Prokurorja që iu ndërpre kontrata e punës pasi sinjalizoi korrupsionin në EULEX

16 Korrik 2022, 10:04Rajoni TEMA

Prokurorja që iu ndërpre kontrata e punës pasi sinjalizoi

Ish-prokurorja e EULEX-it, Maria Bamieh, e cila ditë më parë e ka fituar rastin e saj gjyqësor me qeverinë britanike me të cilën ka arritur marrëveshje gjyqësore, pasi e kishin larguar nga puna meqë kishte raportuar për korrupsion në misionin evropian në Kosovë, do të mbajë konferencë për media në Prishtinë.

Ajo ka njoftuar përmes llogarisë së saj në Facebook që “në orën 11.00 mbaj konferencë për media në lidhje me rastin tim të sinjalizimit në EULEX. Konferenca mbahet në hotel Sirius. Ftoj gazetarët dhe mediat të marrin pjesë”.

Bamieh derisa punonte si prokurore në EULEX, ajo kishte alarmuar për dyshime për korrupsion brenda këtij misioni ndërkombëtar.

Asaj i ishte shkëputur kontrata parakohshëm për shkak të sinjalizimit. Qeveria britanike do t’ia paguajë asaj gjysmë milioni euro.

Bamieh, në një përgjigje me shkrim për Albanain Post, pasi u dha vendimi për rastin e saj pati thënë se “ndjehem e lehtësuar”.

Në atë intervistë për Albanian Post, pati njoftuar se do të vijë në Kosovë dhe do ta mbajë një konferencë për media.

Ndërkohë për pretendimet e Bamieh-s për korrupsion brenda EULEX-it, eksperti i pavarur, Jean Paul Jacque, në vitin 2015 kishte deklaruar se nuk ka gjetur asnjë provë mbi dyshimet për korrupsion brenda strukturave të Misionit të BE-së për sundimin e ligjit në Kosovë, pasi kishte intervistuar 40 persona.

“Do të doja që t’i bëja shumë pyetje profesorit Jacques. Më kanë thënë që të mos shkaktoj shqetësime. Edhe mua më kanë kërcënuar me përndjekje sikurse janë kërcënuar edhe avokatët e mi në Mbretërinë e Bashkuar”, shtoi ajo për AP-ën.

“Kur punoja aty, ata përdornin panelet përzgjedhëse për të më hequr qafe. Andre Hugher dhe Danillo Casserelli ishin në atë panel, si dhe Alexis Hupin që asistonte profesorin Jacques. Dëshmitë e mia rrodhën te gjyqtari Francesco Florin”.

Pos Bamieh, edhe ish-kryetari i Asamblesë së gjyqtarëve të EULEX-it, Malcolm Simmons, gjatë raportimit para deputetëve të Kosovës, kishte theksuar se rasti i Drenicës, Kleçkës dhe disa të tjera janë veprime të turpshme.

Ai pati treguar se gjykatësit e misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) kanë pasur direktiva t’i largonin nga skena politike të Kosovës disa politikanë që konsideroheshin si  “peshqit e mëdhenj” duke i dënuar ata.

Simmons përmes një video-lidhjeje ka folur për skandalet e EULEX-it në Kosovë, përfshirë ndërhyrjet politike, manipulimin e provave dhe ndikimet te dëshmitarët.

“Më është bërë e qartë se suksesi do të matej me numrin e dënimeve. Nëse ju vendosni të hapni një hetim të plotë, unë dua t’ju ofroj detaje të plota të rasteve kur ka pasur ndërhyrje në hetime”, pati deklaruar Malcom Simmons.

3 Komente

  1. J
    Jorgo

    ngadale-ngadale do t'i dalin petet lakrorit te mbushur mem... te EULEX e KFOR...

    Përgjigjjuni
    1. J
      Jane te Gjitha Org.Mafiozo -Fashiste asgje tjeter

      Jane thjeshte Organizata Mafiozo-Fashiste ,te cilat bejne gjithcka munden -kunder Kosovareve dhe shtetit te Kosoves ,sepse per ate Qellim jane isntaluar aty nga Mafiozet Nderkombetare ,per ta shkaterruar gjithcka me tej e degraduar gjithcka ne Kosove , nji Prani e cila perfitoj nga Naiviteti i shqiptareve te Percare ,tradhetare ,e atyre qe kto Mafioze Nderkombetare i blejne me Para qe me vone ti perdorin si Mekaniozmat e tyre per t'ja arritur qellimit me shqiptaret duke shkaterruar ne cdo hallke te jetes e shetetit ne KOsove . Kush mbyll syt e beson Q"orr - ne Lorjat e Pista qe sot Nderkombetaret luajn me Kosoven , (kur Specialja e tregoj qarte se kujt i Sherben (duke perdorur Pushtetin qe i dhane idiotet , e bere Policin Serbe ne Kosove duke arrestuar shqiptaret e UCK-se si me qen Kriminele -mbasi ndroj Rolet e Krimineleit Serb me Viktimen shqiptare ) . Zgjohuni kosovare ,perpara kto Organizata Mafioze qe ju kan Pushtuar gjithcka e Diktojne gjithcka ne Kosove (o budallenje po ju shtypin e marrin jeten ) dhe zhdukini sepse nuk jan gje tjeter se Aletat e serbit e te keqes se Kosoves . Boll u mashtruat nga Djalli i Demokratise .Kta nuk ndryshojne urr Genetikishte ,por ngelen bijte Kurves e te baballareve Kriminelet e Njerezimit ,pamvaresishte se si flasin e shiten ne Opinion .

      Përgjigjjuni
      1. v
        vang

        Ata te Hages majmur me rrogat e larta as qe bene dicka me daljen e genjeshtrave te Dik Martit.Serbet i kane shtrire mire tentakulat e tyre.Shqiptaret sjane te zot per te tilla pazare,Ata u besojne shume forave europiane.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje