
Ministri i Mbrojtjes së Serbisë, Nebojsha Stefanovic pranoi zyrtarisht faktin se 11.5 tonë armë që u shkatërruan nga rrëzimi pranë qytetit Kavala në Greqinë veriore i avionit ukrainas Anatonov 12 ishin prodhim serb i dedikuar për Bangladeshin.
Ai tha se avioni transportues me armë serbe nuk ishte në rrugë drejt Ukrainës dhe se kompania ukrainase ishte vetëm pronare e mjetit fluturues. Të 8 anëtarët e ekuipazhit të avionit humbën jetën në këtë aksident ajror. Avioni që transportonte armët serbe u nis nga aeroporti i Nishit.
Ministria serbe e Mbrojtjes konfirmoi se që nga viti 2016 nuk kishte dhënë asnjë leje për transportin e armëve nga Serbia në Ukrainë apo Rusi. Ekspertë ushtarakë greke të eksplozivëve kanë përdorur drone, përpara se të afroheshin në vendin e rrëzimit, për shkak të rrezikut të ngarkesës.
Sipas mediave greke, piloti arriti t’i informonte autoritetet për një problem në njërin nga motorët e avionit. Atij, më pas, iu kërkua të ulej në aeroportin e Selanikut ose Kavalës, por pa sukses. Pasi mori drejtimin për në Kavallë, avioni u rrëzua rreth 40 kilometra në perëndim të aeroportit të këtij qyteti.
veprat kriminale i ndenshkon dhe vet Zoti i cili pergjon kriminelet e njerezimit nga lart . me ne fund dicka po fillon nga lart te veproje
Po mire mo keta Ukrainasit pse nuk luftojne per vendin e tyre po merren me kontrabande armesh.
Me ben pershtypje si eshte e mundur qe nje avion ushtarak serb,AQ me teper i ngarkuar me armatim,fluturon lirshem ne hapesiren ajrore te nje vendi antar te NATO-s.se ku shkonte e nga vinte eshte tjeter problem i rende.