
Presidenti malazez Milo Gjukanoviç foli për zgjedhjet e ardhshme, për marrëdhëniet mes Serbisë dhe Kosovës, në shpresën se vendi i tij do të bëhet anëtari i ardhshëm i BE-së dhe se ka ardhur koha për negociatat e paqes në Ukrainë.
Presidenti i Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, ende nuk ka vendosur nëse do të kandidojë në zgjedhjet e 19 marsit.
“Kam tridhjetë vjet që jam në jetën politike të Malit të Zi, mendoj se dikush që bën të njëjtën punë për tre dekada ka të drejtë të ndihet i lodhur dhe ka të drejtë të arsyetojë se ndoshta do të ishte më mirë për shoqërinë nëse do të kishte një kandidat i ri”, tha ai në Mynih, ku aktualisht po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë.
“Ne po shikojmë se kush mund ta ndihmojë më mirë Malin e Zi të kthehet në rrugën e qëndrueshme të zhvillimit euroatlantik pas dy vjet e gjysmë bredhje,” shtoi presidenti i Partisë Demokratike të Socialistëve.
I pyetur se çfarë do t’i këshillonte Beogradit dhe Prishtinës për të vazhduar dialogun, Gjukanoviç tha: “Nuk ka rrugë tjetër për një marrëveshje. Të gjitha idetë e tjera si mbajtja e një konflikti të ngrirë janë në fakt funksion i doktrinës së shkatërrimit të Ballkanit si rajon evropian”.
Gjukanoviç mendon se përparimi është se të dyja palët kanë pranuar tekstin bazë të planit franko-gjerman. “E di që në ditët në vijim do të vazhdojnë diskutimet në Bruksel për dokumentin shoqërues, planin e zbatimit. Shpresoj që edhe për këtë të arrihet një marrëveshje”.
Gjukanoviç deklaroi se intensiteti i politikës së zgjerimit të BE-së është ulur në vitet e fundit dhe “si rezultat, entuziazmi i reformave në të gjitha vendet e rajonit”.
“Ukraina tërhoqi vëmendjen për rëndësinë gjeopolitike të integrimit të Ballkanit Perëndimor dhe mua më duket se Bashkimi Evropian po i kthehet një politike aktive të zgjerimit. Besoj se kjo do të frymëzojë qeverinë e re, të cilën e pres në Mal të Zi këtë vit, t’i përkushtohet plotësisht reformave dhe të arrijë objektivin e tij sa më shpejt”, tha ai.
“Mendoj se është realiste, mendoj se Mali i Zi ka predispozitën më të mirë për të qenë anëtari i parë dhe i ardhshëm i Bashkimit Evropian”, është i bindur Gjukanoviç.
Presidenti i Malit të Zi theksoi se vendi i tij e ka harmonizuar plotësisht politikën ndaj Rusisë me Brukselin dhe se ka vendosur sanksione. “Mali i Zi nuk është armik i Rusisë, Mali i Zi është armik i agresionit. Mali i Zi është armik i shkatërrimit të së drejtës ndërkombëtare. Mali i Zi është armik i të gjitha ideve që kërkojnë të kufizojnë zgjedhjen sovrane të së ardhmes tek shtetet e pavarura, siç në rastin e Ukrainës”.
I pyetur se kur mund të përfundojë lufta në Ukrainë, Gjukanoviç tha se as Vladimir Putin ndoshta nuk e di këtë. “Unë mendoj se në këtë moment iniciativa e paqes ende nuk po trajtohet me seriozitetin dhe shpejtësinë e nevojshme. Njëkohësisht dua që ky të jetë një apel për të bashkuar të gjitha politikat konstruktive ndërkombëtare për të ndihmuar Ukrainën, por edhe Rusinë, pavarësisht për faktin se është në një pozicion tjetër, në pozicionin e agresorit, për të dalë nga ai konflikt lufte dhe për të parandaluar humbje të mëtejshme jetësh”, shkruan Deutsche Welle.
Dhe Rama 30 ka...ja,se e detyrojne amerikanet.....
Nje Bravo e madhe, jo vetem per ato qe ka thene, por edhe si i ka thene! Pse e them kete? Sepse tek ne, nje politikan, kush me shume e kush me pak, edhe sikur te te flasi 100% sakte dhe drejt, eshte e pamundur te mos i shoqeroje fjalet edhe me nje tangerllek prej gangoje.
Thuaj dhe legenit tone ketu MC Rames,ka nga 1998 ne pushtet pushti .Cmendi dhe terboi dynjane kane ikur 900 mije shqiptare nga 2013 qe erdhi prape ne pushtet. Kronologjia ne 1998 minister kulture deri 2000,direkt pastaj Kryetar bashkie Tr deri ne 2011,nuk la gje pa bere me lejet e ndertimit dhe tenderat.Me zor dhe duke qare e la zyren.I benin kurajo ambassdoret mos u merzit ,ja se do ta marresh prape etj.Pastaj erdhi ne 2013 dhe e shkerdheu vendin dhe shtetin fare.I perdor si arme dhe mjet per fiksimet e tij psiqik
Jane bashkekohes ne politike,por nuk jane bashkekohes ne moshe.Gjukanovici eshte me shume se 20 vjet me i ri se ky nongrata jone !
Normale mire thote e mire ben.Saliu ka bere 1001 te zeza Shqiperise dhe shqiptareve prandaj vazhdon se eshte e vetmja menyre qe e mbron imuniteti si deputet.
Pa i dale shpirti nuk heq dore nga politika. Tek ne nuk funksionon drejtesia. Shtetin tone e ka mbuluar TURPI.
Mire e ke ti or vella , po ky shtaza jon spara mer vesh nga kjo llogjike , ky do na leje pas kur te ngordhi bustin e tij , dhe do thote para se te ngordhi qe : respektoni bustin se eshte imi , dhe une solla demokracine , do kete gomere dhe atehere qe do sjellin ne kuriz sikerica bustin e Salehut …. Bustin e Salehut do ta sjelli ne parlament Noka Paloka dhe ai bythqiri i babait , ai kerici qe do mbushte Astirin me gjakun e tij ….
Prandaj nuk behet ballkani se rrin nga 30vjt ne krye te partive te njejtet.
Vetem ne SHQIPERI eshte koncepti per vdekje ne nje kolltuk shteteror ,e shikojne doreheqjen politike si vdekje te parakoheshme, ky kondrabandisti i duhanit e ka krenarine e dorheqjes ,BRAVO ne SHqiperi lobohet per ta zgjatur karjeren e korupsjonit ne te gjitha menyrat e mundeshme ,duke qelbur vendin e tyre por dhe vendet mike ,me nje fjale po qelbin gjithe boten .
Rama do qe te perfundoje si Prokurore si Baba varrdhjeri qe denoi e sakatoi njeres.
Bashkohes Berisha ka qene me Bullatovicin ky doli me vone, po ja kalon dhe Andreotit ne Itali ky trimi yne.!!
Shtetar tamam, Patriot per vendin e tij, Shume popullor ne Mal te Zi..,
Po ore Nik, shume popullor eshte atje, i ka luajtur nenen korrupsionit, megjithate, u terhoq te pakten.Vari kkkk, sa per Saleh talebanin per Edvin Afganin, Like, Luler, mul noker e CO, made in Albania, as qe behet llaf,, vete Shqipot s'i leshojne. Lum ata politikqene per popullin DELE qe kane.