Kurti bisedë telefonike me Erdogan, ja për çfarë diskutuan

5 Mars 2023, 09:10Rajoni TEMA

Kurti bisedë telefonike me Erdogan, ja për çfarë diskutuan

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti zhvilloi këtë të shtunë një bisedë telefonike me Presidentin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan.

Në emër të Qeverisë së Republikës dhe popullit të Kosovës, Kurti i shprehu ngushëllime Presidentit Erdogan, e përmes tij familjarëve të viktimave të tërmetit dhe mbarë popullit të Turqisë.

Ndër të tjera, u bisedua edhe për takimin që Kurti pati me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç më 27 shkurt në Bruksel.

“U bisedua edhe për takimin e fundit në Bruksel për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për çfarë Presidenti Erdogan përshëndeti rezultatin e arritur, duke shprehur mbështetjen e tij kryeministrit Kurti dhe gatishmërinë për të ndihmuar”, thuhet në komunikatën e Qeverisë së Kosovës.

1 Komente

  1. s
    surrat pa lare me byth te lare

    Vazhdon sundimi osman,ne vilajetin kosovar dhe arnaut.tani me deshiren perverse te al-bineve dhe rahmaneve kendej. Historikisht,te damkosur dhe mallkuar,qe ky vend europian eshte shndrruar nga te gjithe ju ne nje katund anadolli pushtuesi te erret aziatik.

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje