Gjatë luftës së Kosovës, Dritan Goxhaj iu bashkua UÇK-së si oficer i Ushtrisë Shqiptare në shkollën e aviacionit. Ai iu bashkua luftës me të atin, Dilaver Goxhaj që njihej në luftë si komandant Golemi dhe ishte zëvendës.shef i Shtabit të UÇK-së. Të dy shkuan vullnetarisht në luftë, por pas 24 vitesh Dritani është arrestuar me urdhër të Gjykatës Speciale.
Para tij kanë përfunduar në pranga politikanë të lartë të Kosovës, mes tyre komandantët e luftës, si Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët vijojnë ende të jenë në qeli.
Gjykata Speciale njoftoi se Goxhaj akuzohet se ka frikësuar dhe penguar personat zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare.
“DHSK-ja kërkoi bashkëpunimin dhe ndihmën e autoriteteve shqiptare për arrestimin e z. Goxhaj dhe dorëzimin e tij në DHSK, mbi bazën e fletarrestimit të lëshuar nga një gjykatës i DHSK-së në lidhje me vepra penale kundër administrimit të drejtësisë që përfshijnë frikësim dhe pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave të tyre zyrtare” thuhet në njoftimin e Gjykatës Speciale.
Avokati i tij tha se akuza me të cilën përballet Goxhaj është ajo e frikësimit të dëshmitarëve të fshehtë, që në procesin që po zhvillohet në Hagë mbahen të fshehtë, me iniciale. “Konstatoj duar të zgjatura të Serbisë për t’i çuar luftëtarët e UÇK në gijotinë. Më tej do të shikojmë kërkesa për ekstradim”, ka thënë avokati pas arrestimit të policisë së Tiranës.
Në fakt, Goxhaj nuk ka pasur komplekse t’i përmendë emrat e dëshmitarëve të fshehtë. Pak kohë më parë, gjatë një interviste në Euronews, ai tha se një prej këtyre dëshmitarëve është Altin Raxhimi, gazetar i BIRN, që është edhe bashkëautor i shkrimit për “Shtëpinë e verdhë” që u përdor më pas nga Karla del Ponte dhe Dick Marty për ngritjen e akuzave për UÇK-në.
Gjatë emisionit të datës 3 Prill të këtij viti, Goxhaj u shpreh se shkrimi i BIRN për trafikun e organeve ishte i porositur nga Beogradi dhe se gazetari kishte përfituar azil politik në Kanada.
“E gjitha ka nisur mbi bazën e një shkrimi të bërë nga gazetarët e Birn. Në atë kohë gazetarë Birn nuk kishte për Shqipërinë, por paguhej direkt nga Beogradi dhe shkrimin e ka bërë një amerikan dhe një shqiptar. Shqiptari është Altin Raxhimi i cili bëri këtë shkrim ku tha se janë arrestuar dhe mbajtur nga UÇK-ja në Kukës në këtë fabrikë 19 shqiptarë dhe për këtë shkrim që bëri ky zotëria ka përfituar dhe azil politik sot në Kanada dhe është dhe dëshmitar i fshehur dhe i mbrojtur i Prokurorisë Speciale kundër gjyqit që do të fillojë sot kundër personave të akuzuar. Këtë shkrim e ka marrë prokuroria e UMNIK-ut dhe ka nisur një proces gjyqësor në vitin 2009 mbi bazën e këtij shkrimi,” – u shpreh Goxhaj.
Po ashtu, në një shkrim me titullin “Mëmëdheu, UÇK-ja dhe gjykata speciale” ish-oficeri i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Dritan Goxhaj ka nxjerrë emrat e dëshmitarëve që mbahen të fshehtë nga Gjykata Speciale. Mes tyre ai ka përmendur edhe Nazlie Balën, e cila njëkohësisht është këshilltare e ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, si dëshmitare të mbrojtur të Prokurorisë së Specializuar në Hagë.
Goxhaj në shkrimin autorial “Mëmëdheu, UÇK-ja dhe gjykata speciale”, i cili është publikuar në disa media të Kosovës ka shkruar se Balaj është e afërme e njërit prej viktimave për të cilin është dënuar nga Gjykata Speciale ish-eprori i UÇK-s, Salih Mustafa.
“Dëshmitari i tretë, edhe ky i mbrojtur dhe i fshehur, quhet Nazlie Balaj”, pretendon ish-oficeri i UÇK-së, në shkrimin e publikuar në KosovaPress,.
“Kjo është këshilltare e Ministres së Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës. Përveç faktit që është e afërme e viktimës, askush nuk i bie dot në fije se si ka mundur kjo të jetë dëshmitare për një ngjarje të cilën ajo vetëm e ka dëgjuar”, vazhdon ai.
Po e sjellim më poshte shkrimin e plotë, i shkruar në janar të këtij viti dhe që duket ka sjellë reagimin e prokurorëve të Gjykatës Speciale.
Mëmëdheu, UÇK-ja dhe gjykata speciale
Gjithë jetën e tij, shqiptari është përpjekur me pushkë e penë për Shqipërinë.
Gjithë jeta e tij ka qënë Mëmëdheu dhe Pushka.
Është vrarë shqiptari për Mëmëdhenë.
Ndërsa tashti Mëmëdheun ja kanë shitur sërish si dikur; por nuk mjafton vetëm kaq, tashti kanë filluar edhe t’ia baltosin Pushkën.
Viti që sapo lamë pas, shënoi fillimin e një kalvari të gjatë të baltosjes së Pushkës së shqiptarit.
Viti që sapo lamë, shënoi dënimin e Pushkatarit (Luftëtarit) të Mëmëdheut, gjoja në emër të Mëmëdheut.
Dënimi që Gjykata Speciale i dha vitin e shkuar njërit prej pjesëtarëve të UҪK-së, luftëtarit Sali Mustafa, më solli nrdër mend strofën e poezisë së Ali Asllanit:
“Ҫ’do të thotë Patriot?” –
Një tuf’ ah e një tuf lotë,
Dhe vërtet, ai dënim prej 26 vitesh burg, edhe më shumë seç i dënonte Sërbia shqiptarët që luftonin për çlirimin e atdheut kundër forcave të saj pushtuese, përveç tufës së lotëve dhe psherëtimave që lëshon shpirti, jo vetëm për luftëtarin por në përgjithësi për UҪK-në, tregoi se ajo ka mbetur: “një njeri i pa njeri”.
Edhe pse shumicë “ideologëve” të sotëm po thonë se, kur dënohet një luftëtar i UҪK-së, nuk do të thotë se akuzohet UҪK-ja, për të na mbushur mendjen se janë të ndara nga njëra tjetra, luftëtari dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Kur luftëtari dënohet mbi idenë e përgjegjësisë komanduese, kur ai akuzohet për “Ndërrmarrje kriminale/ grup kriminal”, atëherë automatikisht është evokuar organizimi në të cilin ai ka marrë pjesë.
Shkrimtari i njohur Ernesto Sabato ka shkruar – “ Ka kriza ideoligjish, por asnjëherë s’ka për të patur kriza idealesh”.
Dhe vërtet tashmë janë vënë në balancë ideologjitë, të cilat janë në krizë me idealin. Ideali është Atdheu, UҪK-ja është pushka që çliroi Atdheun dhe, si e tillë, përfaqëson idealin. Ndaj duhet të dalim mbi ideologjitë dhe të rrekemi pas idealit.
Duhet me çdo kusht ta mbrojmë idealin, jo vetëm gojarisht dhe mediatikisht, por edhe fizikisht, në rast se e kërkon situata.
Dhe, tashti situata e kërkon që të mbrojmë idealin dhe UҪK-në duke sulmuar moralisht jo vetëm Prokurorinë Speciale dhe Gjykatën Speciale të posaçme kundër UҪK-së, por edhe duke ekspozuar të gjithë ata gjoja dëshmitarë në favor të kësaj prokurorie, e sidomos ata që janë të fshehur, e të mbrojtur.
Dhe në këtë vazhdë unë kam vendosur sot të ekspozoj emrat e këtyre biçim dëshmitarësh.
I pari quhet Halim Berisha. Ish pjesëtar i UҪK-së me detyrë ushtar i thjeshtë në Br.153 të Zonës Operative të Llapit (ZOLL), por që Prokuroria e paraqiti si zv/komandant të Policisë Ushtarake të asaj Brigade. Gjatë dëshmisë së tij ky biçim luftëtari, pasi deklaroi se ishte ky që e kishte ndaluar viktimën, pretendoi se e kishte dorëzuar në vendqendrimin e njësisë që drejtohej nga Sali Mustafa.
Por ndërkohë, në asnjë fjalë të dëshmisë së tij, ky dhe Prokuroria nuk elaboruan se kush ja kish dhënë urdhrin Halim Berishës për të arrestuar dhe për të transportuar e dorëzuar viktimin në pikën e qëndrimit të BIA (Bahri,Ilir,Agron), njësi guerile e ZOLL-it.
Por, për të gjithë këtë maskaradë Prokuria ka vendosur që ta mbajë si dëshmitar të mbrojtur e të fshehur, duke e larguar Halim Berishën nga Kosova për në Francë.
Halim Berisha, një faqezi që, për një palë letra azili, shet idealin.
Dëshmitari i dytë, edhe ky i fshehur e i mbrojtur, quhet Driton Babiqi, një narkoman si para, ashtue edhe gjatë dhe pas lufte. Edhe ky është një nga ata dëshmitarë të sajuar të Prokurorisë Speciale, i cili, ushtarët e UҪK-së i ka parë vetëm ditën e çlirimit, pasi kurrë nuk ka qënë i ndaluar nga UҪK-ja. Edhe këtë “dëshmitar”, për një palë letra azilanti, Prokuroria e përdori nën një dëshmi të sajuar dhe tashmë e ka vendosur në Danimarkë.
Aq shumë është kujdesur Prokuria Speciale e Kosovës për këta të dy, sa ka arritur gjer aty sa të ndikojë nëpëmjet lidhjeve të saj politike, që kanali televiziv Top Chanel, këtu në Tiranë, në Shqipëri, para disa kohësh organizoi një reportazh gjoja mbi Gjykatën Speciale dhe në këtë reportazh, midis të tjerave, thotë se “edhe dy dëshmitarët e mbrojtur e të fshehur të Prokurorisë në çështje kundër Sali Mustafës kanë vdekur”. Por ja që realisht u mësua se të dy këta dëshmitarë të lart përmendur janë shëndoshë e mire, si kokrra e mollës.
Dëshmitari i tretë, edhe ky i mbrojtur dhe i fshehur, quhet Nazlie Balaj.
Kjo është këshilltare e Ministres së Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës. Përveç faktit që është e afërme e viktimës, askush nuk i bie dot në fije se si ka mundur kjo të jetë dëshmitare për një ngjarje të cilën ajo vetëm e ka dëgjuar. Edhe kjo njësoj si Babiqi, UҪK-në e ka parë vetëm kur ka mbaruar lufta, por për Prokurorinë kjo nuk ka rëndësi, rëndësi ka të lexosh atë që të jep Prokuria për ta lexuar para Gjykatës.
Dëshmitari i katërt, edhe ky i mbrojtur dhe i fshehtë, quhet Rrahim Gashi, një ish bashkpunëtor i policië sërbe dhe tashti në azil, në Francë, nën mbrojtjen e Gjykatës Speciale.
Dëshmitari i pestë quhet Hamdi Gërvalla, edhe ky dëshmitar i mbrojtur i Prokurorisë Speciale. Një ish i burgosur politik, nga ata të hershmit, kur akoma nuk ishin krijuar LPK e LKҪK e as LDK. I vetmi person i ndaluar nga UҪK-ja me akuzën: për shpërdorim e keqpërdorim të fondeve humanitare gjatë pushtimit.
Dy dëshmitarë të tjerë të mbrojtur e të fshehur janë pjesëtarë të familjes së viktimës, dhe për këtë arsye atyre nuk po jua vë emrin këtu, pasi mund të merret me mend gjëndja e tyre psiqike dhe emocionale për familjarin e tyre. E në këtë derexhe mund të manipulohesh shumë kollaj për të thënë çfarë kanë dëshirë ata që dirigjojnë këtë proces.
Ndërsa disa dëshmitarë të tjerë, që ishin transparent fizikisht në këtë proces, nuk ishin aq transparentë edhe moralisht dhe juridikisht. E them këtë, pasi ata duhej të mbanin përgjegjësinë e detyrës, të cilën e kanë mbajtur në atë kohë, dhe t’i dilnin për zot detyrës dhe veprimeve të tyre të fshehta, e mos të bënin folklorizime në këtë Gjykatë, duke u munduar t’i ikin përgjegjësive si i mbyturi që kapet për fije të flokut.
Më e pakta do të duhej që t’i kërkonin falje bashkluftëtarit të tyre, që kanë marrë pjesë nëpër intervista të fshehta me Prokurorinë prej vitit 2008 e këtej. Por kjo tregoi se këta, ose nuk kanë pasur ndonjë farë ideali, ose e kanë humbur atë rrugës, duke e zëvendësuar me egon e tyre të sëmurë.
Ashtu siç edhe shihet nga lloji i dëshmitarëve, që kjo Prokurori ka përdorur, vërehet se i gjithë ky proces është ngritur mbi dëshmi të rreme, por që Gjykata, në emër të Mëmëdheut i ka konsideruar të vërteta.
Dhe, mbi këto lloj dëshmishë e këta lloj dëshmitarësh Gjykata dhe Prokuroria Speciale Ndërkombëtare e Kosovës po na e përbaltin pushkën, Ushtrinë Ҫlirimtare të Kosovës.
Tash na ka mbetur vetëm Atdheu – Kosova. Por, siç duket, edhe atë po na e marrin, pasi na akuzojnë e dënojnë në emër të saj.
E çfare krimi paska bere Dritani pse paska permendur ca njerez pa asnje vlere dhe integritet njerzore?
Jo more nuk ka bo krim por i paska citu si "serbofila" deshmitaret e mbrojtur dhe paska bo ene "gjyqtarin" kopetent!!!! Ne evrope qenkan silesha e hane bare vec ki qenka i zgjuar.... Dicka per Tema-n ,mos botoni shkrime te joprofesinisteve,jo kopetent per nje ngjarje te tille por intervista apo qendrime te ligjoreve te cilet mund te na japin nje oikone te qart mbi ngjarjen. Se po u zgjua Rrahimondi i amerikise nuk do ngelet kristian shqiptar a evropian pa u cuar ne hell a litar per "antishqiptarizem"...!!!!
ne nje shtet ligjor Altin Raxhimi duhej te denohej per shpifje, por meqe ne Shqiperi gjykatat nuk e aplikojne ligjin per shpifje, mbasi Saleh Karxhixh Berisha duhet te bente 1030 vjet burg me gjithe shpifje e tij ne 33 vjet, jo vetem qe shpeton shkjau Altin Raxhimi, por behet edhe sebep per tu ngritur gjyqe kunder leftetareve per lirine e kosoves, dhe ky vemje me emrin Altin Raxhimi fale shpifjeve strehohet edhe si azilant ne Kanada. Kjo eshte e verteta.
Keshtu eshte kur bashkohet mielli me himet dhe jo vetem qe te kundershton por te tregon edhe si duhet te veprosh!Keta as me pak e as me shume jane bashkepunetore te shkjeut duke baltosur luften çlirimtare te bijeve me' te denje te ketij vendi!Me siguri qe gjakun nuk e kane te paster prej Shqiptari por te perzier me ate Serb!Ndaj kane prishur çdo tradite,humbur çdo ndjenje patriotizmi e qe sot e kane me kollaj qe nje djal prej Shqiperise jo vetem ta denoncojne por mundesisht tia bashkangjisin gjykates famekeqe qe ti shtojne edhe nja 10 vite ymer ,se ne fund te fundit Kosova ka para bile boll ,mjafton qe kete trupe ta mbaj me pensionet e atyre qe moren pjese ne kete lufte te shnjte per kombin por jo per plehra si puna e ketyre!Soo Kosova duhet te ishte ngritur ne kembe per kete padrejtesi ku nuk u mjaftojne udheheqesit e kesaj lufte te shenjte qe po i kalbin persegjalli por u dashkerka perbaltja edhe e shqipetareve te cilet me patriotizmin e tyre kontribuan ne kete lufte!Bota e njeh mire personalitetin shqipetar ndaj dhe e ka terhequr dhe e terheq zvarre edhe sot.Komb pa shtylle kurrizore!
Jo more nuk ka bo krim por i paska citu si "serbofila" deshmitaret e mbrojtur dhe paska bo ene "gjyqtarin" kopetent!!!! Ne evrope qenkan silesha e hane bare vec ki qenka i zgjuar.... Dicka per Tema-n ,mos botoni shkrime te joprofesinisteve,jo kopetent per nje ngjarje te tille por intervista apo qendrime te ligjoreve te cilet mund te na japin nje oikone te qart mbi ngjarjen. Se po u zgjua Rrahimondi i amerikise nuk do ngelet kristian shqiptar a evropian pa u cuar ne hell a litar per "antishqiptarizem"...!!!!
Jo more nuk ka bo krim por i paska citu si "serbofila" deshmitaret e mbrojtur dhe paska bo ene "gjyqtarin" kopetent!!!! Ne evrope qenkan silesha e hane bare vec ki qenka i zgjuar.... Dicka per Tema-n ,mos botoni shkrime te joprofesinisteve,jo kopetent per nje ngjarje te tille por intervista apo qendrime te ligjoreve te cilet mund te na japin nje oikone te qart mbi ngjarjen. Se po u zgjua Rrahimondi i amerikise nuk do ngelet kristian shqiptar a evropian pa u cuar ne hell a litar per "antishqiptarizem"...!!!!
Mos na bej moral, poe lesho pasaportën shqiptare dhe nga maja themrat themi ne.
Hëë, kur kam thënë unë se gjysma e kosovarëve janë spiunë të shkies, nuk besonit ju.............. . Ndërsa sot më shumë se gjysma e kosovarëve, kanë pasaportë serbe, për të lëvizur pa viza në Europë........... Filan fisteku, vëndlindja Prishtinë, Serbi, apo Prizren, Serbi, apo Gjakovë, Serbi......... Pra, të keqen shqiptarët nuk e kanë nga serbët, por nga shqiptarët................ . Sigurisht që gjysma e shqiptarëve gjatë luftës bashkëpunonin me serbët, sepse kishin privilegje, kishin vende pune, pasuri të vëna nfa regjimi i Beogradit................ . Dhe sigurisht këta janë luftuar njësoj si pushtuesit............................. . Siç u veprua edhe në Shqipëri gjatë luftës....... . Ballistët u rreshtuan me pushtuesit...... . Dhe u luftuan e u vranë në luftë si armiq...................... . Ja pra, sot partizanët dënohen për krime lufte.................. . Atëherë, o ballistë dhe pasardhës të tyre............... . Si duhet ta trajtojmë UÇK- në??.......................................................... . Siç thoshte Sali Berisha. UÇK është organizatë terroriste, marksiste-leniniste?................... . O koja nonën shqipe.................. Mora pushkën dola malit, të luftoja për atdhe; Ku ta dija unë i shkreti, se armiku ishim ne......... . Mora pushkën, dhe luftova në dëborë e furtunë; Ku ta dija unë i varfëri, se armiku isha unë.
Tradhëtarët sot nderohen. Më mirë tradhëtar, se sa çlirimtar.
Ty të lumtë pena, pushka po edhe palla! Respekt të përjetshëm!
Saktesia garanton besueshmerine e denoncimeve te trimit Dritan Goxhaj perpara togave te zeza te Hages. Ai do te dale faqebardhe perpara shpifjeve te hienave tradhtare te luftes se drejte per liri, demokraci dhe pavaresi te Kosoves Martire.
Per sa lexova une, deshmitaret kunder Komandanteve te UCK, qenkan ne Ministrite e Albin Kurtit, dhe kusherinjte e Ministres Gervalla. I lumte pena Dritan Goxhajt, qe demaskon me emra spiunet.
Cfar Shkrimi more zagare coj ne arrestime ! Ku jetojme ne sot ? Nen Diktaturen Fashiste te Europes apo X Institucionet te BE-STAPO-s ? - Jemi njerez te Lire dhe kemi Te Drejtat tona jovetem per Lirine e Shprehjes qe njiher nga Konventat Nderkombetare te Njeriut por kemi edhe te Drejten e Mbrojtjes kur Politika diskriminuaese e ProFashiste dalin kunder cdo Llogjike Humane e Arsye Njerzore dhe si Te Forte qe jane e Diktojne sot gjithcka - kerkojne te na Ndalojne cdo Te Drejte ,tentojne te na shndrojne nga Viktime ne Kriminele , e duan te na Burgosin kush mbron Familjen kush mbron Femijet e Atdheun e tij ? Joooooooooooooooo mor ja shkerdhefsha rrace e Fashizmit nuk do lejojme qe kjo DIKTATURE FASHISTE te na shndroje ne te burgosur sepse ju pelqen Krimineleve qe i njeh mire Historia e popujve te Europes . Kjo nuk eshte Drejtesi por DIKTATURE FASHISTE EUOPIANE eshte TERROR I LIGJERUAR NGA BESTAPOT SPECIALE kunder Shteteve Shqiptare
Tradhetaret paskan emra!
Tradhetaret jane te gjithe te punesuar ne qeverine e Albin Kurtit.
Albulenë trego haptas a e dergove ti kshilltaren tënde Nazlije Balajn më deshmu kunder te madhit Kadri Veselit te cilin edhe ti e thirrshe o kriminel o kriminel Ti Albulenë je ministreshë gabelicë jep dorheqje u zbulove qe ti ki dorë në burgosjen e çlirimtarve
Albulena veproi siç e urdheroi pronari i saj ,Albin. Albini veproi kunder UÇK-se, ashtu siç ia kerkuan qe kur fshihej ne Serbi.
Edhe këtu duket edhe njëherë që kjo Gjykatë mender Speciale është njē monstër antishqiptare, njē meduzë e ndyrë serbe.
Vetem gjykata Antishqiptare?!?!?!? Ate pjesën e shkrimit ku thotë se këshilltarja e ministrisë se drejtësisë ka deshmuar kunder UÇK nuk te beri përshtypje?
Deshmitaret e rreme duhej te ishin te deskriminohen me pare ne popull por dhe tani shume mire eshte bere nga i nderuari DRITAN. Tradheti qenka ulur kembekryq ne Kosove .
Shkrimi i Dritanit eshte nje pretence ndaj deshmitareve te degjeneruar , qe ndoshta me pagese kane marre persiper demaskimin dhe tjetersimin e UCK , ketij organizmi legjendar , qe e perkrahu i pari Hoollbruk dhe beri fotografi me pjestaret e UCK , kur Serbia dhe agjentet e saj i quanin terroriste . Sherbimi i fshefte serb , ka bere maksimalen , per te futur ne rreshtat e UCK spiune , qe do t'i duheshin , per ditet e sotme . I kam ndjekur shkrimet e Dritanit , por kete shkrim nuk kam pasur rrast ta lexoj . Ky shkrim eshte nj ndihme e madhe , per gjykaten speciale , per te gjykuar te verteten , qe eshte zhvilluar brenda Kosoves martire . Kam besim se gjykata speciale do te beje te duhuren , per Kosoven dhe UCK-ne clirimtare . E verteta zhytet , por nuk mbytet . Sinqerisht : Zgalem
Zotëri Dritan ta kam lakmi dinjitetin dhe fuqinë tënde patriotike - kombëtare. Të gjithë e dinë në Kosovë se kush janë ata që për një vizë - qëndrim politik - azil apo rezil dhe ata që në Kosovë për një pozitë e apo për një honorar që marrin nga armiqtë tanë shkruajnë terr e zi për HEROJT E PAQES DHE LUFTËS, sepse e kanë shitë nderin që kurrë se kanë pas dhe janë kundër kombin dhe atdheut. Të tillët gjithnjë kanë qenë në anën kundërt të UÇK dhe idealit për Liri e Pavarësi dhe botës demokratike – NATO-s që na erdhi në ndihmë kundër gjenocidit serb. Jetë gjatë e shëndet sepse ke për tu kthyer shumë shpjet në atdheun e dashur si njeri drejtësisë dhe faqebardhë në luftë e paqe.
Te gjithe ata qe Deshmojne per UCK-e jane Spiune ,ose Bashkepunetore direkte te UDB-s,por ka edhe Maskarenje qe per te Fituar Azil ne vENDET E PERENDIMIT..kane Llapur.mashtruar,dhe genjyer ne gjithcka...keta duhej te "Dekorohshin me Kollovizh".... @@Respekte per z.Goxhaj...e kuptoj se e ka bere shkrimin per te Diskredituar kete Palo-Specjale..qe Denon UCK-e...ne baze Thashethemesh....lol
Më urdher te Sali Berishiqit dosje kunder UÇK kanë berë e Argita Sali Berishiqi dhe Lulzim Basha gjat kohes sa kanl qenë te punsuar në UNMIK në Kosovë Keta te dy spiunet e UNMIKUT edhe jan deshmitarë te mshefun dhe te rrejshem kynder çlirimtarve në Hagë
Po Goxhajn e dorezoi Rama I bie...apo jo...
Vuan Shqiperia dhe Kosova fitimtare per ca plehra te fshehura serbo- Kosovare! Leshojne ajer mbytes, dhe djehesh I turperuar kur she se kosovare , marrin me vehte e Shqiptar nga Shqiperia, per ego e tyre fituese ne dinar. Mallkuar dira kur Linden! Dinaret e Serbise ne fyt!
Njerezit ne Shqiperi, qe s'dine te protestojne veçse per militantizem, kane rastin te protestojne qe ky Zoteri PATRIOT, te cilit Pandi Majko i hoqi te ëmën nga puna!!!! se luftoi per UÇK, TE MOS EKSTRADOHET NE HAGE.
Hamdi Gërvalla ishte burgosur si pjesmarrës në demonst. 81 ku gjatë tentimit për të larguar petardën mori lëndim në shuplakë pas lirimit edhe ky nga shum ata të burgosur u këthen në pacifist gjegjësishtë në shoqatë humanitare ku vend aktiviteteve politike këta,mereshin me ndihma humanitare duke i uzurpu aktivitetin shoqatave humanitare që vepronin në Kosovë në atë kohë dhe që ishte denoncu nga bashkaktivistët tij si shpërdorus i ndihmave në ato rrethana teper të rënda për popullatën
Gërvallën e solli UDB në TVP dhe atje ai iu bashkua bandës që përbënin 1/3 shërbimit të sigurimit serb.
OKB- Anglia deklaroj se mundet te ket perseri lufte ne Kosove ,nga ana tjeter hienat serbe shkrujn rrugeve te beogradit Ushtria serbe te sulmoj Kosoven , -kto te gjitha bashke jane burimi e asaj cfar pregatitet ne prapavije nga Djalli . Arrestimi i Dritanin ne Shqiperi si shqiptare ,s'ka te bej aspak me ate cfar deklarohet se "nxorri sekretin e deshmitareve te rreme " kjo eshte absurde sepse s'ka Ligj nen te veproje ne distance sepse Ti si ish Luftetare deklaron nji Te Vertete ,poooooooor e gjitha si thash me lart ka te beje me ate cfar po pregatitet nga Djalli : Nqs Djalli ka vendosur perseri te nxisi Serbet drejt Kosoves - ky Arrestim jashte cdo Ligji e te Drejte Nderkombetare - ka te bej me ate qe ne Rast sulmi te Serbise mbi Kosove - shqiptaret e Shqiperise nuk duhet te guxojne ti ndihmojne Vllezrit e Motrat e tyre Kosovare ,por ti len te Masakrohen nga Ushtria e hienave serbe e ruse ,sepse mesiguri ktu luhet dicka shume e keqe kunder Kosoves dhe se asnji Shtet ,te pakten ky Shqiptare nuk mbron Interesat e shqiptareve . -----ja pra perse Miqte tane C'Armatosen si Shqiperine edhe Kosoven . - Behuni Gati se kashapana sdo jet Larg . Shqiperia i ka te gjithe Politikanet Antishqiptare dhe duhet dhene restua sot neser eshte vone . Albini pastaj eshte zogi i vogel i Kurves qe e pruri ne Pushtet si dikur zogun e matit . Gjenocidi fillon me Dritanin e Shgqiperise .O ndalojeni e i thoni Jo Fashizmit ose do ket Gjenocid te papare ne Histori
Ku ka ardh koha or Milet.Me Mijra Serb kane Vra,Torturuar,Perdhunuar,por kevizin te lire neper Serbi dhe ne gjithe Boten.Shume Greke qe luftuan pro Serbeve ne Kosove,jane te lire dhe vijne dhe bejne fedta me Ish ushtaret e Serbise te atyre viteve,me gezim se Vrane dhe Perdhunuan ne Kosove.Ky I Mjeri Patriot Shqiptar,nga te paktet qe shkoi dhe luftoi per Kosoven ,nuk i dhane mbas lufte as Pension Veterani sepse nuk ka Pashaporte te Kosoves.Por megjithate ai duke e ditur rrezikun na tregon me Emra te gjithe Shqiptareve ketu dhe ne Kosove,cfare Qelpsinash kemi akoma mes nesh,dhe te punesuar dhe ne Qeverine e Albin Mutit.Te gjithe keta pisa me emrat Albin,Gervalle,osmani,Dhe shume zyrtare te tanishem ne Kosove,jane ata vete qe i kane bere letrat qe te denohen Heronjte e UCK.Cfare njerez Hipokrite,bejne Lufte per te mbajtur karriget,duke Spiunuar ata qe luftuan per Atdhe.Ky pushtet ne Kosove dihet qe eshte Pro Serb,por Shteti ne Tirane pse e arreston kete Trim,pse ka luftuar apo pse paska bere nje Artikull.Ne Shqiperi perdite ka artikuj ku me emra tregojne njeri -tjetrin kush ka vra dhe kush vjedh me shume,dhe asnje ne Burg.Lirojeni more Kurva Politikanesh,vete thate qe Specialja e krijua nga Ruso Serbi,dhe tani pse i Arrestoni keta Patriote.Shtete me Qeveri Kurvash,si ketej si andej.
Sa gjynah.Si mund te Arrestosh dhe te denosh nje njeri me 2023 sepse po thote te verteten.Bote kurve,paguani me qindra Gjykates dhe Prokurore te korruptuar politikisht,vetem qe te ulet emri dhe vepra e U CK.Kosova ka Qeveri Spiunesh dhe Kurvash,me vjen keq per Shtetin Shqiptar te tanishem,qe ka dale haptas ne mbrojtje te UCK,por me nje Fletearresti nga Kosova e arreston kete Trim.Ky eshte Heroooo,njeri i varfer por Patriot,dhe jo Klysh Kurvash ae marrin Pushtetin duke spiunuar te meparshmit.Kjo verteton qe nuk na e kane fajin Serbet dhe Greket,ne jemi Komb Mutiiii.
Halim Gervallen si deshmitarë te rrejshem e ka porositë dhe e ka pregaditë per Hagë kusherina Donikë ( Suzanë ) Gervalla Shfarc Nazlije Balajn e ka pregaditë dhe e ka porositë per më deshmu rrejshem kunder çlirimtarve gabelica Albulenë Haxhiu Qeveria ZDRAVO ku jeni sa poshtë keni renë te gjithë do te zbuloheni qe jeni në bashkpunim dhe bashkveprim më listen serbe kunder çlirimtarve
Shqiperia nuk duhet ta dorezonte....kjo kerkese e gjykates ne tertitotin Shqiptar eshte pa lidhje.
Dolën dhe do dalin më tej Babalet e Kosovës.
Po mire, ky ate krimin dmth shkrimin e ka bere ne shqiperi. Cfare m. qe te haje do gjykata e kosoves dmth e Hages ne qytetarin shqiptar? Ka shtet ketu qe mbron qytetaret e vet apo jemi koloni e BEs
Rama qe vizitoi ne burg ish komandantet e UCK, ne asnje menyre nuk duhet te dorezoje ne gjykate kete patriot shqiptar, perndryshe vizita e tij ne mbeshtetje te UCK ne Hage ishte vetem per show.