Turizëm për të gjithë, Greqia iu jep para qytetarëve për të bërë pushime

17 Korrik 2022, 10:07Rajoni TEMA

Turizëm për të gjithë, Greqia iu jep para qytetarëve

Qeveria greke ka nisur aplikimin e një programi të ri për të ndihmuar qytetarët e saj për të bërë pushime vere gjatë këtij sezoni veror.


Programi i quajtur  “Turizëm për të gjithë” ofron 150 euro për person, për të subvencionuar kostot e akomodimit, duke qenë se këtë vit çmimet kanë qenë disi më të larta.

Kjo tarifë është pak më e lartë për kategori të ndryshme dhe do të përdoret vetëm për të paguar dhomat e hotelit.


Qytetarët grekë mund ta marrin atë duke aplikuar në një faqe qeveritare, e cila është vënë në funksion vetëm për këtë çështje.

Për programin “Turizëm për të gjithë” kanë të drejtë të aplikojnë qytetarët me të ardhura individuale deri në 16 mijë euro në vit dhe të ardhura familjare deri në 28 mijë euro në vit.

3 Komente

  1. V
    Vito mashtruesi, shoku i Nikos

    Ne Shqiperi Rama ka menduar qe se bashku me Linden, djalin e Lindes, djalin e vajzes se Lindes dhe Gregun nuk do bejne pushime sepse do kursejne.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Stape Pashi

      O Vito koqja e thare PeDe- iste, ç’lidhje ka ky lajm me familjen e Ramës?!?! Beji hysmet portofolit tënd o i tharë. Lëre mënjanë politikën dhe politiqenët! Është për tu lavdëruar ky vendim që ka marrë qeveria greke. Kjo tregon se i ka mundesitë financiare që të marrë vendime në interes të popullit. Të shpresojmë që këtë mundësi ta kenë më vonë edhe qeveritë tona. Demokrate apo socialiste. Veçse t’i lutemi Zotit ???????????? pa Sa-lehin!

      Përgjigjjuni
    2. F
      Firmat e themeluesve të PD-së 1991

      Gjermania një gjë të tillë po bënë prej 70 vitesh, përse endacakët pedofil të BE-së të përfitojn nga bukurit e vëndit tonë për fonde qesharake që do shpenzojn.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje