
Pas miratimit të propozimit francez në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i presidentes së Komisionit Evropian Ursula von der Leyen. Në një postim në llogarinë e saj në Tëitter, shefja e KE-së uron RMV-në për votimin, që siç shprehet ajo, tashmë do të hapë rrugën për nisjen e negociatave sa më shpejt.
“Ishte një mundësi historike, dhe ju e përqafuat,” shkruan më tej von der Leyen.
“Është një hap i madh drejt të ardhmes evropiane. Të ardhmes tuaj.”
Kujtojmë se disa ditë më parë, presidentja e Komisionit Evropian mbajti edh edhe një fjalim në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut ku u bëri thirrje ligjvënësve që ta miratonin propozimin francez duke u garantuar ndër të tjera se BE është e qartë që gjuha maqedonase është e tyre.
Edhe komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Oliver Varhelyi ka reaguar pas votimit në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut të propozimit francez që i hap rrugë procesit të integrimit.
Hearing of Oliver VÁRHELYI , Commissioner-designate, Neigbourhood and Enlargement - Arrival - Opening statement - Q&A session
Varhelyi thekson se mezi pret hapjen e negociatave për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut të martën ndërsa shton se do të takohen në Bruksel.
“E mirëpres rezultatin e votimit të sotëm pas ditëve të fundit të diskutimeve të qëllimshme në Parlament duke dhënë mandat të qartë për Qeverinë për të filluar IGC-në e parë bazuar në propozimin e FR.
Mezi presim hapjen e negociatave të anëtarësimit me Maqedoninë e Veriut të martën ndërsa takohemi për IGC në Bruksel. Maqedonia e Veriut i përket BE-së”, shkruan ai.
Jo kaq shpejt....smbeti qen a mace pa fol te verteten mbi ate pseudo komb/shtet... TANI E KEMI RRADHEN NE SHQIPTARET...!