
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se rishkrimin e kufijve me Kosovën dikur e ka parë si zgjedhje, por shtoi se këtë nuk e mendon më, pasi “rrethanat tani kanë ndryshuar”.
Vuçiç i bëri komentet në një seancë të Kuvendit të Serbisë, ku për të dytën ditë me radhë u diskutua për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve.
Duke u përgjigjur në pyetjet e deputetëve se cila është zgjidhja e tij për Kosovën, Vuçiç, tha se situata politike ka ndryshuar “jo vetëm me vullnetin tonë, por edhe me vullnetin e fuqive të mëdha”.
“Pozicioni nuk mund të jetë i njëjtë para dhe pas vitit 1999, as pas vitit 2008, as pas vitit 2010”, tha Vuçiç duke shtuar se “disa veprime e kanë vështirësuar pozitën e tij”.
“Nuk po fsheh asgjë, kam menduar se demarkacioni i kufirit është zgjidhje. E kam kuptuar se kjo është e pamundur, sepse të gjithë më jeni hedhur në kokë”, tha Vuçiç, pa ofruar më shumë detaje.
Ideja e ndryshimit të kufijve, si zgjidhje e mundshme për mosmarrëveshjet mes Kosovës dhe Serbisë, është shpalosur në 2018 nga vetë presidentët e atëhershëm të këtyre dy vendeve, Vuçiç dhe Hashim Thaçi.
Megjithatë, kjo ide ka hasur në reagime për dhe kundër, si në Kosovë e Serbi, ashtu edhe në qarqet ndërkombëtare.
Kritikët kanë thënë se ajo do të mund të shkaktonte efekt domino edhe midis vendeve të tjera që kanë çështje të hapura.
Kosova dhe Serbia, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, janë në negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.
Përkundër dhjetëra marrëveshjeve të arritura, zbatimi i shumë prej tyre ka ngecur.
Procesi i negociatave pritet të rezultojë me marrëveshje ligjërisht të detyrueshme.
Kosova këmbëngul që kjo marrëveshje të përfshijë njohje të ndërsjellë, por Serbia tash për tash refuzon, duke insistuar në një “zgjidhje kompromisi”.
Në seancën e së martës të Kuvendit të Serbisë, Vuçiç tha se “Serbia nuk do ta njohë, as drejtpërdrejt, as tërthorazi pavarësinë e njëanshme të Kosovës”.
Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, nëntë vjet pas përfundimit të luftës së iniciuar nga regjimi i atëhershëm serb./REL
Kjo qe thote Vuciqi eshte e vertete. Fillimisht Vuciqi ishte dakort me "shkembimin e territoreve" dhe ne ate kohe shprehej se "populli serb nuk po e kuptonte". Dakort ishte edhe Amerika(Trampi) dhe Rusia(Putini). Nuk po ndalem te spjegoj se pse keta ishin pro, por po theksoj se dermen kesaj ideje ja dha Merkel sepse me te drejte kishte frike se ky rast do behej shembull zgjidhje edhe per vende te tjera evropiane qe shprehej ne ate kohe ne shprehjen "Kutia e Pandores". Kurti dhe Saliu akoma nuk po flisnin dhe te kundershtonin hapur kete ide. Cuditersiht Kurti dhe Saliu dolen hapur kunder Hashimit(Rames), pikerisht mbas hulumtimeve ne Serbi. Vuciqi i frikesuar per karieren e tij politike, megjithese mendonte se "shkembimi i territoreve" ishte e vetmja zgjidhje, duke pare rezultatin e hulumtive nderoi mendje. Hulumtimet ne Serbi tregonin se populli serb ne ate kohe ishte gati 80 perqin kundra "shkembimit te territoreve" sepse mendonte se "Kosova ishte zemra e Serbise"....Per fatin e tij te mire vendimi i Haradinaj te vinte taksen 100 perqint ndihmoi Vuciqin te dilte nga bisedimet duke ja hedhur fajin shqiptareve...Haradinaj eshte mire te flase se nga i erdhi kjo ide....Fill mas kesaj Kurti dhe Sali Berisha shpallen Thacin tradhetar dhe spiun te serbit. Rama nuk foli me. Rrumpalla shqiptare kishte marre fuqine dhe Vuciqi ferkonte duart nga gezimi. Nuk kish gje me fatlume per te qe vet shqiptaret i dhane atij mundesine te dilte nga bisedimet dhe i nderuar si me Ameriken dhe Rusine dhe i dashur me popullin serb....Kjo histori kerkon Kadarene ta trajtoje se si serbi na ka manipuluar vazhdimisht nepermjet "patriotizmit" pa tru qe "cuditerisht" con uje ne mullirin e serbit.