Kokainë në arkat me banane, këtë herë kapet në... Greqi

18 Gusht 2023, 21:20Rajoni TEMA
Kokainë në arkat me banane, këtë herë kapet në...

Duket se transporti i lëndëve narkotike, të fshehura mes frutave ekzotike është një nga mënyrat më të preferuara të trafikantëve.

Një ngarkesë e madhe kokainë është kapur këtë të premte nga policia greke, në bashkëpunim me partnerët në portin e Pireut.

Droga e një cilësie të lartë u gjet e fshehur në një kontejner me banane që vinte nga Ekuadori dhe që më pas do të shpërndahej në tregun vendas dhe atë europian.

Pas verifikimeve rezultoi se në ngarkesën me banane kishte 64 kg kokainë, e cila nëse do të dilte në treg do të arrinte një vlerë prej 2 milionë eurosh.

Autoritetet greke vijojnë hetimet dhe po punojnë për gjetjen e personave të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

4 Komente

  1. D
    Dylja

    Jo banane o kopjues idjote te meres po kondej er me garidhes

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dylja

      O mere ku ike gjeture keto cobane qe nuke dine as te kopjojne ne rregulle ,kujtojne se njerzit nuke lexojne edhe burime te tjera pore besojne cfare shkruajne keto lopcare

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dylja

        Ju censuroni edhe vrejtjet e lexueseve e vendisni vetem ata qe ju pelqejne ju

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dylja

          Poshte diktatura e portaleve ju vetem gazetare nuke munde te quheni ,gazetare eshte ai qe shkruane te verteta e ate qe eshte lajme ejo rrena ju jeni nastradini edi se nuke do ti postoni ,po dua te jeme ne rregulle me vete time (ndergjegjen)

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje