DETAJET: Çfarë e solli Albin Kurtin me urgjencë në Tiranë?

13 Shtator 2022, 20:29Rajoni TEMA

DETAJET: Çfarë e solli Albin Kurtin me urgjencë në

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, dhe ai i Kosovës, Albin Kurti, në takimin e zhvilluar sot kokë më kokë kanë diskutuar për disa çështje publike, qeveritare dhe socio-ekonomike.

Theksi i veçantë është vendosur te sfidat energjetike dhe shkëmbimin që po bëjnë kompanitë respektive KEK me KESH.

Kështu të paktën është zbuluar nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, i cili në një dalje publike dha disa detaje nga takimi.

Përpos kësaj, ai nuk zbuloi se cilat janë këto çështjet publike apo qeveritare të diskutuara mes Ramës dhe Kurtit.

Nga ana tjetër, nga Qeveria e Shqipërisë nuk ka pasur ende asnjë reagim.

Takimi i dy liderëve përfundoi pas dy orëve.

Ata u takuan në Tiranë në vilën qeveritare 31, në zonën e bllokut, aty ku janë të vendosura të gjitha bustet e Shqiperisë komuniste.

Kështu, ndërtesa e Mehmet Shehut është kthyer në shtëpinë e mysafirëve.

Nga pamjet e publikuara shihet se kryeministri kosovar ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi.

Kryeministri Kurti ka anuluar duke lënë në gjysmë edhe një konferencë, të cilët po mbante për mediat në Kosovë.

Mediat atje, kanë raportuar se Kurti është larguar nga salla e Konferencës “i nervozuar”.

Vlen të theksohet se takimi vjen në vigjilje të mbajtjes së samitit të Procesit të Berlinit, që do të zhvillohet nën udhëheqjen e kancelarit të ri gjerman, Olaf Scholz.

Qeveria e Kosovës shpesh ka përsëritur qëndrimin e saj pro Procesit të Berlinit, dhe pse ky i fundit nuk ka prodhuar rezultatet e premtuara.

Nga ana tjetër, dy Qeveritë vijojnë të kenë qëndrime të kundërta sa i takon ‘Open Balkan’.

Rama shpesh ka ftuar Kosovën të bëhet pjesë e nismës, por ka hasur refuzimin e homologut të tij.

Takimi i dy liderëve ballkanikë po zhvillohet gjithashtu në një kohë kur dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka ngecur.

Dy palët nuk kanë bërë asnjë përparim, përpos zbatimit të marrëveshjeve të vjetra.

Temë dikutimi mund të ketë qenë edhe një platformë e re për dialogë, për të cilën thuhet se u është paraqitur në tavolinë kryeministrit të Kosovës, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nga dy këshilltarët e presidentit francez Emmanuel Macron dhe kancelarit gjerman, Olaf Scholz.

Nga ana tjetër, numri një i Qeverisë shqiptare në daljet e tij – sa i takon kësaj çështjeje- ka ravijëzuar se i takon në radhë të parë Kosovës, shtetit dhe autoriteteve të Kosovës të përpunojë një platformë për dialogu.

Ai edhe pse është akuzuar për idenë e “korrigjimit të kufijve”, Rama shprehet se çështja e kufirit është mjaft delikate, ku luhet fati jo vetëm i Kosovës, por i kombit shqiptar.

Një pikë tjetër që i prek të dyja Qeveritë është sulmi kibernetik ndaj të dhënave shtetërore.

Shqipëria – siç ka pranuar publikisht – është sulmuar disa herë nga Irani.

Kosova nga ana tjetër ka theksuar se e ka superuar sulmin, por ende nuk dihet se nga erdhi.

14 Komente

  1. S
    Sulltan

    Puna esht se jemi ne prag te nje lufte boterore !

    Përgjigjjuni
    1. E
      Esmeralda

      Kete e di edhe bufi...

      Përgjigjjuni
      1. B
        Black Jack

        Keq puna daku , seriously keq , po shqipot jon ne ajer e kone menjen protesta , me vra njoni tjetrin dhe me show leshi like perpithen and perthithen ( perputhen) popull idiot qe se kon iden se ca po ndodh ne Europe , bote e rreth tyne , Zoti I majt menjen Putinit dhe Zoti e rujt boten , kaq di me thone

        Përgjigjjuni
        1. ¿?

          Sulltano, n'gjum e pe ti?

          Përgjigjjuni
          1. L
            Lala i Lushnjes

            Dhe pa brekë në bythë.Armët tona të "vjetra,, shkuan për "skarp,, dhe tani do të na vrasin me armët tona. Megjthse na "mbron,, NATO , sa ta pjeki Bajdeni me atë qefliun e plakave, Putini e bëri shurrën në Vlorë. !!!???

            Përgjigjjuni
            1. X
              Xha braho

              Hahaha. Rusia po dorezohet ne ukraine. Kjo zgjidh dhe krizen Kosove-Serbi. Mbaje shenim Sulltano.

              Përgjigjjuni
            2. P
              Pickaxhiu

              Albini ka ardh me lyp diqka

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pisha

                Hallet janë të përbashkëta jemi një

                Përgjigjjuni
                1. Çekiçi

                  ALBININ E SHTYRI TE SHKOJ URGJENT NË TIRANË MASHTRIMI MASHTRIMI DHE VETEM MASHTRIMI MASHTRUES KA LINDUR DHE MASHTRUES KA PER TE NGORDHUR

                  Përgjigjjuni
                  1. R
                    Referendum per arrestimin e koleres sali

                    Al bin ladeni erdhi per protesten e ilirhajdutit,por e pa se saliu nuk ishte prezent,ai u kthye te rama dhe i tha qe tja ler pushtetin saliut.

                    Përgjigjjuni
                    1. L
                      Lili

                      Cudi ky takim aq urgjent per gjera qe eshte dashur te diskutuar nje qind here ma heret, qe jane diskutuar bile e qe munden me vazhduar me u diskutuar nga nenpuneset! Rama do vetem me shperqendru vemendjen nga protesta edhe skandalet e korruptionit! E ne qofte se eshte dia tjeter aq e tezikshme, a mos eshte e udhes qe qytetaret te informohen?!

                      Përgjigjjuni
                      1. t
                        teper sekret

                        Albini vjen urgjent e i thote Rames - Vucic po don me ta fut! Rama i kthen xhevap Albinit - E di Edi kete e di..e kam provu!

                        Përgjigjjuni
                        1. J
                          Jari

                          O TEMA, mos u bëni kazan e llum kazani, Vila Memet Shehu ka Nr.30 e jo 31 se 31 është Vila e Komandantit të Lavdishëm . Mos bini pre e Irfanit, thotë Irfani 31 e o burra dhe Ju 31. Ok, hë xhan, jepeni lajmin siç ju ka hije të saktë.

                          Përgjigjjuni
                          1. G
                            God bless America

                            Albin Kurti solli "sihariqin" : Sa kohe mbahen ato muxhahedinet e MEK ne Shqiperi tere trojet shqipfolese do jene nen sulme kibernetike !!

                            Përgjigjjuni

                            Lini një Përgjigje