“Pritjet janë që Europa të respektojë parimet e saja, që janë vlerat europiane. Çështjet bilaterale të jenë jashtë procesit të anëtarësimit. Të gjykohet sipas arritjeve, reformave dhe kritereve të Kopenhagës. Për fat të keq, Maqedonia është shteti i vetëm që është viktimë e çështjeve dypalëshe, si asnjë shtet tjetër që është anëtarësuar, anëtarësohet ose do të anëtarësohet.”
Kjo është deklarata e kryeministrit maqedonas, Hristijan Mickoski, një ditë pas takimit me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, i cili në Shkup rikujtoi se marrëveshjet e dakorduara me BE-në në vitin 2022 mbeten baza e vetme për përparimin e procesit të anëtarësimit.
Ndërsa Mickoski kërkon që çështjet bilaterale të mos jenë pengesë për integrimin, vlen të theksohet se marrëdhëniet e mira fqinjësore, bashkë me sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe minoriteteve, janë pjesë përbërëse e kritereve politike të Kopenhagës — standarde bazë që çdo vend kandidat duhet të plotësojë.
Në fakt, zgjidhja e mosmarrëveshjeve dypalëshe ka qenë gjithmonë një element kyç në procesin e zgjerimit të BE-së, si garanci për stabilitetin rajonal dhe respektimin e vlerave europiane po ashtu dhe të drejtat e minoriteteve të dyja këto pjesë e zgjidhjes ofruar nga Plani Francez.
Mbase RMV do bente mire ti bashkohej Serbise e te futet ne BE pa pyt per kundershtimin Bullgar. Ose te bashkohet me Bullgarine e se bashku te integrohen me Rusine.
POPULLI SHQIPTAR ASHT SHUMICË ABSOLUTE e FYROMIT.Emërtimi MAKEDON është nocion statistikor !
Makedoniatata - Êshtë i vetmi vend (surroshtet) në Evropë dhe fort rrallë në botë, ku pakica (amalgame ortodokse) sundon mbi shumicën (shqiptare arbnore), falë kokëgomarëve të BDI për Integrim në NEVOJTORE, ose "HALE të GJERMANISË"!