Deputeti shqiptar Nënkryetarja e Kuvendit të Serbisë kërkoi të më djegin në turrën e druve

16 Shtator 2022, 09:09Rajoni TEMA

Deputeti shqiptar Nënkryetarja e Kuvendit të Serbisë kërkoi

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi ka reaguar ndaj deklaratave të deputetes serbe, Snezhana Paunoviç, e cila kishte kërkuar arrestimin e tij sepse një ditë më parë, gjatë fjalimit rreth Kosovës, kishte theksuar domosdoshmërinë e udhëheqjes së politikës me ambicie realiste.

Kamberi ka shkruar në Facebook se Paunoviç kërkon të arrestohet deputeti i cili në seancën parlamentare, duke shfrytëzuar lirinë e mendimit dhe shprehjes – liri kjo e “garantuar” me Ligjin për Kuvendin, rreth një pike të rendit të ditës duke kërkuar udhëheqjen e politikës së ballafaqimit me realitetin.

“Kishte propozuar arrestimin tim sepse një ditë më parë, gjatë fjalimit tim rreth Kosovës, kisha theksuar domosdoshmërinë e udhëheqjes së politikës me ambicie realiste. Zonja Paunoviç kërkon të arrestohet deputeti i cili në seancën parlamentare, duke shfrytëzuar lirinë e mendimit dhe shprehjes – liri kjo e “garantuar” me Ligjin për Kuvendin – rreth një pike të rendit të ditës duke kërkuar udhëheqjen e politikës së ballafaqimit me realitetin. 

Kur është në pyetje Kosova, inkuizicioni në Serbi që moti ka marrë hov, duke i cilësuar tradhtar apo armiq të  Serbisë ata që hapur flasin cili është realiteti rreth Kosovës. Sot, ky inkuizicion është bërë edhe parlamentar. Po fole të vërtetën të kërcënojnë se do të djegin në furrën e druve. Kjo është ajo që ka kërkuar deputetja Paunoviç nënkryetare e parlamentit”, shkruan Kamberi.

1 Komente

  1. A
    AG

    Trim i "marre" dhe shume i zgjuar! Patriot i vertet shqiptar! Ndoshta je i vetmi qe gjerat i thua troc. Jete te gjate ne lufte per te verteten, ne kete bote te trubulluar nga mendja e coroditur serbe.

    Lini një Përgjigje