Tentuan të ndalonin një kamion të dyshimtë për kontroll, sulmohet policia e Kosovës, pesë efektivë të lënduar

17 Korrik 2022, 11:49Rajoni TEMA

Tentuan të ndalonin një kamion të dyshimtë për

Pesë policë janë lënduar në Leposaviq derisa po tentonin ta ndalonin një kamion që kontrabantonte mallra. Policët kanë marrë trajtim mjekësor si dhe është dëmtuar një veturë zyrtare.


“Kamioni që kontrabandonte mallra, gjatë tentimit për shmangje të ndaljes dhe arrestimit nga policia, godet veturën policore disa herë, rrezikon jetën e drejtpërdrejt të zyrtarëve policorë dhe lëndon pesë prej tyre”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas njoftimit, policia kufitare në asistencë të  njësisë së Inteligjencës, në tentim për ta ndaluar kamionin i cili dyshohet qe kishte mall të kontrabanduar, i cili ishte duke lëvizur në drejtim të magjistrales Mitrovicë-Jarinjë, kanë bërë bllokimin e pjesshëm të rrugës, me dy vetura policore, me drita rotative të ndezura, me qëllim të sinjalizimit me kohë, për vozitësin e kamionit për tu ndaluar.

‘Policia e Kosovës në fillim ka ndaluar  një veturë me ngjyre të zezë, targa të panjohura dhe shoferi i saj  dyshohet që ishte duke komunikuar në telefon me vozitësin e kamionit”.

“Kamioni i dyshuar me një shpejtësi të madhe ka ardhur në drejtim të veturave dhe zyrtarëve policorë, me qëllim goditjen e tyre dhe me këtë rast, kamioni ka goditur  një veturë zyrtare policore”.

Sipas policisë, përkundër të gjitha sinjalizimeve për tu ndalur duke përfshirë edhe bateritë ndriçuese, i njëjti nuk ka zbatuar urdhrin ligjor të zyrtarëve policorë dhe ka vazhduar me vozitjen.

Në njoftim thuhet se zyrtarët policorë me qëllim të ruajtjes së jetës së tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në trafik, ruajtjes së pronës si dhe zbatimit të ligjshmërisë kanë vazhduar me përcjelljen e kamionit, duke sinjalizuar gjatë gjithë kohës me alarm dhe rotacion si dhe me drita të gjata të automjetit që të ndalohet.

“Mirëpo i njëjti nuk ka përfillur urdhrat e dhëna dhe ka vazhduar në drejtim të magjistrales Mitrovicë –Jarinje, duke zhvilluar gjatë gjithë kohës shpejtësi shumë të madhe  dhe duke rrezikuar të gjithë pjesëmarrësit e tjerë në trafik”.

Prandaj, në përpjekje e sipër për ta ndaluar, “vozitësi i kamionit e ka goditur veturën policore për herë të dytë, duke u shkaktuar lëndime zyrtarëve policorë si dhe duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale”.

Pas gjithë kësaj, policët janë detyruar ta përdorin armën zyrtare.

“Duke parë rrezikun e lartë për jetën e zyrtarëve policorë si dhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik, zyrtarët policorë kanë ndërmarr veprimet e domosdoshme dhe proporcionale me qëllim të ndalimit të rrezikut duke edhe përdorur armën zyrtare”.

“Pas të gjitha veprimeve ligjore zyrtarët policorë, në fshatin Llazhinë kanë arritur të ndalin kamionin dhe me këtë rast kanë arrestuar vozitësin e kamionit, personin e dyshuar A.D”.

Ndërsa në vendin e ngjarjes kanë dalë njësia e hetimeve regjionale të policisë kufitare,  njësia e anti-terrorizmit, njësia e forenzikës si dhe Dogana e Kosovës.

Në lidhje me rastin është njoftuar  prokurori kujdestar dhe sipas urdhrit të tij, personi i dyshuar A.D, është dërguar në mbajtje dhe iniciohen rastet për ‘Kalim i Kufirit Ilegal’, ‘Kontrabandim Me Mallra’, dhe ‘Sulm ndaj Personit Zyrtar’.

“Personi i dyshuar U. R, (2002), vozitës i veturës lirohet në procedurë të rregullt ndërsa malli i kontrabanduar i dorëzohet Doganës së Kosovës për procedurë të mëtejme”.

3 Komente

  1. F
    Firmat e themeluesve të PD-së 1991

    Kosovës i duhet 100 vite që të antarsohet në NATO dhe shumë kohë ti bashkohet Bashkimit Sovjetik.

    Përgjigjjuni
    1. V
      VLONJATI

      O firmat , ne cilin spital psikiatrik je shtruar , a i vrare ? Jo per gje po , asnjehere nuk kam lexuar ndonje koment tendin , qe t'i pergjigjet temes qe diskutohet .

      Përgjigjjuni
    2. F
      Fatosi-kosove

      I ndaluari i dyte lirohet ne procedure te rregullt! Kurse duhet te shkruhet" shiferi" i kamionit e jo vozitesi qenka arrestuar urojme qe te jeté e vertet por ama pas gjithe asaj qe shifet ne tv si ka mundesi qe thuhet i dyshuari per kontrabande e nuk thuhet se ai ka dashur ti shtype te pèse policet qe ishin ne ndjekje dhe pastaj del ne Facebook ministri sfeklla dhe akuzon te tjeret per neglizhence, uroj qe policet e lenduar ta kalojne sa me mire e te rikthehen ne vendin e tyre te punes e tmos ju ndodhe si atyre qe paten terhequr zvarre vulin magjupin para disa vitesh, policet ateher qe zbatuan urdherin u suspenduan njesoj si ata te kater te gjoret qe paten ndaluar mretneshen e sali berishes ne vermice ate kokoshken allbana vokshi, besoj se ju kujtohet kur u poshtruan nga kokoshka vokshi dhe te nesermen u suspenduan, ta presim se çfar do thot mender presednike osmanka.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje