Kryetari i veteranëve të UÇK-së: Arrestimi i Goxhajt u bë për t’i frikësuar njerëzit që e kundërshtojnë një gjykatë politike

1 Gusht 2023, 09:10Rajoni TEMA
Kryetari i veteranëve të UÇK-së: Arrestimi i Goxhajt u

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Faton Klinaku, ka reaguar pas arrestimit të ish-anëtarit të UÇK-së me kërkesë të Gjykatës Speciale të Kosovës.

Klinaku shprehet se arrestimi i Dritan Goxhajt është bërë për t’i frikësuar njerëzit që e kundërshtojnë një “gjykatë politike”.

“Në Gjykatën Speciale është penguar drejtësia nga vet ajo, duke i rrjedhur dokumentet e saj, si dhe duke i publikuar “viktimat” e me këtë edhe dëshmitarët. Edhe arrestimi i Dritan Goxhaj, bëhet për t’i frikësuar njerëzit që e kundërshtojnë një gjykatë politike", ka shkruar Klinaku në Facebook.

Goxhaj u arrestuar dje në Tiranë nën dyshimin për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, përfshirë frikësimin dhe pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare.

Gjykata Speciale përmes një njoftimi ka bërë të ditur se DHSK-ja kërkoi arrestimin dhe dorëzimin e tij në Hagë.

2 Komente

  1. S
    Shqipe-Free

    Pse u dashka Arrestuar nga Gjykata Serbe-Specjale?? 1-Sepse kjo Gjykate eshte Politike dhe ne Favore te Serbeve.. 2-Nese personat qe jane ne Shkrimin e Dritan Goxhajt, jane te Paster athere le ta Hedhin ne Gjyqe..por pse u dashka bere nje Ndehyrje e nje Gjykate???Sepse kjo Gjykate eshte Kriminale e njeanshme,,,dhe e Angazhuar te Denoj vetem Shqipetaret.... @@Turpe per Shqiperine qe njehe dhe Zbaton Urdherat e kesaj Gjykate..lol

    Përgjigjjuni
    1. U
      Universi shpresa ime

      Qeveri kurv. Si dikur vetĕ tradhtarĕt n'a kan udhĕhequr

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje