
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë mirëpritur vendimin e marrë nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut për të vijuar me hapat e radhës në rrugën drejt integrimit në BE.
Pas pranimit të propozimit francez në Kuvendin e RMV-së, sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken shkruan se një BE me Ballkanin Perëndimor pjesë të saj e bën atë më të fortë.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës mirëpresin vendimin e marrë nga Parlamenti i Maqedonisë së Veriut për të vijuar me hapat e radhës në rrugën drejt integrimit në BE.
Ne i njohim kompromiset e vështira që janë bërë në këtë proces, që njohin dhe respektojnë identitetin kulturor të Maqedonisë së Veriut dhe gjuhën maqedonase. Ky vendim vjen në një moment kritik për Maqedoninë e Veriut, Ballkanin Perëndimor dhe Evropën.
Një BE që përfshin gjithë Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë Shqipërinë dhe RMV-në do të jetë më i fortë dhe më i begatë. Tani është koha që të ndërtojmë momentum dhe të punojmë në hapat e ardhshëm.”
Nuk të besojë dhe shumë,por nuk kam çfar të bëjë se më ke kap për koqesh.
Vëndi ynë punoj më shumë që të nisin negociatat me Maqedonin, se të jemi pranë BE-së me shkeljet e padrejtesit që na janë bërë nga ata.