
Për shkak të krizës ekonomike globale, Greqia ka nisur një program për të ndihmuar qytetarët e vetë në këtë sezon veror.
Konkretisht, programi quhet “Turizëm për të gjithë” dhe ofron 150 Euro për person, një përpjekje për të subvencionuar kostot e akomodimit.
Tarifa do të përdoret vetëm për të paguar hotelin apo dhomat e qëndrimit dhe jo për shpenzime të tjera.
Marrja e kësaj shume bëhet përmes aplikimit online në një faqe qeveritare dhe është vënë në funksion prej ditës së sotme.
Për kategoritë e personave me aftësi të kufizuar, tarifa e ofruar është 200 Euro. Fondi kalon në llogaritë bankare të qytetarëve dhe përmes një kodi unik që paraqitet në recepsionet e hoteleve, bëhet pagesa vetëm për akomodim.
Për programin “Turizëm për të gjithë” kanë të drejtë të aplikojnë qytetarët me të ardhura individuale deri në 16 mijë Euro në vit dhe të ardhura familjare deri në 28 mijë Euro në vit.
Po si ka mundesi , Greqia sipas turkoshakeve shqiptare , eshte borxh deri ne qafe dhe rron me parate e Evropes , ku i gjeti milionat qe i jep shtetesave te saj per pushime verore ? Dhe e dyta , po Turqia e Erdoleshit i dha ndonje lire arixhinjve te saj ? Le qe , edhe Erdoleshi , dicka beri , i ngriti rrogat mesatare ne 300 dollare (ishin 280) , pra , baras me Shqiperine .
Si po menxhohet turizmi shqiptar do vije puna qe do bejme te gjithe jashte pushimet se nuk do kete me interes ketu.Shqipo do 1000 lek e siper shezllonin ,Greku ta jep me nje kafe .Ketu kane filluar te thone dhe paguaj dhe te mos kesh as uje me vete .Shqiperia eshte bere vendi qe te vjen gjynah te jetosh .