Komandanti i Njësisë Speciale reagon pas sulmit në veri: Krenar për djemtë tanë, pamë terroristët duke vrapuar e qarë

26 Shtator 2023, 14:00Rajoni TEMA

Komandanti i Njësisë Speciale reagon pas sulmit në veri: Krenar

Komandanti i Njësisë Speciale të Kosovës, Besart Ahmeti ka reaguar në lidhje me përplasjen e armatosur të Policisë së Kosovës me terroristët serbë që u fshehën në manastirin e Basnjkës.

Përmes një postimi në rrjetin social facebook, Ahmeti përgëzon ekipin e tij për punën e bërë.


Ai nënvizon se ekipet e specializuar të policisë së Kosovës i panë terroristët duke qarë dhe vrapuar për t’u strukur në mal për të shpëtuar.

“Krenarë me djemtë, pamë djallin në sytë e tyre, i pamë tek u rrëzuan, duke qarë, duke vrapuar, më vjen keq për ata që nuk ia kishin idenë se çfarë kishte ndodhur dhe që po gënjejnë sikur kanë qenë aty”, ka shkruar ai në Facebook.

Kujtojmë se në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit, policia e Kosovës ra pre e një sulmi në zonën e Zveçanit, ku vdiq rreshteri Afrim Bunjaku.

Pas lokalizimit të grupit terrorist brenda manastirit të Basnjkës, Policia e Kosovës vrau tre prej tyre, u arrestoi dy tjerë si dhe zbuloi një arsenal të madh armësh.

2 Komente

  1. P
    Pushka Top trimat e Kosoves !

    Ashtusi ne te kaluaren toka e shqiptareve lind Trima qe ecin ne gjurmet e Isa Boletinit e Adem Jasharit , Figura e te cilve benin te dridheshin serbet e malezeset qe vetem me tradheti ja arriten qellimit .Por sot , ke vetem te Ardhme per gjthe Shqiptaret ka edhe bij e bija Shqiptaresh qe i dalin Zote Atdheut dhe nderojne emrin e Heronjve te Kosoves e Shqipeise . _ Rrofshi o Besart ,qe mban nji nder Emrat me bukur te gjuhes Shqipe ,me gjithe trimat qe te rrethojne .E syt hapur ne cdo rast se Gjapri s'fle !

    Përgjigjjuni
    1. D
      Dron

      Pse i late te iknit? Mos na shisni p..rd.. ne FB! Qellojini me drone!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje