Vuçiç: Po na rrëmbejnë Kosovën, nuk falim asnjë pëllëmbë tokë

15 Shtator 2022, 15:31Rajoni TEMA

Vuçiç: Po na rrëmbejnë Kosovën, nuk falim

Ndërkohë, që Kosova është shtet i pavarur, presidenti serb Aleksandër Vuçiç vijon me propagandën e tij. Së fundmi ai ka thënë se Serbia nuk do të lejojë që t’i merret asnjë centimetër tokë nga Kosova. 

“Kur jemi në prag të një kataklizme globale, duhet të kuptojmë se uniteti i të gjithë serbëve është i rëndësishëm. Serbia po përballet me shumë sfida, ata sulmuan Kosovën dhe Metohinë dhe duan ta rrëmbejnë duke dashur të përfundojnë atë që kanë nisur shumë kohë më parë.

Për këtë mund t’u them vetëm një gjë: ju dëshironi të na merrni tokë si në gjerësi ashtu edhe në gjatësi, por ne nuk do t’ju japim asnjë centimetër nga toka jonë”, tha Vuçiç.

Komentet i bëri nga qyteti Bijeljina, në Bosnjë e Hercegovinë, ku për ta dëgjuar ishin mbledhur mijëra mbështetës. Vuçiç vijoi më tej duke shtuar se sfidat e sotme nuk janë më të vogla se ato të Luftës së Parë Ballkanike dhe kërkoi unitet mes serbëve për të shmangur atë që e cilësoi si “çmendurinë që mund t’i kthejë këto territore në një thertore të përgjakshme në çdo moment.

“Edhe sot, edhe pse nuk duam ta shohim, mund të humbasim lirinë, vendin tonë dhe jetën tonë. Prandaj duhet të bashkohemi nën flamurin tonë, trengjyrëshin, dhe të fitojmë së bashku”, shtoi ai.


Përveç presidentit Vuçiç, në këtë event morën pjesë dhe lidershipi shtetëror i Serbisë, si dhe ata të Republikës Srpska, lideri i tyre Millorad Dodik, dhe gjithashtu patriarku serb Porfirije.

5 Komente

  1. C
    Cameria

    Ska qene asnjehere e jotja o cecen Uralesh.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Timi

      E saktë, Çam. Edhe ai e di por vajtojnë kështu për ta hequr mllefin.

      Përgjigjjuni
      1. k
        kovaç

        Ende pas 23 vjetesh nuk ka dale ky ende nga gjendja somnambul, apo kaq idiota jane serbet qe ky u servir ende perralla me mbret?

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xha braho

          Vucic nuk di nga tja mbajeJemi ne perfundim te luftes ukraine -rusi. Si ne fund te luftes dyte boterore, do kete bisedime dhe marreveshje te medha per te ardhmen e evropes. Ndaj rusve dhe serbeve, si shkaktare luftrash, do kete qendrime te ashpra, per sigurine e paqes ne evrope. .

          Përgjigjjuni
          1. K
            Kim Yong

            Vicici e di mire qe Kosoven e ka te humbur me kohe, por tall bythen me kete Dodik-un (Do-dickun -dmth do *arin) dhe keta prifterinjte qe u ka ngele ora ne mesjete. Plus qe masturbohet psikologjikisht edhe per vehte Aleksandri. Vend me te mire se "Republika Serpska" nuk besoj se ka.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje