Protesta e gazetarëve dhe shoqërisë civile në sheshet kryesore të Prishtinës kundër një pushteti politik që çdo ditë e më shumë po e përshkallëzon sulmin ndaj tyre dhe po dështon të mbrojë lirinë dhe pluralizmin mediatik, ka marrë vëmendjen e gjigantit mediatik amerikan “Washington Post”, duke i dhënë jehonë rastit “Klan Kosova”.
Qindra gazetarë dhe pjesëtarë të organizatave të shoqërisë civile, këtë të hënë, për herë të parë që nga përfundimi i luftës në Kosovë, kanë protestuar në mënyrë paqësore e në shenjë revolte për pezullimin arbitrar të certifikatës së biznesit të televizionit “Klan Kosova” nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT).
Pothuajse të gjitha stacionet private televizive në vend kanë treguar solidaritetin e tyre me kolegët nga “Klan Kosova”, duke transmetuar një mesazh në një sfond të zi me shprehjen “Demokracia vdes në errësirë”, që në vitin 2017 ishte bërë motoja zyrtare e gjigantit mediatik amerikan.
Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, njoftoi të premten se kishte refuzuar ankesën e televizionit “Klan Kosova” për rikthimin e licencës së operimit dhe për më tepër, ministria ka dorëzuar edhe kallëzim penal kundër televizionit.
Arsyetimi i Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve (ARBK) për pezullimin e certifikatës së biznesit, ka qenë se në dokumentet e regjistrimit të kompanisë në fjalë, qytetet e Kosovës paraqiten si qytete të Serbisë, të shkruara gjithashtu në gjuhën serbe, gjë që në fakt përbën shkelje të rëndë të Kushtetutës së Kosovës.
Ky vendim është kundërshtuar rreptë nga shtetet e QUINT-it – Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Franca, Italia dhe Britania e Madhe – të cilët përveç se kanë shprehur “shqetësimin e tyre të thellë” edhe ia kanë kujtuar ekzekutivit kosovar se “liria e shprehjes dhe informimit janë tipare thelbësore të shoqërive demokratike”.
Edhe një numër i madh i organizatave ndërkombëtare për mbrojtjen lirisë së medieve dhe grupe të gazetarëve kanë dënuar përpjekjet e Qeverisë së Kosovës për të cenuar punën e medieve kosovare, sepse vetëm qeveritë e shtrëngimit (Coercive Power) përpiqen të ndërtojnë kredibilitet përmes ndikimit shtrëngues.
Për Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës Evropiane të Gazetarëve (EFJ), Ricardo Gutierrez, refuzimi i ankesës së televizionit për rikthimin e licencës së operimit, përveç se është tregues se me Kosovën udhëheq një “qeveri e pamëshirshme”, vendimi është “qartësisht një paralajmërim për mediat e tjera të pavarura”.
E përkundër kritikave se qeverisja e tij po shkon në anën e autoritarizmit, kryeministri Kurti ka njoftuar se është i vetëdijshëm që “liritë e medias janë jetike: një sulm ndaj tyre është një sulm ndaj demokracisë”, porse sipas tij “demokracia gjithashtu sulmohet kur biznesmenë të fuqishëm shkelin ligjin për përfitime financiare”.
Derisa televizionit “Klan Kosova” po i ecën koha dhe mund të detyrohet të ndalojë transmetimin së shpejti, të njëjtët kanë paralajmëruar se do të ushtrojnë të drejtën ligjore për të kërkuar anulimin e “vendimit të kundërligjshëm” dhe “do prezantojë të gjitha provat dhe shkeljet e njëpasnjëshme të MINT-it dhe ARBK-së”.
Albini po e kthen Kosoven ne nje shtet diktatorial. Vucic tha per Albinin qe po behet si Enver Hoxha. Mos ka te drejte ?
KJO TREGON SE GRUSHTAT ME PARA TE VLLEZERVE DEVOLLI VLEJNE ME SHUME SE SA DREJTESIA LIGJORE QE DIKTON MBYLLJEN E MEDIAS SE TYRE KRIMINALE NE SHERBIM TE SERBISE. KRYEMINISTRI KURTI NUK DUHET TA TJETERSOJE VENDIMIN PASI KJO DO TE THOTE DORZIM PARA MAFIAS SERBE DEVOLLI. NESE ATA PRETENDOJNE SE KANE TE DREJTEN LE TA HEDHIN ÇESHTJEN NE GJYKATE. TE KESH NGRITUR PERANDORI PARASH ME RRUGE MAFIOZESH SDO TE THOTE QE KE TE DREJTE. ME PARA MUND TE BLESH PROTESTUES SI KTA MORTJET E SOTEM POR JO DREJTESINE. RROFTE QEVERIA KURTI. PARA LIGJIT DEVOLLET DHE KLYSHI I TYNE BATON HAXHIU QE VEPRON NE TIRONE PER HESAP TE TYNE E KLANIY SERB