
Greqia ka dorëzuar ankesë ndaj Serbisë të hënën, pasi një avion ukrainas i mallrave që po barte armë, u përplas teksa tentoi të bënte një aterim emergjent në veri të Greqisë.
“Ambasadori grek në Beograd është udhëzuar që të ankohet te Qeveria serbe për të theksuar nevojën që autoritetet greke të informohen paraprakisht për natyrën e ngarkesës së avionit”, tha një zyrtar i Qeverisë greke, i cili nuk deshi të identifikohej para se të bëhej njoftimi zyrtar.
Tetë anëtarë të ekuipazhit të avionit të mallrave, që operohej nga një kompani ukrainase, u vranë pas rrëzimit të avionit të shtunën në Kavalla të Greqisë. Pas rrëzimit, ka pasur shpërthime të eksplozivëve për të paktën dy orë.
Autoritetet serbe thanë se avioni po bartte 11.5 tonë minahedhës dhe mina të tjera serbe për në Bangladesh. Avioni ishte paraparë të bënte një ndalesë në Aman të Jordanisë.
Ekipet e deminimit për të dytën ditë me radhë po punojnë në vendin ku u rrëzua avioni.
Avioni ukrainas i mallrave u rrëzua rreth 40 kilometra në perëndim të Aeroportit Ndërkombëtar të Kavallës.
Zëdhënësi i zjarrfikësve, Yiannis Artopios, tha se nuk janë gjetur substanca të rrezikshme në vendin ku u rrëzua avioni.
Ai shtoi se të gjithë anëtarët e ekuipazhit besohet se ishin ukrainas./REL
ska gje se jeni vellezer more kolotrypidas
Aterim??duhet te jete i jashtem ky gazetari.
S'është gazerar por as përkthyes që di shqipen pasi ne i themi u ul dhe jo aterroi. Se atëhere kot që flasim shqip. Po gazetat dhe media është kthyer në një gjellë qensh që duhet të dish qisa gjuhë që të kuptosh një artikull apo koment. Imagjino sa kupton një që do vetëm ship. Kjo tregon se përveç zotërimit të ulët të shqipes "gazetarët" kanë edhe nivel të ulët të vetëdijes kombëtare dhe krenarisë. Pasi përdorimi i termave të huaja është tregues i nihilizmit dhe jo i kulturës gjuhësore.
Bota Serbe eshte bote e cudirave! Me siguri armet do perfundonin ne Ukraine!...Me nje fjale kur vjen puna per interesin e vet, Bota Serbe nuk pyet as per rusin as per grekun. Te dyve u fut gishtin ne bythe , megjitrhese hiqet si vella ortodoks...Eshte mesuar serbi te rrije ne dy karrike. Kohet e fundit po rri ne asnje karrike. Ai preferon te shkembeje karriket si mbreti grate,deri sa ti ngelet huri ne bythe. Hurin e pare ja dha Putini kur tha qe "Kosova dhe Ukraina jane e njeta gje". Edhe greku me hapjen e zyres dipllomatike ne Prishtine vetem sa i futi gishtin ne bythe serbit. Eh, nuk eshte vendi te zgjatem shume por nuk duroj dot pa thene se fatkeqesia jone jemi ne vete. Albini eshte kampion ne bythelevizje dhe shumicen e kohes e kalon me gishtin serb be bythen e tij.....