Kurti për mediat franceze: Plani i BE-së mundëson njohjen de-facto të Kosovës nga Serbia

19 Shkurt 2023, 13:24Rajoni TEMA

Kurti për mediat franceze: Plani i BE-së mundëson njohjen

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë një intervistë për francezen “Le Monde”, ku ka folur për 5 shtetet që ende nuk e njohin Kosovën.

“Punoj shumë që t’i bindi ata ta ndërrojnë mendjen. Janë pakicë, por kanë fuqi vetoje”, tha ai.

Kurti tha më tej se BE-ja është fati ynë, teksa shtoi se duke e inkuadruar Kosovën dhe vendet tjera të Ballkanit Perëndimor, “BE-ja mbron Evropën”.

“Presim që ta arrijmë këtë qëllim në nëntë vjet, që është koha mesatare për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian”, deklaroi Kurti.

Kreu i qeverisë tha se në parim e mbështet planin evropian, i cili tha se ofron “njohje de fakto” mes dy vendeve, “si ajo që ishte bërë mes dy Gjermanive në vitin 1972”.

“E mbështes, në parim, planin aktual të mbështetur nga BE-ja, në veçanti nga Franca dhe Gjermania, i cili insiston në demokraci, integritet territorial, sovranitet, sundim të ligjit, vetëvendosje… Ai mundëson njohjen de fakto mes dy vendeve, si ajo që ishte bërë mes dy Gjermanive në vitin 1972” tha Kurti.

Sipas tij, edhe përkundër luftës kundër krimit të organizuar e korrupsionit, të rinjtë po ikin nga vendi.

“…Por vendi është dëshmitar i ikjes së mijëra të rinjve çdo vit… Disa ikin, të tjerët kthehen. Dy nga ministrat e mi janë kthyer nga jashtë. Dhe luftoj të kthej në institucionet e vendit të diplomuarit me njohuri të fituara në vendet Perëndimore. Një e treta e kosovarëve nuk jetojnë në vend; kontributi financiar i diasporës paraqet 20% të BPB-së. Është shumë”, deklaroi kryeministri Kurti.

Kreu i ekzekutivit foli edhe për liberalizimin e vizave për kosovarët, për çka tha se kjo nuk rrezikon të theksojë “diasporën”. “Nuk besoj. Njerëzit që duan të ikin, veçse po ikin. Ajo që është e pandershme është se po duhet të paguajnë për këtë”, potencoi kryeministri Albin Kurti në këtë intervistë.

4 Komente

  1. S
    Shqipe-Etnike

    Blla..blla..blla Ja ke Futur "Si kau peles" themi ne Shqipetaret qe nuk merremi me Politike, dhe qe per fatin tone te keq ..u ngopem nga "Brockullat" pa Buke, qe thone:Albini, Rama,Abazovici ect.. 1-Nuk pame nje Politikane me Bythe, themi ne te "Pashkollet"....Europa eshte ne nje Kolaps Politike te Brendshem , dhe nuk dine se nga ta Kapin... 1-Kriza Ukraine-Russi,tregon se BE-ja ka Prishur Standartet e Kerkuara me pare per tu bere Antar i saj, duke i dhen Ukraines nje "Status te pershpejtuar" per Aplikimin ne Be..kur edhe vete e dine se eshte e Pamundur.. 2-Nje Marreveshje per ASOCIMIN ne Be..nuk behet kur vendi Aspirues ka Probleme me Fqinjet.. @@Kthehemi te "Fjalimi Mbreselenes" i Kurtit qe beri te "Qajne nga Mallengjimi" miljona Francez:Nuk kemi nje Projekt te dy Gjermanive..sepse dy Gjermanite ndaheshin me nje Kufij qe Fillonte qe nga Zonat e Pushtuara Ruse ne Veri-Lübek..deri ne Halle juge-Lindje...pra kemi me nje Vije Gjeografike qe bene Ndarjen.. Kurse Ne Kosove kemi nje Mbledhje te Komunave me shumice Serbe, qe nga Jugu ne Veri,Lindje -perendim..dhe hajde te bejme nje Mini-Shtet brenda Mini-Shtetit qe quhet Kosove.. Po ta shohim per nga Numeri i Popullsise eshte per te vene Kujen,, 3-Krijimi i Zajdenices Serbe ne Kosove eshte nje Zjarre i i Ndezur ne Marredhenjet Shqipetaro-Serbe.. 4-Pse Serbia nuk lejon Krijimin e Komunave ne Baze te Popullesise Etnike Brenda saj??? @@Do te ishte mire Albin Kurti ne se kishe Bythe te thoje ne France:Krijimi i komunave me Baza Etnike nuk perkon me Vizjonin Europjane per nje Eu-te Bashkuar dhe Multietnike... U Ngopem nga Lepirjet e Politikaneve Qurravec dhe Grindacak-te Korruptuar dhe pa Principe Kombetare...ZOTI RUAJTE KOMBIN SHQIPETARE NGA PLITIKANE QE VETEM TE TILLE NUK JANE..lol

    Përgjigjjuni
    1. A
      Aron

      Ky Albini nuk merret vesh, kur e kundershton planin dhe kur e lavderon. Cdo gje e ka bere zhurmuese vetem per politiken personale te brendshme qe te manipuloje kosovaret si gjoja me "patriot" per ta lene ne pushtet. Kosovaret duhet ta qerrojne nga qeverisja sapo te vijne zgjedhjet e ardhshme. Per te ardhur keq.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Alban

        Albini eshte makiavelist,Qellimi aresyeton mjetin, eshte logoja e tije,shume lehte per ta kuptuar .Keti nuk i behet vone per Kosoven,ky don te jete i pushtetshem qofte me vote, qofte me djegje dhe thyerje edhe ne rruge edhe ne kuvend.Ky bene fajtore te tjeret per cdo gje, nuk permend sakrificat dhe luften e atyre qe jane te gjalle dhe fale atyre eshte ai aty ku eshte,por u vene sterkembsen dhe i shtyen drejt gremines pa fijen e turpit…

        Përgjigjjuni
        1. a
          amerikani

          Genje mashtrus genje Ti o mashtrusi Kurtoviç profesion i ke mashtrimet Per fatin tënd te keq më askush nuk te beson E per fatin e mirë te Kosoves vendorë e nderkombetarë e dijnë qe je mashtrus dhe genjeshtar dhe më askush nuk te beson

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje