Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Nexhmi Rexhepi, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Drejtorin për Evropën Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të SHBA-ve, Mark Fleming.
Sipas njoftimit zyrtar, biseda u përqendrua në punën e deritanishme të Gjykatës Kushtetuese dhe në rolin e saj për ruajtjen dhe forcimin e sundimit të ligjit në Kosovë.
Kryetari Rexhepi falënderoi zyrtarin amerikan për telefonatën dhe shprehu vlerësimin për mbështetjen e vazhdueshme që qeveria e SHBA-ve i ka dhënë pavarësisë institucionale dhe punës së Gjykatës Kushtetuese.
"Kryetari Rexhepi bisedë telefonike me Drejtorin për Evropën Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit
Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, z. Nexhmi Rexhepi, zhvilloi një bisedë telefonike me Drejtorin për Evropën Perëndimore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Mark Fleming.
Biseda u fokusua në punën e deritanishme të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës dhe rolin e saj në ruajtjen dhe forcimin e sundimit të ligjit në vend.
Kryetari Rexhepi e falënderoi z. Fleming për telefonatën dhe shprehu vlerësimin e tij për mbështetjen e vazhdueshme të Qeverisë së SHBA-së për punën dhe pavarësinë institucionale të Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës." - thuhet në njoftimin zyrtar të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës.
Lini një Përgjigje