Patriarku i Serbisë përsërit fjalimin e Millosheviç-it pas 30 vjetësh, në prani të Vuçiç-it

16 Shtator 2022, 20:50Rajoni TEMA

Patriarku i Serbisë përsërit fjalimin e Millosheviç-it pas

Si mesazhe shqetësuese dhe përsëritje e fjalimit të Sllobodan Millosheviç në Gazimestan, janë konsideruar ato çfarë ka thënë Patriarku i Kishës Serbe në qytetin boshnjak Bijeljina, ku i pranishëm ishte edhe Milorad Dodik, udhëheqësi i Republikës Serbe në Bosnje dhe Hercegovinë.

Patriarku Serb Profiri, u foli serbëve njëjtë siç u kishte folur Millosheviçi se ata duhet të luftojnë për Serbinë e madhe.

Saktësisht, para 30 vjetësh, në të njëjtin qytet ishin kryer krime kundër boshnjakëve nga forcat serbe, kur formacionet paramilitare të udhëhequra nga famëkeqi Zhjelko Raznatovic Arkan, kishin pushtuar qytetin dhe filluar terrorin mbi popullsinë civile.

Slavo Kukiç, akademik nga Bosnja dhe Hercegovina, në një intervistë për gazetën serbe Danas, ka kapur pikërisht këtë ngjashmëri mes Profirit dhe Millosheviç-it në Gazimestan dhe mesazhin se Serbia dhe serbët po përballen sërish me beteja dhe se as forcat e armatosura nuk duhet të përjashtohen.

Slavo Kukiç

“Megjithatë, deklarata e tij është e rëndësishme edhe për disa arsye të tjera”, deklaron Kukiç.

“Së pari, është një dëshmi e gjallë se ideja e Serbisë së madhe, pavarësisht gjakderdhjes dhe rezultateve që mbolli në tridhjetë vitet e mëparshme, nuk është braktisur as sot. Tani ajo realizohet në një formë pak më ndryshe – në formën e unitetit serb dhe botës serbe – dhe thelbi ka mbetur identik me atë që

“Në anën tjetër”, deklaron ai, “njoftimet e Profirit konfirmojnë pretendimet se rolin e promotorit kryesor të idesë së Serbisë së madhe e ka marrë patjetër Kisha Ortodokse Serbe nga SANU (Akademia e Shkencave)”.

“Në fund të fundit, kjo është treguar aq qartë në Mal të Zi, dhe mesazhet nga Bijeljina – e më parë edhe dhënia e dekoratave çetnikut Vojsllav Sheshel – nuk lënë as më të voglin dyshim se ‘plani i djallit’ i Kishë Serbe edhe një herë ka kërcyer jashtë kufijve kombëtarë serbë dhe se nesër, me të njëjtin intensitet, do të mund të kërcënonte të gjitha pjesët e tjera të ish shtetit të përbashkët, sipas logjikës që Serbia është kudo ku jeton të paktën një serb”, përfundon Kukiç.

Edhe historiani malazez Dragutin Papoviç thotë për Danas se përkundër se nuk do të duhej t’i takonin Kishës këto punë, Kisha Serbe prej kohësh ka rolin kyç politik.

“Kisha Serbe është fokusuar prej kohësh në promovimin dhe zbatimin e ideologjisë nacionaliste dhe të shtetit të madh në aktivitetet e saj publike. Me këtë deklaratë patriarku lë të kuptohet se kufijtë shtetërorë ekzistues nuk janë përfundimtar”.

6 Komente

  1. z
    zhaku i pamposhtur

    Ky Porfiri dhe Janullto bashke me te jane njelloj xhihadiste si Mullah Omari i al kajdes..keta prifterinjte ortodokse nuk heqin dore nga propaganda ekstremiste.nese shqiperia do te kishte nje shtet serioz janullaton duhet ta shporrte me non grata per gjithe ato deklarata antishqiptare qe ka bere ne media...megjithate sa te kete jete edi rama sali bwrisha dhe ilir meta natytisht qe edhe 'shqiptari' anastas do vazhdoj ta helmoje harmonize fetare qe kemi trasheguar...

    1. F
      Fisnik

      Mesjetarët e shekullit 21. Nuk do të hezitojnë të shkelin mbi kufoma të fëmijëve po t'u jepet rasti! Kanë shpresu shumë në Rusinë dhe vetëm disfata e Rusisë mund ta shmangë një kasaphane të re Made in Serbia!

      1. C
        Ceni

        Shtetet ortodokse mbeten vende te prapambetura. Sepse feja duke qene aleate me shtetin meret me nacionalizma. Shikoni rusine. Prifti mbledh besimtaret ne kishe dhe u flet atyre per serbine e madhe. Ndersa presidenti blen armet dhe sulmon fqinjet.

        1. J
          Janullistan Airways

          Edhe Janulla te njejten mendon.

          1. B
            Bashkimi

            Doktrina nacionale serb nuk njeh popuj dhe kombe tjera përveç sllavë ortodoks prandaj edhe janë armiq të kombeve dhe feve tjera. Politikën zyrtare serbe dhe ruse e përbën kisha ortodokse Ruse dhe filialet saj në Serbi dhe Greqi. Serbët pasi nuk gjejnë identitetin e tyre në tokë deklarohen me krenari se ata janë popuj hyjnor dhe duhet të mbisudojnë botën dhe të zhdukin kombet dhe besimet tjera. Mentalitet primitiv dhe mesjetar.

            1. B
              Bashkimi

              Doktrina nacionale serb nuk njeh popuj dhe kombe tjera përveç sllavë ortodoks prandaj edhe janë armiq të kombeve dhe feve tjera. Politikën zyrtare serbe dhe ruse e përbën kisha ortodokse Ruse dhe filialet saj në Serbi dhe Greqi. Serbët pasi nuk gjejnë identitetin e tyre në tokë deklarohen me krenari se ata janë popuj hyjnor dhe duhet të mbisudojnë botën dhe të zhdukin kombet dhe besimet tjera. Mentalitet primitiv dhe mesjetar.

              Lini një Përgjigje