“Krekosja si çlirimtar, e gabuar”- Menduh Thaçi: Pse nuk shkoj mirë me Albin Kurtin

18 Janar 2024, 20:50Rajoni TEMA
“Krekosja si çlirimtar, e gabuar”- Menduh Thaçi: Pse

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare në RMV, Menduh Thaçi, ishte i ftuar këtë të enjte në Euronews Albania, ku foli në lidhje me zgjedhjet që pritet të mbahen në Maqedoninë e Veriut në fund të janarit.

Thaçi u ndal dhe te hyrja e Vetëvendosjes si forcë politike në RMV, të cilën e kundërshtoi duke thënë se kemi të bëjmë me një ndërhyrje të qeverisë së Kosovës dhe jo me garimin e një force të re politike mes shqiptarëve.

Thaçi theksoi se ndërhyrja e Kurtit në zgjedhjet në Maqedoni, legjitimon në mënyrë jo të drejtpërdrejtë dhe ndërhyrjen e Serbisë në Kosovë apo Maqedoninë e Veriut.

“Kjo ndërhyrje nuk është ndërhyrje partiake, kjo mund të quhet ndërhyrje e qeverisë së Kosovës dhe në mënyrë të tërthortë e bën detyrën e dreqit, legjitimon ndërhyrjet e qeverisë së Serbisë në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut.

Unë nuk e di, nuk është Kurti gjenerata e re politike, por shqiptarët e shekullit të ri për diçka jemi marrë vesh, të majtë dhe të djathtë, për ne prioritet dhe komandues i këtij prioriteti në historinë e re ngelet anëtarësimi në BE, NATO dhe aleanca e përjetshme me SHBA-të, besomni se prioritetet kombëtare i kemi kaluar në vend të dytë me vetëdije të plotë”, tha ai.

Duke u ndalur te kryeministri i Kosovës, Thaçi zbuloi dhe arsyet pse ai nuk bie dakord me politikën e ndjekur prej tij.

Kreu i PDSH nënvizoi se Kurti nuk duhet të marrë merita të paqena për avancimin e dialogut me Serbinë, por t’ua lërë meritat SHBA-ve dhe të mos e cënojë partneritetin e përjetshëm të shqiptarëve me aletaët.

“Nuk shkoj mirë me Kurtin. Çështja kryesore që më pengon te kryeministri i Kosovës, nuk kam dashur ta them, por po e them sot për herë të parë hapur dhe drejtpërdrejtë, është “rrahagjoksja” e qeverisë së Kosovës për rezultate spektakolare në avancimin e pavarësisë së Kosovës apo dhe në integrimin e Veriut, por kjo ka të bëjë me manipulim dhe rezultatet janë zero.

Unë kam shumë stres dhe frikë se nga një sjellje dhe krekosje e tillë, nga një mashtrim kaq i madh që i bëhet popullit të Kosovës ne mund të shkaktojmë një mëdyshje te bashkësia ndërkombëtare, te NATO-ja dhe SHBA-ja. Çfarë kërkon zoti Kurti të tregojë? Se ai është çlirimtari dhe meritori që Kosova është në këtë situatë?

Është tërësisht e gabuar, meritat i kanë aletaët tanë. Ne shumë afër kemi tragjedi të jashtëzakonshme, siç është rasti i Bosnjës, ku boshnjakët sot me mbi 200 mijë viktima nuk e kanë ende shtetin e pavarur. Nuk e kanë mbështetjen e Shteteve të Bashkuara dhe të NATOS-s. Kjo për mua është tërësisht e gabuar. Kam një pyetje hipotetike, çfarë mund të ndodhë nëse ne i zhgënjejmë aleatët perëndimorë?”, tha Thaçi.

9 Komente

  1. B
    Bravo Menduh i PDSH ne Maqedoni

    BravoMenduh. Pa merak se Kurti e ka marre rrugen e m.... Ai po e emrra ne qafe Kosoven, dhe turp per kosovaret qe tregohen kaq driteshkurter. Tregohu shqiptareve te Maqedonise se si e pesoi Kurti me nderhyrjet e VV ne Tirane. Po thone se VV pp kthehet ne vete-vrasje politike per ata qe votojne Kurtin. Se fundi duket se eshtedhjere ne breke, dhe nje nongrata do ti vjen shpejt Kurtit si filoserb maskara burre po interitet dhe moral polotok, mashtryes i peshtire.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vleresim

      Menduh Thaci eshte nje burre I mire dhe tash.e edhe njpolitikan I pjekur dhe patriot! Ai ka te drejte, cka thote. 100%.

      Përgjigjjuni
      1. x
        xhoxhi

        Kosova nuk meriton një kryeministër të tillë si Albin Kurti.Është turp të rahësh gjoksin kur ske asnjë meritë në Kosovë.Luftën e bënë të tjerët e Kurti hiqet si udhëheqës i madh.Mendoj kosovarët duhet ti thëresin mënjdes sepse nuk luftohet Sërbia duke djegur flamurin apo duke ndëruar targat.Duhet resçektuar mendimi i USA dhe BE-së..

        Përgjigjjuni
        1. N
          Noci

          Shumë e drejtë ajo që thotë Z.Thaci.Te krijosh parti në vendet ku jetojnë shqiptarë,nuk mund të ndalesh të huajt të vijnë në Kosovë të krijojnë partitë e tyre edhe pse kanë 100 veta të kombësisë së tyre aq më shumë serbeve

          Përgjigjjuni
          1. F
            Flamur Struga

            Dy fturesia e keti delenxhiu i quajtur menduh thaci,i ka rrenjet tek miqesia e vjeter i babes te VMRO,milosheski,tek i cili ky rrufjan zotoheshte se i eshte dhe do ti mbesi besnik deri ne vdekje.Dhe e kupton kete betim ky mjeran se ku ja con ujin?tek armiqet shekullor,prandaj ai qe kakarit eshte ky debil i pa ndershem dhe njeri i korruptuar deri ne palce.Qe politika nuk ka nderdhmeri,sinqeritet kjo u kuptua!por njeri pa dinjitet pa moral pa perspektiv per kombin shqiptar ,eshte ky i mjere.Politika dhe qellimet e Albin Kurti,jane shume parimore dhe ne pajtim te shkelqyer per te gjithe shqiptaret e Ilirides.Se sa largpares dhe shqetesues eshte rruga e drejte qe e ndjek Kryeministri Albin Kurti,e verteton me se miri disponimi dhe mirepritja e shqiptareve te Ilirides me te gjithe bagazhin e vet largpares.Nje zuzar si menduhi nje mafioz dhe kontrabandist besnik i atyrederi ne vdekje,nuk meriton te ndiqet pas.Per kauzen kombetare shqiptare,eshte shum i demshem ,sepse zbaton urdherat e vmros e njejte me partine e vucicit..

            Përgjigjjuni
            1. S
              Shmil Gostivari

              FLAMUR ! Nëse e ndoqët me kujdes zuzarin, tha se cështja e subjektivitetit kombëtar (pozita e barabartë kushtetutare ) shqiptar e shtetit MV (ose pozita e shipterellave të BDI e laskuca si ata) nëcepin lindor territorial të Shqipërisë Kombëtare paskësh qenë lënë në "harresë", si e dorës së dytë.!!! Me fjalë të tjera, pozita e popullatës milionëshe shqiptare do të mbetet edhe më tej ajo e pakicave të papërfillshme. Nuk ka popull milionësh më të përcmuar në Evropë se sa shqiptarët (përfshirë shiptarellat) e MV, në vendin e vet në cepin lindor të territorit kombëtar lindor. Ky i paciptë është një kameleon i regjur me një pasuri materiale euro milionëshe dhe bën e bën moralin. Një njeri me integritet njerëzor e kombëtar nuk do të heshte ndaj bastardëve bdi-stë, të nderuar në Tiranë e të urryer nga shqiptarët arbnorë në Shqipërinë Lindore, pjesë e krijesës politike FYROM - MV, Serbi e zgjatur.

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pollogasi

                SA armiqësor e sa cinik e poshtërues ndaj Albin Kurtit që paskësh mëkat se do ka synim të forcoj indin kombëtar arbnor përmes tunelit kombëtar Pollog - Dukagjin.

                Përgjigjjuni
                1. A
                  AL

                  Fjalia krekosja si clirimtar per Albinin do shkonte me bukur sikur te kishje thene Krekosja si kaposh shqirak eshte e gabuar, or Z. Albin!

                  Përgjigjjuni
                  1. G
                    Gostivari

                    C´JANË KËTO SHARJE! SA INFERIORITET, e sa inate personale fshihen pas këtyre vjelljeve kundër ARBNORIT ALBIN. NJERËZIT e mëdhenj sa janë të adhuruar, po aq armiq kanë. Albini është homologu i LEH VALENSA, Ishtvan NEMET, VL, ZELENSKY. Qent lehin... E njerëzishme që në përballjet e tija gjigante të ketë dhe ka gabime. Po zoti ? a është i përkryer !

                    Përgjigjjuni

                    Lini një Përgjigje