Kuvendi i Serbisë miraton raportin për dialogun me Kosovën, çfarë do të thotë kjo?

15 Shtator 2022, 10:27Rajoni TEMA

Kuvendi i Serbisë miraton raportin për dialogun me Kosovën,

Kuvendi i Serbisë miratoi mëngjesin e së enjtes raportin për dialogun me Kosovën.

Për miratimin e dokumentit të titulluar “Raporti për procesin e negociatave me ‘institucionet e përkohshme të vetëqeverisjes’ në Prishtinë”, votuan 205 deputetë, ndërsa kundër ishin 57.

“Raporti është i shkruar në 50 faqe dhe liston aktivitetet në kuadër të përgatitjes dhe realizimit të negociatave”, përfshirë: Asociacionin e komunave me shumicë serbe, policinë, gjyqësorin, energjinë, odat ekonomike, transportin e mallrave të rrezikshme si dhe të zhdukurit, që gjenden në kapitullin e fundit.

Debati në Kuvendin e Serbisë për këtë raport zgjati dy ditë.

Gjatë prezantimeve të tij, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, tha se nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës.

Ai po ashtu shtoi se duhet të gjendet një zgjidhje realiste për Kosovën dhe se politika reale nuk mund të bazohet në mite.


Partia më e madhe opozitare në Serbi, Partia e Lirisë dhe Drejtësisë, nuk votoi për miratimin e raportit.

Zyrtari i lartë i kësaj partie, Borko Stefanoviq, u tha gazetarëve se raporti nuk përmban propozime për zgjidhjen e problemit të Kosovës.

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, gjatë prezantimit të tij tha se, Kosova është e pavarur nga Serbia.

Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008 dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë ka konstatuar në vitin 2010 se pavarësia e saj nuk bie ndesh me ligjin ndërkombëtar.

Kosova dhe Serbia kanë nisur negociatat për normalizimin e marrëdhënieve më 2011, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Procesi i negociatave pritet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.

Kosova thotë se kjo marrëveshje duhet të përfshijë njohjen e ndërsjellë, por Serbia nuk pranon, duke insistuar në “zgjidhje kompromisi”./REL

 

7 Komente

  1. K
    Kritiku

    Ore gazetare kur do te mesoni se si shkruhet nje titull? Plasini syte dhe shikoni se si e shkruani ju. Nje dreq e merr vesh nese eshte nje fjali normale apo pyetje. I bashkoni bashke ne nje! Me poshte ju e shkruani gabim emrin e Kryeministrit serb: Aleksandar Vuçiç duke e shkruajtur Aleksandar Vuçiq!? Te njejten gje beni edhe per Borko Stefanoviç-in duke e shkruajtur Borko Stefanoviq!? Mos shkruani me dialektin kosovare, nese doni qe te shkruani per nje gazete shqiptare. Ose me mire vendosni nje shnim ne fillim te artikullit, ku te shkruani "Per kosovaret" ose "Per shqiptaret"! Kur do te mesoni qe te shkruani nje artikull me rregullat e shkrimit? E dini ju se kur ndertohet nje shkrim ne paragrafe? E keni idene ju se perse perdoret paragrafi dhe cilat jane rregullat? Ju e ndani shkrimit ne paragrafe pa e ditur fare se çfare beni.

    1. K
      Korqari

      Ore Koçe, mbiemri i te dy derrave shkruhet ne shqip Vuçiq ( Vučić ) dhe Stefanoviq ( Stefanović ). E tregon vete qe je nje i pa udhe, nje rrote Greke, qe kerkon ndarjen e Kombit Shqiptare ne Kosovare dhe Shqipetare. Ik o gjake prishur. Ik atje ku i ke rrenjet, atje nga Egjipti.

      1. v
        vang

        KORQARE ; Je gabim krye keput. Ketu e 100 vjet perkthimet e emrave ne gjuhen shqipe te letersise ruse qe perfshin pa dyshim edhe ate serbe,si gjuhe sllave ,nuk ka qene mbaresa q por c si psh IVANOVIC etj NDIKIMET nga shqiptimet dialektike te krahines se Kosoves ka sjell kete deformim. Duket Korqa qe spaske lexuar asnje liber ne jeten tende. Edhe shkodranet nuk e thone ''c'' por te pakten e shkruajn. Nuk do dilni ju te na ndryshoni rregullat e drejteshkrimit me shprehje krahinore te prapambetura.

        1. S
          Serbisht

          Vang, emri i presidentit serb ne serbisht shkruhet Vučić. Ne serbisht thuhet Vuçiq. Ne shqip shkruaje ose Vučić, si ne serbisht. Ose Vuçiq ne gjuhen tende. Lere rusishten, se ajo gjuhe ka pjerdhur.

      2. F
        Fisnik

        "Vučić" shkruhet në serbisht. Nëse sytë të punojnë mirë do ta shohësh dallimin mes shkronjës së tretë č me shkronjën e fundit ć. Pra, janë dy gërma të ndryshme! Gërma č i korrespondon gërmes ç, ndërsa ć i korrespondon gërmes shqipe q. Shkurt: č=ç ; ć=q. Ne që e njohim serbishten e vërejmë dallimin edhe në të folur. Por nuk ka rëndësi të madhe kjo, rëndësi ka se ti je dashakeqës! Minoritar apo i minoritarizuar?

      3. S
        Shpetim Kalaja

        Informacion gazetaresk shume i dobet. Ne fund thuhet se Kosova mendon qe kjo marreveshje duhet te perfshije njohjen e ndersjellte, qe une nuk di se nga e ka marre gazetari. Me sa di une Kurti e ka kundershtuar "njohjen e ndersjellte" dhe se fundi e ka modifikuar me "jo njohje reciproke ne fund por...." Nejse qellimi im eshte te them se shiko se cbejne serbet dhe Vuciqi "buzevici", sic e shajme ne dhe shiko se cbejne Kosovaret dhe Albin Kingu simpatiku, sic mendojne kosovaret. Bota po zien nga lajmi qe Evropa ka bere gati planin e normalizimit dhe Albini fle. Me urgjence u kosultua me Ramen per energjine, kur duhej te konsultohej per Kosoven...Buzevici 2 dite me rradhe e beri "flake" kuvendin serb. Cfare nuk u tha atje pro dhe kunder Vuciqit!!! dy dite me rradhe kuvendi bubolloi por ne fund dolen me platformen e tyre...Po Kosova me Albin simpatikun pse hesht? Pse Albin Kingu nuk mbledh Kuvendin dhe te diskutoje se cdo jap e cdo marre???Te pakten te na thote se kur e do ai njohjen reciproke. E do ne fund apo ne fillim te bisedimeve? Cmendon ai per modelin e "dy gjermanive", qe mesa duket do jete platforma evropiane? Pse hesht ai? Me keqjardhje mendoj se Albini hesht jo se eshte budalla, por akoma nuk i kane arrdhur udhezimet nga qendra. Tashme qe qendra e ka gati pergjigjen ndaj Evropes, do e kete te lehte te jape edhe Albinit udhezimet se si te sillet me platformen me te re evropiane. Udhezimet do jene te atilla qe "edhe mishi te piqet edhe helli te mos digjet". Albini do reagoje si gjithmone me fjale patriotike se "do i ci nenen serbit", por do harroje qellimin kryesor qe eshte njohja reciproke. Mospermendja e njohjes reciproke do paraqitet nga Albini fitore e idese se tij, qe ai e ka parashturar dy muaj me pare, por Evropa e quan "model i dy gjermanive". Ai do na mbushe mendjen se Kosova mund te prese per njohje reciproke sepse bisedimet per te kane qene pika e fundit e prioriteteve te tij. Ai nuk ka degjuar se cthone serbet kur deklarojne se shtyrja e njojes reciproke i leverdise Serbise deri sa kohet te ndryshojne dhe bashkimi i Kosoves me Serbine te jete domosdoshmeri, njelloj sic ishte bashkimi i dy gjermanive... Pikerisht per kete ka punuar deri me sot Albini... Per te arthmen ai do vazhdoje rrugen e tij dhe eshte duke pritur udhezimet se si do rregullohet kjo pune qe "edhe mishi te piqet edhe helli te mos digjet" Per kete ustallaret jane mjeshtra. Trushpelaret e Albini ne fund do therrasin Nrrofte Albin Kingu!..qe i kiu nenen serbit!

        1. v
          vang

          Ne se vertet modeli i dy GJermanive eshte i rrezikshem per palen shqiptare dhe i favorshem per palen serbe ahere perse Europa qe e cliroi po ja con ne tabaka Kosoven Serbise? U lodhen me qendresen serbe dhe me zgjidhjen e cunguar te Ahtisarit?.Dmth vazhdon perkedhlia?.Mos valle vertet ceshtja e Kosoves eshte si ''Kutia e Pandores''? Ata qe i kane ne sirtar vendimet e Knferences se Ambasadoreve'' 1913 te eterve te tyre as qe e prishin terezine per shqiptatet qe i kane hallakatur ne 5 shtete.KUR hapim gojen jemi agresive ,kur nuk e hapim ,nuk jemi te zot. Me sa kuptoj une ky eshte nje rrezik qe i kanoset KOSOVES DHE NUK E DI CFARE QENDRIMI DO MBAJE AMERIKA .Apo kjo eshte nje menyre e terthorte per re futur NATO ne Serbi,

          Lini një Përgjigje