Gabimi i para 3 vjetëve që po i kushton Kurtit në Konferencën e Sigurisë në Mynih

20 Shkurt 2023, 12:49Rajoni TEMA

Gabimi i para 3 vjetëve që po i kushton Kurtit në

Në botë nuk ka asnjë organizim më të mëdha të natyrës së njëjtë sesa Konferenca e Sigurisë së Mynihut.


Eventi që zhvillohet që nga viti 1963 në Bavari të Gjermanisë, është një mbledhje e parvjetshme me politikanë, e liderë vendimmarrës të fushave të ndryshme.

Me moton “paqe përmes dialogut”, konferenca provon që të afrojë platforma të ndryshme komunikimi mes liderësh dhe të zhvillohen diskutime të cilat më pas mund të çojnë në marrëveshje eventuale.

Pse Konferenca e Sigurisë së Munihut është treguar kaq e suksesshme nder vite ka të bëjë edhe me setin e bisedimeve në tavolina takimesh.

Të dizajnuara nën “Chatham House Rule”, komunikimi bëhet lirshëm, sepse bashkëbiseduesit pajtohen që çfarë thonë brenda takimit nuk ekspozohet jashtë.

E gjithë ideja e rregullave të “Chatham House” është që ka pajtim xhentëlmenësh që asnjë nga të pranishmit nuk do të citohet se çfarë ka thënë brenda takimit dhe çfarëdo teme që të hapet do të pranohet për shqyrtim pa pasojnë e takimeve formale të natyrave të tjera.

Në vitin 2020, Albin Kurti, po merrte pjesë për herë të parë në Konferencën e Munihut si kryeministër i Kosovës dhe për herë të parë ishte pjesë e një tavoline me rregulla të tilla.

Në këtë takim ishin të pranishëm liderë botërore dhe gjithashtu edhe, liderët e Ballkanit Perëndimor.

Albin Kurti, Edi Rama, Aleksandër Vuçiç, Miroslav Lajçak, Josep Borrell, por edhe shumë të tjerë kishin mundësinë të shpreheshin më lirshëm dhe më gjuhë më të drejtpërdrejtë për qëndrimet e tyre.

Krejtësisht kundër rregullave, dikush nga ekipi i Kurtit kishte incizuar fjalimin e tij dhe ai u bë publik në Kosovë.

Fjalimi i Kurtit ishte cilësuar heroik, meqë ai “po ua thoshte në fytyrë” se cili ishte qëndrimi i tij për tema të ndryshme.

Përtej heroizmit lokal, veprimi përbënte shkelje të rëndë të rregullave të takimit dhe protokollit të konferencës. Gjithsesi, për Kurtin i rëndësishëm në atë kohë ishte elektrifikimi i masës në prag zgjedhjesh.

Tri vjet më vonë, Kurti dhe ekipi i tij po e ka vështirë të realizojë takime të nivelit të lartë. Madje, ai nuk ka arritur as nivelin e takimeve që ka siguruar presidenti serb, Aleksandër Vuçiç dhe kjo në një kohë kur Serbia vazhdon të mos i vë sanksione Rusisë, siç ka bërë e gjithë bota perëndimore.

Derisa Vuçiç është takuar me sekretarin amerikan të shtetit, Antony Blinken, Kurti nga amerikanët ka takuar senatorin, Bob Menendez.

Vuçiç ka zhvilluar takim edhe me presidentin francez, Emmanuel Macron, derisa Kurti vetëm ministren për Evropë dhe Punë të Jashtme të Francës, Catherine Colonna.

Takimi më i rëndësishëm i Kurtit ka qenë ai me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, dhe me zyrtarët e Bashkimit Evropian, Josep Borrell e Miroslav Lajçak, por këto ishin takime në vazhdën e bisedimeve për propozimin franko-gjerman.

Këtë vit nuk ka pasur takime të stilit “Chatham House Rule”, ose të paktën jo për ndonjë që është bërë i ditur.

Por, çfarë dihet me siguri, është se organizime me traditë, siç është Konferenca e Sigurisë në Munih, janë shumë strikte në respektimin e rregullave dhe protokolleve rreth të cilave organizon takimet.

Çfarë kishte thënë Kurti në vitin 2020 në Munih që deshi me patjetër ta publikojë…

Në atë kohë ende ishte i freskët debati për ripercaktimin eventual të kufijve, të cilën e kishte propozuar presidenti Hashim Thaçi.

Në Kosovë do refuzohej kategorikisht kjo ide me parulla si “kjo është ndarje e Kosovës”.

Ishte krijuar edhe një version se si për këtë janë marrë vesh, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

Kurti kishte shfrytëzuar këtë rast dhe kishte deklaruar në Munih se “duhet të përgatitemi mirë, me principe të mira, për dialogun e ardhshëm mes Kosovës dhe Serbisë. Duhet të jenë, le të themi tri principe në këtë dialog për të shëruar plagët e projektit të dështuar të shkëmbimit të territoreve. E para është, s’ka marrëveshje pa dialog. E dyta, s’ka dialog me harta. E treta, s’ka harta me presidentë sipër tyre”.

Në Kosovë kjo do pritej si heroizëm. Kurti “ua tha në fytyrë të vërtetën edhe perëndimorëve”.

Më pas, duke marrë referencë disa pasuese nga filozofi Ukshin Hoti, Kurti kishte deklaruar se si “20 vjet më parë gati të gjithë ju keni ndihmuar për ta çliruar Kosovën nga Serbia. Tani mendojë se është koha që ta ndihmoni Serbinë të çlirohet nga Kosova”.

Ukshin Hoti, derisa qëndronte në burg nën regjimin serb, në një nga shkrimet e tij kishte thënë se “një Serbi që e mban të pushtuar Kosovën nuk është as vetë e lirë. Liria e vërtetë e Kosovës është një premisë themelore edhe për lirinë e vërtetë të Serbisë. Kosova për Serbinë është kulti i robërisë së vetvetes, nëse nuk bëhet shans i lirisë dhe i evropeizmit të saj të ardhshëm”.

Edhe sivjet…

Skandalet në aspektin e politikës së jashtme nuk kanë munguar as kët vit.

Një skandal banal ndodhi dhe gjatë këtij muaji, ditën e pavarësisë së Kosovës madje.

Nën udhëzimet e Ministres Gërvalla, ambasadori i Kosovës në Tiranë Skënder Durmishi, ka bërë një gabim trashanik, duke ftuar Sali Berishën në pritje të ambasadës për 15 vjetorin e pavarësisë.

Meqë Berisha është i shpallur non grata nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e Britania e Madhe, festa e ambasadës së Kosovës u bojkotua nga pothuajse të gjithë ambasadorët perëndimorë, veçanërisht nga ambasadorja amerikane.

Opozita kritike

Mungesa e takimeve të Kurtit në Munih u ka hapur gojën kritikëve të tij nga opozita.

Një nga më të zëshmit, ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku.

“Dikur, në takime të rëndësishme ku ishte SHBA-ja, Kosova ishte palë, e jo temë. Sot, palë është Serbia e temë Kosova, ndërsa krerët e institucioneve tona, sillen korridoreve për të shtrënguar simbolikisht ndonjë dorë, sikur të ishin turistë të interesuar për fotografi e jo përfaqësues të një shteti që i duhet përkrahja e SHBA-së”, shkruan ajo në Facebook.

“Me liderët e sotëm të institucioneve, jo vetëm që s’janë hapur dyer të reja, por kanë filluar të mbyllën edhe dyert që Kosova i kishte të hapura”, përfundon komenti i saj thumbues./ Albanianpost.com

10 Komente

  1. V
    Vlora1912

    Është shumë shqetësues fakti që ju të TemA-s i jeni qepur "me buk në trastë" Kryeministrit të Republikës së Kosovës. Mos harroni, Jeniçer të Meros, se sa herë sulmoni Albinin, sulmoni kryenimistrin e Kosovës, dhe indirekt dëmtoni Kosovën. Sulmet tuaja ndaj Albinit janë Konstante, shpesh /pa asnjë shkak të dukshem, aq sa duket sikur përgatiten në.Beograd!!! Më ngadalë mor djema, se ja atij Ballkani të shqyr i doli boja, pavarësisht se Buton Hanxhiu thotë ndryshe.

    Përgjigjjuni
    1. d
      durrsak 24 karat

      O Vlona 1912! Analizo shkrimin dhe hidhe posht. Po te them mos me e lexue ma Meron ene baje gjumin rehat. Mero asht privat ene nuk mund t'i japin menn injorantet si puna jote ene Papi. Yyy fundrina!

      Përgjigjjuni
      1. R
        Raimond vlonjati

        Ky artikull pa autor eshte tipik si artikujt e atyre spiuneve qe shkruanin kunder ndonjerit ne kohe te Dulles dhe tregon vetem ligesine e ksaj pacavure gazete , e cila i sherben hajdutit dhe sherbetorit te Vucicit EDI RAMA . Pastaj, pse te takohesh me Kancelarin Gjerman na qenka dicka e normale ? hahahaha' Ca rrac mut mutesh jeni ju more spiune te qelbur te Vucicit !! Edhe qe ftoi Berishen ne pritje te Ambasades na paska bere gabim fatal hahahaahahahahaha Hajde estrade hajde ! --Keta po na sjellin mentaltietin e diktatures tani ne demokraci. Si Kurti te ishte dhe ky hajduti juaj Rama, se Kurti eshte tamam Politikan i Majte , nuk eshte i hajduti Rama qe merr pushtetin si Parti e Majte dhe vpron ne ekonomi si ekstrem i Djathte duke e ktheyr Partine ne nje sherbetore te interesave te Oligarkeve dhe te familjes se hajdutit Kryeminsiter Rama bajges

        Përgjigjjuni
        1. l
          lexuesi

          Monda spiunja e Sali karxhixhit i kupton menjehere artikujt me spiune ...

          Përgjigjjuni
    2. P
      Papi

      Na cate derrasat...sikur po lexojme Zerin e Beogradit sa here qe futemi ketu

      Përgjigjjuni
      1. F
        Fazlliqi

        Koqevaret mos ta rruajn fare sa te kene Bacen SAli si i shet sa here i nevojitet ndonje ndihme Serbe , vetem baca te rroje dhe te shkoje lart e me lart , Kosova eshte ne plan te dyte

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xoni

          Albini mund te kete te drejte , por politika dhe diplomacia jo domosdoshmerisht jane me te te.Shqiptaret duhet ta dine qe interesat e USA dhe EU jane qe u duhet stabilitet ne Ballkan dhe jane te detyruar ta marrin "me te mire" Serbine e cila di ta shfrytezoje kete fakt. Politikanet shqiptare jane te angazhuar me politiken e brendshme dhe me e rendesishme per ta eshte si te ruajne apo te marrin qeverisjen.

          Përgjigjjuni
          1. e
            emigranti

            Duket si artikull i shkruar nga " keshilltari i Rames " dhe " admiruesi i Vucicit " , Baton Haxhiu. Nuk jane " gabimet " e Kurtit ato qe e kane distancuar Kosoven nga Perendimi, por lufta ne Ukraine qe ka ndryshuar me 180° qendrimin e tyre. Detyra e Kurtit nuk eshte te plotesoje tekat e Serbise, por te mbroje interesat e Kosoves, edhe kur ato nuk jane ne linje me urdherat arrogante te emisareve perendimore. Ne vend qe te detyrojne 5 vendet europiane qe nuk e kane njohur akoma Kosoven, detyrojne Kosoven qe edhe pse e dine mire qe Kosova ka legjislacionin me te perparuar ne Europe ne mbrojtje te pakicave, perfshire ate serbe, te siguruara nepermjet Planit Ahtisari, te krijoje asosacionin e komunave vetem per serbet, veprim ky qe bie ndesh me Kushtetuten e Kosoves dhe destabilizon ate. Dhe nga e gjithe kjo rremuje e sajuar nga Serbia dhe lejuar me qellim nga " vendet mike ", Serbia do te vazhdoje te mos e njohe Kosoven, te mos kerkoje falje per genocidin e krimet e kryera ne Kosove dhe te shperblehet per bemat e saj me pranim te shpejte ne Europe, shoqeruar me ndihma ekonomike. Por edhe sikur Serbia te njohe Kosoven ( ? ), do te jete Rusia pengesa tjeter qe nuk do te lejonte pranimin e saj ne OKB , pasi ka te drejten e vetos. Atehere perse ky nxitim, kur dihet qe Serbia e ka siguruar fitoren ne tavoline, ne kurriz te Kosoves. Serbia priti 63 vjet per tu njohur nga Perandoria Osmane ( 1815 - 1878 ) , nga dita e pavaresimit te saj nga kjo perandori me ndihmen e Rusise, ndersa Kosova te cilen e kane shtyre qe ti beje mjaft leshime dhunuesit te saj shekullor u dashka te pranoje gjithshka ne 15 vjet, kur Serbia nuk pranoi ( me te drejte ) asgje per 63 vjet, deri sa realizoi qellimin e saj pa u nxitur nga askush. Ne te kundert ishte agresori turk ai qe u detyrua nga Fuqite e Medha ( me te drejte ) ta njohe Serbine ne Kongresin e Berlinit. Eshte detyre urgjente e mbare politikes shqiptare, pozite e opozite, ne Kosove e Shqiperi, te dale me wendrim te perbashket per ti thene nje JO te prere asosacionit te komunave me shumice serbe, si faktor destabiliteti jo vetem ne Kosove e Shqiperi, por ne rajon.

            Përgjigjjuni
            1. N
              Na myten

              Ky qe ka shkruar kete te marre ne konsiderate edhe opsionin tjeter. Kurti ka dale me qellim publikisht e keshtu Kosova merr kontakte te niveleve te ulta prej ketij "gabimi". Tamam si me qenë provincë serbe. Kurti e ka traguar disa here "patriotizmin" qe con uje tek serbi.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Poseidon

                PO KU PJERDH ALBINI PER AMERIKE MORE KUR KA RUSI E SERBI ME DENARE E RUBLA. PER TE BLERE ZHJEDHJE ME RADONIQIN KRYETAR KQZ DHE OSMANIVICIN KRYETARE TE KRYETARIT TE KQZ...........

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje