Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur për mundësinë e një lufte në Kosovë, duke thënë se Serbia aktualisht po armatos fuqishëm ushtrinë e saj me pajisje që i merr nga Rusia dhe Kina.
Për gazetën kroate “Vecernji list”, Kurti ka thënë se beson se do të ishte e papërgjegjshme të thuash se nuk do të ketë kurrë konflikt, derisa ngriti shqetësimet për bazat serbe në kufirin me Kosovën, transmeton Gazeta Express.
Duke thënë se rreth kufirit të Kosovës me Serbinë në anën serbe janë 48 baza operative sulmuese progresive, Kurti shtroi pyetjen se nëse nuk ka përgatitje për luftë, pse vitin e kaluar Serbia dhe Rusia kanë pasur 104 stërvitje dhe aktivitete të përbashkëta ushtarake nga 91 që kishin planifikuar dhe në të njëjtën kohë, dy stërvitjet më të rëndësishme ushtarake që kishin qenë të njohura si “Mburoja Sllovene” dhe “Vëllazëria Sllovene”.
“Serbia aktualisht po armatos fuqishëm ushtrinë e saj me pajisje që i merr nga Rusia dhe Kina dhe dëshiron që Ballkani disi të vendoset si një alternativë ndaj Perëndimit demokratik”.
Ndër të tjera, Kurti ka treguar që e kundërshton kundërshton themelimin e Asociacionit të Komunave Serbe sepse do të ishte “parathënie e krijimit të Republikës Srpska të re”.
Ai theksoi se përderisa serbët i kanë këto ëndrra për Kosovën si pjesë e Serbisë, këto ëndrra do të kthehen në makth për të gjithë Ballkanin, duke theksuar se në Ballkan nuk mund të ketë luftë pa Serbinë, as paqe pa shqiptarë.
Sipas Kurtit, gjëja më e rrezikshme është se lidershipi i Serbisë e konsideron Rusinë nënë e tyre dhe për këtë kemi rrethana të tilla në Ballkan me shumë rreziqe dhe frikë.
Ky eshte psikopat shikone endra me lufte o debil i koqevarise , serbia vetem me tifozet e partizan beograde me shkopinje beizbolli per 30 min ju merni malet traktoret me tre rrota se rrota e katert ka rene rruges . Fati i madhe i Shqiperise qe keta shpellare nuk kane qene pjese e jona se ndryshe do kishim probleme
Vetefundosje organizate terroriste t'ja rruash shpellareve kudo qe te jene, kurse Albinit ja honksh ko..t dhe per dhjet vitet e ardhshme ti serbofil.
O budalla jo 10 vjet por edhe 70 vjet ta mbajne serbo-malazezin kurtovic nuk na prish pune o i dale nga shpella .
Minoritar apo i minoritarizuar?
Po pse more Kurti , nga frika e Kosoves po armatoset Serbia ? Na shkrive gazit ....Lexoje shkrimin e vetfundosjes , me lart , ta spiegon shume mire .
Eshte e frikshme sa shume shkruajne spiunet kunder Kurtit ketu.....thuajse kane marre mision (me para) per ta shpalle Kurtin te keq ne Shqiperi. Por ama ne ju njohim dhe e dime qe nuk qendron teoria juaj. Njeriu smund te jete edhe turk edhe nacionalist, edhe patriot kokeforte edhe spiun serb, edhe musliman edhe katolik, edhe komunist edhe liberal. Juve ju befshin mire parate, por mos harroni qr ju njohim mire.