Konjufca pas votimit: Formimi i qeverisë nuk varet nga LVV, por nga partitë opozitare

9 Nëntor 2025, 12:15Rajoni TEMA
Konjufca pas votimit: Formimi i qeverisë nuk varet nga LVV, por nga

Mandatari i dytë për kryeministër, Glauk Konjufca, pasi votoi në Prishtinë për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale, u bëri thirrje qytetarëve të Kosovës që ta shfrytëzojnë të drejtën e votës dhe foli edhe për formimin e qeverisë.

“I ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre dhe të bëhen bashkëpjesëmarrës në ndërtimin e demokracisë, sepse demokracia është e pamundur pa pjesëmarrje të madhe,” tha Konjufca.

Ai uroi që të fitojnë kandidatët që qytetarët i vlerësojnë si më të mirët. “Uroj që të fitojnë më të mirët, ashtu siç janë në sytë e qytetarëve”, theksoi ai.

Duke folur për situatën politike në vend, Konjufca tha se ende nuk e di me saktësi gjasën e tij për t’u bërë kryeministër, por shtoi se Kosova do të ketë një qeveri, ndonëse kjo nuk varet vetëm nga Lëvizja Vetëvendosje.

“Nuk e di saktë me propabilitet dhe përqindje sa i kam gjasat për t’u bërë kryeministër, por unë mendoj se Kosova do ta ketë një qeveri, por në fund të fundit mendoj se nuk varet plotësisht nga Lëvizja Vetëvendosje”, tha ai.

Konjufca shtoi se këtë herë përgjegjësinë për formimin e qeverisë e mbajnë partitë opozitare.

“Kësaj radhe, zgjedhjen se a do të kemi qeveri të re apo do të shkojmë në zgjedhje e kanë në dorë partitë që ne po i quajmë opozitare”, përfundoi ai.

2 Komente

  1. F
    Fatosi-kosove

    Shqiptaret sot dhe me 19 nendor duhet ti tregojne ahmak konjufces se serbofilet nuk duhet te qeverisin edhe nje her kosoven sado qe konjufca nuk eshte personalisht nga ato familje por te jeshe ne nje parti me dimal bashen e faruk mujken dihet se kujt i sherben,vetem kur konjufca do te kerkon falje publike dhe te distancohet nga serbosllavet atehet ndoshta do ti vie radha te bahet "minister" edhe pse ska asnje merite per kete pune.

    Përgjigjjuni
    1. d
      drin

      I ore plerë vegël e ndyrë e përçarësit të shqiptarisë ndyrësyrës Albin Kurti,ju jeni si shpellarët që i shkojnë pas kriminelit Sali non grata....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje