Pas bisedimeve me liderët politikë, lidhur me çështjen e konstituimit të Kuvendit, Presidentja Vjosa Osmani tha se nuk e ka problem që bllokadën në Kuvend ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.
Por, ajo tha se këtë do ta shqyrtojë vetëm nëse procesi zvarritet edhe më shumë dhe po ashtu njoftoi se për këtë ka folur edhe me liderët partiakë në takimin e sotëm.
“Nëse kjo zvarritet shumë, janë disa opsione që vetë deputetët ta shfrytëzojnë. Deri tani AAK ka kontestuar një vendim, por që lidhet me formën e votimit jo domosdo me proceset tjera.
Mënyra tjetër është që unë si presidente të shfrytëzoj prerogativat kushtetuese dhe t’i drejtohem Gjykatës Kushtetuese. Sot ajo çfarë kam shprehur para liderëve, që nëse do të kishte pajtim edhe nga ana e tyre, unë nuk kam ndonjë problem që ta dërgoj këtë çështje në Gjykatën Kushtetuese, nuk pat ndonjë kundërshtim nga asnjëri prej tyre.
Megjithatë, ne do të presim nëse ditët në vijim do të rezultojnë me marrëveshje politike apo arritje të një marrëveshje më të gjerë për konstituimin e Kuvendit para se të procedojmë me diçka e tillë”.
Osmani tha se dialogu konstruktiv është i domosdoshëm për vendin, për institucionet, që të shihet dhe të ndihet nga qytetarët tonë, si dhe për imazhin e Kosovës.
Ajo tha se ka pasë një disponim minimal “që do të rritet me kalimin e kohës, që shpresoj të mos jetë e gjatë”.
Dergoje Vjosa ne kushtetuese, pergjigjen do ta marresh kur te behet rrushi ne Rahovec. Deri atehere, thuej dardaneve te shkojne per plazh, nga Ujmani ne Stamboll dhe Krete.
Prokrastinim.
Cfare? Koqet e varura ne kufirin tone verior s kane aftesi vetqeverisese? S e di pse s me ben pershtypje. Nuk shquhen per intelekt ata.