi i hotelit dëshiron të bëjë një foto me mua”, tha me krenari ai.

Vuçiç njoftoi se televizioni shtetëror kinez CCTV do të transmetonte intervistën e tij gjysmëorëshe dhe e përshkroi vizitën e tij si një sukses të madh për Serbinë. (A2)

10 Komente

  1. S
    Sh

    A të qiftë Kina nënën ty mor Vuçiç mor buzë viç!

    Përgjigjjuni
    1. G
      Gerti

      Ai ben per vendin e vete. Ai ne Kosove nuk e di per vendin e kujt punon. S ka shpjegim tjeter, mobilizoj gjithe budallenjte dhe analfabetet ne Kosove dhe Maqedoni dhe i shkaterruan te drejtat qe gezonin Shqipfolesit ne Ballkan.

      Përgjigjjuni
    2. P
      Plaku

      Ta pret mendja qe eshte sukses, KINA eshte Gjigante, ja mban bytha ndonjerit te kundershtoje.

      Përgjigjjuni
      1. R
        Realisti

        Kosovaret qe na shajne me llafet me te ndyra neper internet kane per t ja pare ne vitet ne vazhdim efektet e sjelljes se tyre te keqe me gjeopolitiken qe po ndryshon.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shqiptarët dhe zuzarët

          Ore ti "përgjithsues". Në Kosovë, si në Shqipëri, nuk janë të gjithë të një mendimi. Ata që shajnë Shqipërinë janë një grusht zuzarësh. Poashtu edhe në Shqipëri, zuzarët e shajnë Kosovën.

          Përgjigjjuni
          1. G
            Genci

            Tallesh ti e?Ne televizjonet Kosovare ja kepusin me llafet me te pista per ne : Shqiptaret i shesin vajzat Serbeve. Kush shan Kosoven ketu? Per mos folur pastaj sharjet ne internet dhe fushatat e dezinformatave qe bejne ata.

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shqiptarët dhe zuzarët

              Zuzarët shajnë.

              Përgjigjjuni
              1. G
                Genci

                Ore se ti qenke si analfabet nga e folura. Une te them ne Kosove eshte bere trend anti-Shqiptarizmi ti me tregon zuzare dhe kurvare

                Përgjigjjuni
                1. S
                  Shqiptarët dhe zuzarët

                  Jo, nuk është e vërtetë! Kosovarët janë shqiptar dhe pjesa më nacionaliste e kombit.

                  Përgjigjjuni
        2. G
          Gazetari

          Vucici ti mesoje edhe gruas kinezce, jo vetem djalit. Nuk do ishte pa dobi.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje