
Komisioni parlamentar për media u mblodh sot për ti trajtuar shkeljet ligjore qe kanë ndodhur me rastin e emërimit të simpatizuesit të Kurtit dhe Vetëvendosjes, zëvëndesdrejtorit të përgjithshëm të RTK-së, z Adrian Krasta dhe të financuesit të Vetëvendosjes, anëtarit të Këshillit të Përgjithshëm, z.Rilind Gervalla.
Të dy këta drejtues të lartë menagjerial jane në konflikt interesi. Lidhur me rastin e z. Krasta është përshtatur dhe ndryshuar nga Bordi, rregullorja për konflikt interesi e cila si e tillë është në kundërshtim me nenet tjera dhe me ligjin për parandalimin e korrupsionit. Lidhur me këtë rregullore, RTK nuk ka marr paraprakisht mendimin e Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit.
Andaj bazuar në faktet që do të prezantohen me poshtë kërkoj nga Komisioni parlamentar për Media që ti drejtohet Agjencisë për Parandalimin e korrupsionit lidhur me rregulloren dhe nëse emërimi i z,Krasta dhe z.Gervalla eshte bere ne kundershtim me ligjin per parandlimin e korrupsionit.
Z. Adrian Krasta, më datë 14 janar 2023, është emëruar kundërligjshëm në pozitën e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm të RTK-së (Radiotelevizioni i Kosovës) duke qenë në konflikt interesi, përkatësisht i punësuar në një medium tjetër privat.
Emërimi ka ndodhur në kundërshtim me kushtet dhe kriteret e përgjithshme të konkursit të cilat duhen plotësuar nga kandidati me rastin e aplikimit, përkatësisht me pikën:
• Të mos ketë angazhime biznesi ose çfarëdo lloj çështjeje, të cilat mund të konsiderohen si konflikt interesi, i paraparë në bazë të Ligjit për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik;
Konkursi i shpallur më 22.11.2022
https://www.rtklive.com/sq/ docs/2022-11-22/324.pdf
Vendimi nr.0013/23 dt. 14.01.2023 për emërimin e z. Adrian Krasta, zëvendësdrejtor të RTK-së.
https://www.rtklive.com/sq/ docs/archive/550.pdf
ANGAZHIMI NË NJË MEDIUM KONKURRENT
Krasta si para edhe pas emërimit në pozitën e zyrtarit të lartë publik (zëvendësdrejtor i përgjithshëm në RTK), është duke vazhduar punën në një medium konkurrent që transmetohet edhe në platformat kabllore televizive në Kosovë. Ai drejton emisionin “A” në televizionin Syri TV dhe në mediet online të këtij biznesi mediatik. Ky emision transmetohet në Prime Time, kohë kjo e pikut të shikueshmërisë kur zv. Drejtori i ri i RTK-së, do të duhej të angazhohej për rritjen e shikueshmërisë dhe cilësisë programore të RTK-së, ku ka nënshkruar kontratë të rregullt. Pra, Krasta duke qenë zyrtar i lartë publik, si menaxher i mediumit publik në Kosovë, është i punësuar me kohë të plotë, edhe në një detyrë në fushën e medies, veprim ky i sanksionuar me Ligjin për Parandalimin e Konfliktit të Interesit në Ushtrimin e Funksionit Publik.
Më poshtë janë liqet e emisioneve që i ka realizuar para dhe pasi ka marr detyrën menaxheriale në RTK.
Adi Krasta në 'A Show' (03.01.2023)
https://youtu.be/59uYOHhYHcQ
Adi Krasta në 'A Show' (10.01.2023)
https://www.youtube.com/live/ XgU0Tb2TsiM?feature=share
Adi Krasta në 'A Show' (17.01.2023) https://www.youtube.com/watch? v=0uMA2NnT3j4&list= PLYkBpzmD0YuzPzgIGSZG0HSR3-IY- 9ynw&index=7
Adi Krasta në 'A Show' (24.01.2023) https://www.youtube.com/watch? v=GJ5tn7LvaGM&list= PLYkBpzmD0YuzPzgIGSZG0HSR3-IY- 9ynw&index=4
Adi Krasta në 'A Show' (31.01.2023)
https://www.youtube.com/watch? v=Y1lxl-AgUf4&list= PLYkBpzmD0YuzPzgIGSZG0HSR3-IY- 9ynw&index=3
Mediumi Syri, pjesë e të cilit është Krasta, ushtron veprimtarinë në Kosovë edhe përmes ueb faqes, dhe ka staf rezident që punon në Prishtinë.
Ueb faqja e mediumit Syri Edicioni për Kosovë
https://www.syri.net/syri_ kosova/
SHPËRNDARJA DHE PROMOVIMI I MATERIALEVE TࣿË MEDIES KONKURRENTE ME RTK-NË
Edhe pas zgjedhjes ne krye te menaxhmentit te RTK-se, Krasta në profilin e tij në facebook ka vazhduar poashtu të shpërndaj emisionin e drejtuar prej tij, prodhim i mediumit privat, konkurrent të RTK-së. Ai për asnjë moment nuk e ka promovuar mediumin publik RTK-në ku ka lidhur marrëdhënie të rregulllt pune si menaxher. Promovimi i materialeve të medieve tjera është në kundërshtim me rregulloret e RTK-së. Me angazhime të tilla, z.Krasta mund të dëmtojë reputacionin e institucionit, mund të keqpërdorë informacionin zyrtar për interesa private, mund të ndikojë në paanshmërinë e ushtrimit të detyrës publike dhe të cenoj respektimin e parimeve të konkurrencës së lirë.
Prova 11: Videot e emisionit qe i shperndan ne facebook.
https://www.facebook.com/Adi. Krasta.A/?mibextid=ZbWKwL
MOSVIJUESHMËRIA NË PUNË
Krasta si zyrtar i lartë publik që paguhet rreth 1,700 euro pagë nga taksapaguesit e Kosovës, prej emërimit në pozitën e zv. Drejtorit të RTK-së, qe një muaj, nuk është lajmëruar më shumë se katër herë në punë në Prishtinë. Përkundër se ka marr përgjegjësi menaxheriale për ta drejtuar RTK-në, ai tërë javën po e kalon në Tiranë ku përgatit emisionin që trasmetohet çdo të martë në Syri TV. D.m.th, ai ka dy punë me orar të rregullt të punës. Kujtojmë se sipas kontratës, Krasta e ka punë primare RTK-në, është i punësuar me kontratë të rregullt të punës, me orar të plotë 8 orë në ditë ose 40 orë në javë. Mosvijueshmëria në punë për shkak të konfliktit të interesit përkatësisht angazhimeve në dy televizione konkurrente mes Prishtinës dhe Tiranës paraqet shkelje të kontratës së tij të punës, bie ndesh më Ligjin e Punës dhe është shkelje e rëndë disiplinore sipas rregulloreve të RTK-së. Rrjedhimisht Krasta me veprimet ose mosveprimet e tij, po e keqpërdorë buxhetin e Kosovës pasi është duke marr rrogë, pa punuar fare.
LIGJI Nr. 03/L-212 I PUNËS
https://gzk.rks-gov.net/ ActDocumentDetail.aspx?ActID= 2735
Marr parasysh provat e mësipërme, Adrian Krasta është emëruar në pozitën e zëvëndës drejtorit të RTK-së në kundërshtim me:
* Ligjin për RTK, nenin 31 paragrafi 1, nënparagrafi 1.3, i cili thotë se: "Asnjë person nuk mund të emërohet anëtar i menaxhmentit të lartë, përfshirë Drejtorin e Përgjithshëm, zëvendësdrejtorin e përgjithshëm, drejtorët e radiove dhe televizioneve nëse ai: 1.3.ka interes financiar të drejtpërdrejtë ose indirekt në biznesin e medieve dhe reklamave".
Në këtë nen poashtu theksohet se"Anëtari i menaxhmentit të lartë të RTK-së, mund të shkarkohet në rast se dështon në kryerjen e punëve të tij në mënyrë efektive dhe vepron në kundërshtim me këtë ligj ose ligjet e marrëdhënies së punës"
Ligji për RTK-në
https://www.rtklive.com/pages/ files/ligji_rtk.pdf
* me Rregulloren për zgjedhjen e Drejtorit të Përgjithshëm dhe Menaxhmentit të lartë të RTK-së.
Rregullorja
https://www.rtklive.com/sq/ docs/archive/455.pdf
* me Ligjin për parandalimin e konfliktit të interesit në ushtrimin e funksionit publik.
https://akk-ks.org/assets/cms/ uploads/files/Agjencia/ Legjislacioni%20vendas/LIGJI_ NR._06_L-011__P%C3%8BR_ PARANDALIMIN_E_KONFLIKTIT_T% C3%8B_INTERESIT_N%C3%8B_ USHTRI....pdf
Kujtojmë poashtu se i tërë procesi i zgjedhjes së Krastës është përcjellë me parregullsi. Sic u raportua edhe në media, ai arriti tē zgjedhet vetëm pas riintervistimit në kundërshtim me rregulloret e brendshme dhe ligjin për RTK-në pasi fillimisht nga Komisioni Perzgjedhes fituese doli kandidatja, Ilire Zajmi, kandidatura e te ciles nuk i pelqeu bordit dhe menaxhmentit të RTK-së. I njejti Komision që e kishte vlerêsuar me më së shumti pikë znj. Zajmi, pa e anuluar konkursin, zgjodhi Krastën pas riintervistimit.
Prova 18: https://kallxo.com/gjate/ komisioni-i-ankesave-i-hap- rruge-zgjedhjes-se-adi- krastes-ne-poziten-e-zv- drejtorit-te-rtk-se
Marr parasysh provat dhe faktet e mesiperme kërkojme nga Komisioni parlamentar për medie që ta trajtojë këtë rast dhe të merr masa konform përgjegjësive qe i takojne.
Shume drejt eshte shprehur ky forum , per z. Ardi Krasta . Si mund te besohet , qe ky person poaguhet me roge astronomike 1700 Euro , nga taksa pagusit kosovare . Me sa kam pare , televizionet kosovare , jane me te shikushem se ato shqiptare . Me pelqejne shume moderatoret dhe gazetaret kosovare . Adi Krasta eshte shume shkalle posht tyre . U befasova , kur degjiova se e kishte punesuar Kosova . Krasta eshte nje gazetrar inatci dhe pa fjalor. Operon aty te 2 mije fjale . Shtoi faktin , qe kete fjalor e perdor me inat dhe gjoja pasion , nuk ja vlen te merresh me te. Ka cfrytezuar ndonje shoqeri te semure dhe eshte vendosur , ne kolltuk te pa merituar . Eshte koha , qe Krasta te gezoi nje pension , qofte dhe te parakohshem . Esht e shume i vonuar ne Tv Kosova . Zgalem
Krasta, është thjesht një bythlëpirës dhe pa karakter. Vdes për një çikë drejtor dhe bëhet me këdo, qoftë ky dhe dhunuesi i tij sali haleja.
Pushojeni Krastë edepsëzin nga puna. Ky njeri i paskrupull për para she dhe prindërit e tij. Krasta është njeri pa karakter që për para shet shpirtin e tij. Është bërë si shërbyes në pensionin e Sali non-gratës duke i ndrruar pelenat shurraqit 80 vjeçar.
Krasta ka të drejtën të punojë ku të dojë por jo dy vende pune njëkohësisht. Duhet të vendosë ose për Rtk ose Syrin.
Hiqeni mutin, se mdryshe RTK do te mbaje ear mut! Ky eshte njeri i neveritshem, servil dhe bythemut, pa personalitet dhe pa shtylle kurrizore! Nese vazhdoni ta mbani, ta gezoni! Ketu ai punon per Salen, atje punon kunder Kosoves!
Adi Krasta është i njohur si sharlatan, mashtrues, gënjeshtar, shpifës në media. Ai është një kobure në dorën e kryekriminelit të kombit tonë Sali Shpellar Berisha . Si i tillë, me bashkëpunim të Berishës me Kurtin, ëshë emruar N/Drejtor i RTK, me qëllim për të propaganduar kundër Kryeministrit Rama, për të mbledhur simpatizantë në Kosovë, për revolucionin Berisha, kundër qeverisë Rama. Kjo është loja.