Lideri i opozitës në Maqedoninë e Veriut kërcënon deputetët e maxhorancës: Do largohet policia, do mbeteni ju dhe populli! Kjo tradhti nuk do kalojë lehtë

16 Korrik 2022, 14:16Rajoni TEMA

Lideri i opozitës në Maqedoninë e Veriut kërcënon

Kreu i partisë opozitare VMRO-DPMNE-së në Maqedoninë e Veriut Hristijan Mickovski ka reaguar pas votimit në Kuvend nga deputetët e maxhorancës të propozimit francez.

Ai tha se do i kthejnë Maqedoninë e Veriut qytetarëve ndërsa shtoi se kjo tradhti nga ana e qeverisë nuk do të kalojë lehtë duke kërcënuar deputetët e maxhorancës.

”Nëse do ishte puna aq e lehtë për Maqedoninë, nuk do ruheshin nga policia. Ne do të fitojmë do ta gjejmë rrugën më të mirë”.

”Dua me gjithë krenari ti falenderohem popullit që doli çdo ditë në rrugë për të demonstruar dashurinë për këtë vend, aty kishte maqedonas, shqiptarë, turq, vllehë, boshnjakë dhe gjitha etnitë tjera, ata treguan se çka mendojnë për propozimin francez ku pas gjitha presioneve dhe sulmeve nga policia ky popull nuk u ndal, falemenderit populli im”

”Maqedoninë do ja kthejmë qytetarëve, do të ju tregojmë mënyrën se si do ta bëjmë atë. Kjo tradhti nuk do të kalojë aq lehtë, për disa vite do duhet ta shohin popullin në sy se si tradhtuan, goditën Maqedoninë dhe këta do të përgjigjen sepse në vend të mbajnë anën e popullit ata zgjodhën anën e tradhtisë, Bujar Osmani ka agjendë tjetër, ai ka punuar për interesa të tjetër kujt” – deklaroi Hristijan Mickovski.

6 Komente

  1. K
    Konsulenti

    Duhet të pyesni Sali Berishën sepse ai i di se çfarë duhet të bëni.

    Përgjigjjuni
    1. t
      tirona

      Interesant!! Kopje Gaz Bardhi dhe Sali Berisha mbrapa tij ,Po si ka mundesi qe dhe fjalet i kane njelloj,duhet te jete tekst i gatshem rus.........

      Përgjigjjuni
      1. G
        Genti

        Maqedonia e Veriut është në prag të një lufte civile dhe jo më me shqiptarët por mes sllavomaqedonasve. Shqiptarët duhet të kenë kujdes se nëse fiton krahu ultranacionalist i VMRO-DPMNE atëherë do ju shfryhen qytetarëve shqiptarë dhe pronave të tyre dhe atëhetë konflikti do kthehej në ndërnacional. Para se të ndodhë një gjë e tillë faktori ndërkombëtar duhet të ndërhyjë rrufeshëm që ngjarjet të mos precipitojnë rrezikshëm. Një rringjallhe e konflikteve ndëretnike në RMV do nxiste edhe orekset e serbëve në Bosnje,Mal të Zi apo Kosovë për të krijuar turbullira ose edhe më keq kryengritje. Kjo do ishte përshkallëzim i luftës në Ukrainë dhe do sillte edhe Serbinë dhe rajonin në prag shpërthimi me konseguenca të rënda. Duke ditur që disa nga vendet janë antarë të NATO-s dhe faktiri serb i mbështetur nga Rusia gjasat për një konflikt të zgjeruar do triteshin ndjeshëm. Kjo nuk do përjashtonte edhe përdorimin e armëve bërthamore që gjithsesi mbeten mundësia e fundit.

        Përgjigjjuni
        1. B
          Bimi

          O Genti qenke djale i mençur po perktheje ne anglisht dhe nisua ne Bruksel se qenka pune te thella keto dhe ata nuk i kuptojne shyqyr qe i kupton ti se do behej hataja.

          Përgjigjjuni
          1. v
            vali

            Keta jane magjar....

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fjala ime

              Po keta flasin kot se Komb maqedonas as ka pase e as ka, ata jane bullgare e sllave te ardhur qe me dyndjen e sllavevev ne Ballkan. Shikoni perberjen e atij populli. Ne Ballkan jane krijuar kombsi artificiale per ta shperbebre.Por kjo pune mori fund.

              Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje