
Ekspertja serbe e sigurisë që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ivana Stradner, ka shpërndarë në rrjetin social Twitter, një video ku shihen grafitet e vizatuara në një rrugë në Serbi, ku kërkohet kthimi i ushtrisë serbe në Kosovë.
Krahas videos, ekspertja tha se shtimi i grafiteve të tilla është pjesë e luftës hibride e cila është mjaft e rrezikshme. “Kështu funksionon lufta hibride. Është e rrezikshme”, shkroi ajo në Twitter.
Sakaq eksperti i sigurisë Agim Musliu shkroi përmes një postimi në Twitter se e gjithë Serbia është mbushur me grafite me mbishkrime që kërkojnë kthimin e ushtrisë serbe në Kosovë.
Ai tha se kjo vjen si rezultante e mendësisë së Vuçiç, që i pëlqen të vahzdojë në rrugën e Millosheviçit, të cilit i ka shërbyer si ministër.
“E gjithë Serbia është mbushur me këtë lloj grafiti. Për këtë është i specializuar Vuçiç! Si ministër i propagandës së Millosheviçit, atij i pëlqen të vazhdojë rrugën e tij, të thyer nga NATO më 1999”, shkroi Musliu.
Reagime të ashpra ndaj parullave të tilla në Serbi ka pasur në Kosovë si dhe disa personalitete ndërkombëtare.
Slogani “Kur të kthehet ushtria në Kosovë…” për herë të parë u pa në një ndeshje futbolli në të cilën mori pjesë edhe ish-ministri i Millosheviçit, presidenti aktual i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Një pankartë me të njëjtin mesazh është shpalosur edhe nga tifozët e klubit të futbollit Crvena Zvezda, gjatë një ndeshjeje miqësore me klubin italian Fiorentina, më 26 korrik në Beograd.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e ka vlerësuar këtë veprim në ndeshje si thirrje për dhunë.
“When the army returns to Kosovo…”
— Ivana Stradner ???????????????? (@ivanastradner) August 1, 2023
Serbian government is setting informational conditions for more escalations in Kosovo. This is how hybrid warfare works. It’s dangerous. pic.twitter.com/W2LeUA98jl
Ne Serbi eshte nje pasardhes i Milloshit ish minister i tij ,qe mundohet te mbaje lart nacionalizmin serb ku sigurisht ka edhe ndihmen e kishes serbe.Ne te gjitha ato vende ku feja ecen krahas shtetit duke i fryre deklaratave te politikanëve demokracia eshte formale .Keto ndodhin pas deklaratës se Vuçiç qe tha " ushtria serbe eshte 10 here me e forte se ne 99".Dikush duhet t'ia kujtoje se me Kosoven Komuniteti nderkombetar si ja fali Serbise me 1912 tani ja mori perseri e ja ktheu te zotit ,popullit te Kosoves
Sa te kemi Binin ne Kosove dhe Vampirin ne shqiperi ina te sigutrte. Po çashtu.