Lajçak takim të papritur me Albin Kurtin në Prishtinë

15 Shtator 2022, 16:05Rajoni TEMA

Lajçak takim të papritur me Albin Kurtin në Prishtinë

Mesditën e sotme, kryeministri Albin Kurti është duke zhvilluar një takim me përfaqësuesin e Posaçëm të Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçak.

Lajmi është është bërë i ditur nga Përparim Kryeziu, zëdhënësi i qeverisë, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

Nuk dihet ende se për çfarë po diskutojnë Kurti me Lajçak.

“Pastaj vazhdon agjendën ditore të takimeve zyrtare. Kjo është arsyeja se pse nuk mund të qëndronte më gjatë në Kuvend”, ka thënë Kryeziu për largimin nga Kuvendi të Kurtit.

Të premten e kaluar, Lajçak zhvilloi një tjetër takim me Kurtin, ku nënvizoi se qëllimi i dialogut mes dy vendeve, Kosovë-Serbi duhet të jetë arritja e një marrëveshjeje të detyrueshme për njohjen reciproke.

Lini një Përgjigje