Kovaçevski: Jemi gati për BE-në, ky ka qenë qëllimi ynë për shumë vite

19 Korrik 2022, 10:10Rajoni TEMA

Kovaçevski: Jemi gati për BE-në, ky ka qenë qëllimi

Gjatë deklaratës së përbashkët për shtyp së bashku me Kryeministrin e vendit Edi Rama, Presidenten e Komisionit Europian Ursula von der Leyen, Kryeministrin e Çekisë Petr Fjala, Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitar Kovaçevski është shprehur se anëtarësimi i RMV-së në Bashkimin Europian ka qenë qëllimi i këtij shteti prej disa vitesh.

"Në mënyrë të sigurt, po i bashkohemi familjes së madhe evropiane. Ky ka qenë qëllimi ynë strategjik për shumë vite. Të njohim dhe pranojmë propozimin evropian që morëm, zgjedhja më e mirë e mundshme që respekton dhe është në përputhje me vijat e kuqe në disa kohë. Çdo gjë që është autentike e jonë, do të mbetet saktësisht ajo që është, autentikisht maqedonase në BE dhe BE do të jetë më i pasur dhe më i bashkuar në diversitetin e tij. Maqedonia e Veriut, si nga aspektet natyrore dhe ato të civilizimit. Ne e kemi thënë se jemi partner i BE dhe do të vijojmë të funksiojmë në këtë mënyrë". tha Kovaçevski. 

 

Gjatë fjalës së tij, Kovaçevski është shprehur se Republika e Maqedonisë së Veriut është gati për Bashkimin Europian.

"Ne jemi gati për BE-në. Sinqerisht jam shumë i lumtur së bashku me qytetarët e Maqedonisë së Veriut për këtë mikëpritje të BE-së. Nëse mund të parashikojmë një datë fillimi, atëherë kjo padyshim do të jetë një ditë e shkëlqyer historike, një ditë që do të na bëjë krenarë, një ditë që do të ofrojë siguri në të ardhmen evropiane. Ju faleminderit dhe iu uroj të gjithëve suksese", deklaroi Kovaçevski. 

2 Komente

  1. F
    Firmat e themeluesve të PD-së 1991

    Sot Shkupi, Prishtina Sarajevo dhe Tirana duhet të ishin antare të BE-së por besimi fetar i njëjtë me të Turqis Otomane bëri pedofilët e 27 vëndeve të BE-së të tërhiqen pa shpjegim.

    Përgjigjjuni
    1. !
      !!!

      Per fat te keq kjo eshte e vertete. Besimi fetar eshte faktor i rendesishem gjeopolitik, dhe perendimi e trajton me ndjeshmeri te larte. Por nuk eshte vetem kjo arsyeja, mendoj.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje