Kosova jashtë agjendës së KiE/ Anëtarësimi mungon në axhendë, kushti për qeverinë Kurti mbetet Asociacioni

16 Prill 2026, 22:14Rajoni TEMA
Kosova jashtë agjendës së KiE/ Anëtarësimi mungon

Kosova nuk është pjesë e agjendës për takimin e radhës së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës.

Draft-agjenda e takimit që mbahet në maj në Moldavi tashmë është publike dhe nuk përfshinë çështjen e anëtarësimit të Kosovës në këtë organizatë edhe pse agjenda mund të përditësohet.

Për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, kryeministri Albin Kurti diskutoi mbrëmjen e së mërkurës me të dërguarin e Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen, por nuk u njoftua mbi detajet e kërkesave të bllokut.

Kosova që nga viti 2024 ka ngecur në rrugën e saj drejt anëtarësimit në këtë organizatë.

Naim Jakaj, nga Instituti i Kosovës për Drejtësi thotë se edhe në vitin 2025, vendi humbi këtë mundësi për shkak të bllokadave institucionale.

“Ne vitin e kaluar kemi humbur shansin duke mos pasur qeveri legjitime dhe kuvend funksional që të aplikojmë në Këshillin e Evropës për t’u anëtarësuar në këtë organ të rëndësishëm në nivel evropian”, tha Naim Jakaj-hulumtues, IKD.

Duke pasur një afat kushtetues deri më 28 prill, të cilit deputetët duhet t’i binden për zgjedhjen e presidentit të ri, për të shmangur zgjedhjet, kjo e vështirëson edhe më shumë avancimin e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Jakaj thotë se nëse ka zgjedhje, një qeveri në detyrë, nuk mund të dërgojë për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese, draft-statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, që është kusht për anëtarësim.

“Nëse veç ka zgjedhje, nuk do të ketë qeveri legjitime dhe legale në mënyrë që të procedojë kërkesën kryesore që ka ky këshill për t’u renditë, apo për të qenë pikë e rendit të ditës në mbledhjen e asamblesë parlamentare, dërgimin e asociacionit ose draftit të asociacionit në Kushtetuese”, u shpreh Naim Jakaj-hulumtues, IKD.

Në maj të vitit 2024, çështja e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe e la Kosovën jashtë agjendës së takimit të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës. Franca dhe Gjermania e disa vende të tjera anëtare kërkuan që Kosova ta dërgonte së paku për vlerësim në Gjykatën Kushtetuese draft-statutin e asociacionit.

Në maj të atij viti, më anë të një letre dërguar Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës, atë kohë ministrja e punëve të jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla tha se qeveria vetë po përgatit një draft-statut të asociacionit për ta dërguar në Gjykatën Kushtetuese. Letra nuk u mor parasysh dhe draft-statuti i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nuk u dërgua asnjëherë në kushtetuese.

10 Komente

  1. A
    Analfabeti Funktinal Kosovar.

    Agenda e Albin Kurtit me Urdher te Beogradit ,po Zbatohet me Sukses, "Kosova duhet te Izolohet" jane Urdherat e Asgalise Greke dhe Beogtadit .

    Përgjigjjuni
    1. b
      bimi

      Tamam analfabet qenke .... po si thua ti qe kosova dmth qeveria e Albin Kurtit(po edhe cdo qeveri tjeter e votuar ne Kosove) duhet te miratoj asocimin (kupto shtet serb brenda kosoves) qe BE-ja te filloj procedure pranimi ... dmth brenda 35-40 viteve (sic po vepron me neve qe nga 1990) te pranoj Kosoven ne BE... Dhe nga ana tjeter Kosova te kthehet ne nje Bosnje (mos me keq akoma) ...thirri mendjes analfabet jo per te kuptuar kete qe shkruajta une por kupto se je analfabet me te vertete

      Përgjigjjuni
    2. M
      Merrni Bajromin

      Po merruni vesh o politikanë kosovarë për një mut ptesidenti. Merrni vendin në qafë për kapriço. Ja, merrni Bajromin tonë. Ai rri që rri kot, e bën edhe rolin e presidentit tuaj. Duket edhe si biçim bashkimi me vendin amë.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Komentuesi

        PO KOSOVA NUK KA ASNJE PLAN PER BE ,PLANI ESHTE PER NE SERBI ,,,,,PLAN TE CILIN ALBINI E NDJEK NGA MENGJESI NE DARKE.....

        Përgjigjjuni
        1. D
          Dauti

          LDK dhe VV i kanë mentorët që i dirigjojnë në Beligrad.

          Përgjigjjuni
        2. T
          Tirona

          Kosova eshte shtet multietnik. Ajo nuk i perket vetem kosovareve qe flasin shqip por edhe kosovareve qe flasin sllavisht. Toke e perbashket.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Mustafa

            Po edhe nëna jote merr pjesë aty tërë naten

            Përgjigjjuni
          2. L
            Lavdi Enver Hoxhes!

            Lëreni KIEnë dhe BEnë se shumë shpejt do plasin si pusetë muti! Forconi ushtrinë dhe shtetin dhe përgjoni historinë. Kur t'ju mbështesë bota , bjerini Serbisë dhe Maqedonisë dhe shkëputini ndonjë copë! Kur të ndiheni të fortë vetë, bjerini Shqipërisë dhe pushtojeni, se është shteti më bythqir i planetit. Esadistë, haxhiqamilistë, spiromilistë çojini në litar. Në fund varni edhe hoxhallarët dhe priftërinjtë. Bëjeni bashkimin me dhunë dhe nën një flamur dhe bëhuni gati të derdhni shumë gjak motërqirësh . Njësoj si Enver Hoxha

            Përgjigjjuni
            1. M
              Me Kurtin nuk ka Kosove shqiptaresh

              Sa te jete Kurti, Kosova duket Serbi. Kur te iki Kurti te shohim?

              Përgjigjjuni
              1. F
                Fshatari

                Une nuk e di nese "intelektualet" qe ne fshatart ju dhame edhe shkolle, ju beme "intelektuale", jeni verte kaq idiote apo ben si te tille se ju intereson. Cfare lidhje ka Albini apo Osmani, Berisha apo Rama ne njohjen e Kosoves ne KiE. Kosoven nuk njeh si shtet gjysma e anetareve te KiE, si mund te hyje ne agjenden e diskutimeve pranimi i saj ne KiE? Ata nuk e njohin si shtet ne kerkojme te hyjme ne bashkesine e shteteve. E kupotni kete ju intelektualet e by...thes qe ne fshataret ju kemi paguar dhe shkollat per tu bere intelektuale.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje