Kurti: Marrëveshja me Serbinë s’do të jetë e lehtë, unë jam student i Demaçit, Vuçiç student i Sheshelit

4 Dhjetor 2022, 13:27Rajoni TEMA

Kurti: Marrëveshja me Serbinë s’do të jetë e

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë “nuk do të jetë e lehtë”.

Ai tha se përplasja ndërmjet tij dhe Vuçiçit, është në fakt përplasje ndërmjet vizionit dhe trashëgimisë së Adem Demaçit dhe asaj të Vojisllav Sheshelit.

“Aleksandër Vuçiç, presidenti i Serbisë sot, është student politik i Vojisllav Sheshelit. Ndërsa unë, si kryeministër i Republikës së Kosovës, unë jam student politik i Adem Demaçit.

Dhe ky ballafaqim, kjo përplasje ndërmjet kryeministrit të Kosovës dhe presidentit të Serbisë është në një mënyrë thelbësore, përplasje ndërmjet Adem Demaçit, atij vizioni dhe asaj trashëgimie, dhe Vojisllav Sheshelit”, ka thënë Kurti në një intervistë për televizionin N1 të Bosnjës.

“Andaj unë e pranoj që marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të jetë e lehtë, por megjithatë mendoj që duhet t’i jepet shancë dialogut dhe të shpresojmë e të punojmë për më mirë”, ka shtuar ai.

2 Komente

  1. D
    Denisa

    Marreveshje midis Kosoves dhe Serbise as ne vitin 2023 nuk do te kete. Ngjarjet do te rjedhin nga te rendoje peshorja: Nga SHBA dhe Be apo nga Rusia dhe Kina.

    1. h
      harxhohet Energji me kot kur dihet Loja qe luhet

      shikoni mer ndertoni Shtetin injorono vemdnjen dhene Serbise , forconi ekonomine Ushtrine Drejtesine ,e dilni nga ky Cirk Politike qe ju rremben energji e kohe ,te cilat s'ju a kompenson njeri . Kjo Bote i ka te gjitha ne vendet e tyre dhe s'i mungon asgje , prandaj ka kohe me qorrrollis te tjeret ,mbasi i hedhin trut e gomarit ,ne emer te ksaj dhe asaj E gjitha eshte nji Manipulim - Mashtrim Merruni me jeten tuaj dhe mos lini t'ju marrin peng te tjeret se duan me u zvbavit

      Lini një Përgjigje