"Albini i opozitës do ta pështynte në fytyrë Albinin kryeministër"

15 Shtator 2022, 13:11Rajoni TEMA

"Albini i opozitës do ta pështynte në fytyrë Albinin

Për Shefin e Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri dallimi ndërmjet Albin Kurti në opozitë, me Albin Kurtin si kryeministër është i madh.

E për ta portretizuar një gjë të tillë, Tahiri ka thënë se “Albin Kurti i opozitës po ta shihte në pasqyrë Albin Kurtin, kryeministër, do ta pështynte”.

Sipas Tahirit, Kurti, sa ishte në opozitë premtonte se me ardhjen e tij në pushtet do të përmirësoheshin kushtet e të plotësoheshin kërkesat e sindikalistëve.

Megjithatë një gjë e tillë për Tahirin nuk ka ndodhur. Përkundrazi ai ka hapur luftë kundër sindikatave.

“Pas tri javësh në grevë nuk ka dialog, nuk mund të thuash se po dialogon me sindikatat kur i fton në takim pas 20 ditëve të grevës, për të thënë të njëjtin send që ke deklaruar në ditën e parë, veçse tashmë më me shumë inat dhe me më shumë ashpërsi”, ka thënë Tahiri në foltoren e Kuvendit të Kosovës ku po diskutohet për çështjen e grevës së përgjithshme të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

“Me 14 shkurt keni ardhur në pushtet me mbështetje të madhe të qytetarëve, në programin zgjedhor të qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti thuhet se do të fuqizoni bashkëpunimin me sindikatat duke inkurajuar dhe ndihmuar punëtorët për organizim sindikal”.

“Në vend të plotësimit të kushteve kryeministri e ka bllokuar dialogun, kryeministri Kurti po ushtron pushtetin arbitrar në vend se të përmirësoj kushtet e sindikalistëve të cilën e premtonte para 2 viteve”, ka shtuar ai.

2 Komente

  1. a
    analfabeti fuksional koqovar

    Sa fjalë që nxjerr nga goja pështynë kombin evetë dhe njerëzimin demokratik dhe në veçanti miqtë e shqiptareve sidomos SHBA e Shqipërinë dhe UÇK e cila i solli lirinë Kosovës. Pas një kohe kthehet e lëpin se nuk ka turp është paranoik, frikacak dhe mashtrues ordiner. Mjerë Kosova ka brenda. Ati i besojnë vetëm ata që kanë përfitime të mëdha nga kush ende se di por do të merret vesh dhe ata votues të tij që Kurti i “analfabet funksional”.

    1. L
      Lindi

      Shiqoje njëher këtë analfabetin komentues,n'raport me analiza koti.Se te duhet pak me lexu ma shumë per boten demokratike kjo shifet nga qielli ,apo te pakten me jetu atje ,pastaj i shef gjerat ndryshe.Ma mire merru me diqka tjeter e leri komentet per Politikanët.

      Lini një Përgjigje