VMRO: Me protokollin bullgarizimi bëhet kusht për përparim drejt BE-së

17 Korrik 2022, 22:27Rajoni TEMA

VMRO: Me protokollin bullgarizimi bëhet kusht për përparim drejt

Me protokollin e nënshkruar sot Maqedonia nuk do të negociojë me BE-në për përparimin e saj, por do të negociojë me Bullgarinë për historinë e saj”, kanë vlerësuar nga VMRO – DPMNE në reagimet e tyre pas nënshkrimit të protokollit bilateral mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Nënkryetari i kësaj partie, Aleksandar Nikollovski, pretendon se, me këtë protokoll ndryshimi i historisë dhe teksteve shkollore sipas shembullit bullgar bëhet kusht për përparimin e vendit drejt BE-së.

“Kjo qeveri tradhtare bëri gjithçka dhe u pajtua për ndryshim të historisë dhe ndryshim të teksteve shkollore, më saktë për bullgarizim të hapur si kusht për përparim në integrimet evropiane. Edhe atë e thënë qartë sot, sepse u tha qartë në Sofje se protokolli bëhet pjesë e kornizës negociuese dhe se në përputhje me mospërmbushjen e detyrave në atë protokoll Maqedonia do të përparojë ose nuk do të përparojë drejt BE-së, përkatësisht do të hapen ose do të mbyllen kapituj”, deklaroi Aleksandar Nikollovski nënkryetar i VMRO-DPMNE-së.

Por, nga LSDM thonë se negociatat me BE-në do të fillojnë si maqedonas me formulim të qartë të gjuhës maqedonase dhe me çështjet bilaterale jashtë procesit.

“Tashmë të martën, përkatësisht për dy ditë, fillon dialogu me BE-në përmes konferencës së parë ndërqeveritare që do të mbahet në Bruksel. Ky është kapitull historik për shtetin tonë, pas 17 viteve në dhomën e pritjes, përfundimisht i fillojmë negociatat me Bashkimin Evropian. Ky është sukses i qytetarëve, i shtetit. Tani hapen perspektiva të reja për shtetin, mundësi të reja për prosperitet të qytetarëve”, deklaroi Bogdanka Kuzeska Zëdhënëse e LSDM-së.

Pas miratimit të konkluzioneve për pranimin e propozimit të KE-së për hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian, të martën edhe zyrtarisht në Bruksel do të mbahet konferenca parë ndrëqeveritare.

2 Komente

  1. a
    astrit.

    Hapja e negocitave me Evropen eshte perspektiv shume e mire demokratike e ekonomike per maqedonasit, shqiptaret e te tjeret. Te tjera jane fjale te kota pseudonacionaliste te tipit gjuhe zyrtare apo gjuha e katundit tim.

    Përgjigjjuni
    1. J
      Janullatos topefagos

      nuk ekziston gjuhe maqedonase o beqira magjyper. Bullgaret kane te drejte. Maqedonine e krijuan jugosllavet ne trojet e grabitura shqiptare te populluara nga pakica evgjite bullgare, turq e serbe.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje