
Shumica e të rinjve në Serbi simpatizojnë më shumë Lindjen sesa Perëndimin dhe nuk e konsiderojnë Rusinë si fajtore për luftën në shkallë të gjerë që ajo filloi në Ukrainë.
Lajmi u bë nga faqja “Euractiv”, duke cituar të dhënat e anketës së Këshillit Rinor Kombëtar të Serbisë.
Në pyetjen se çfarë kursi të politikës së jashtme duhet të ndjekë Serbia, 43 për qind e të anketuarve kanë thënë se duhet të mbajë një ekuilibër mes Lindjes dhe Perëndimit.
Në të njëjtën kohë, mbështetja e përgjithshme për Perëndimin tek të rinjtë serbë ka rënë: 57 për qind preferojnë Lindjen, krahasuar me 52 për qind në sondazhin e vitit 2021.
Vetëm 43 për qind e të rinjve serbë e konsiderojnë veten properëndimorë.
Kur u pyetën për luftën në Ukrainë, më shumë se gjysma (55 për qind) u përgjigjën se Serbia nuk duhet të dënojë Rusinë apo të vendosë sanksione.
Vetëm 19 për qind prej tyre besojnë se Serbia duhet t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë nëse pasojat e mos anëtarësimit janë shumë të rënda.
Të anketuarit janë pyetur edhe për rifillimin e shërbimit ushtarak për meshkujt.
44 për qind e të anketuarve thanë se e mbështesin masën, 46 për qind thanë se ishin kundër.
Vitin e kaluar, 46 për qind e mbështetën një lëvizje të tillë dhe 43 për qind ishin kundër.
Serbia nuk iu bashkua sanksioneve të BE-së kundër Rusisë për pushtimin e saj në Ukrainë.
Javën e kaluar, Parlamenti Evropian i bëri thirrje Serbisë që t’i bashkohet urgjentisht sanksioneve ruse.
Në Serbi ka shumë pakica etnike. Më së shumti ka hungarezë, vllehë dhe rom. Ka edhe ukrainas, sllovakë, bullgarë, shqiptarë dhe boshnjak. Gjysmë milioni gjermanë janë përzënë nga Vojvodina në vitin 1945. Këto të dhëna vetëm për serbët etnik janë edhe më shumë prolindore por pakicat e kanë zbutë rezultatin.