Kurti: Shkëmbimi i territoreve ka dështuar si projekt, por jo edhe si ide! Nuk ka asociacion një-etnik

7 Janar 2023, 16:03Rajoni TEMA

Kurti: Shkëmbimi i territoreve ka dështuar si projekt, por jo edhe si

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një intervistë për median “Al Jazzer”, në të cilën ka folur rreth çështjeve aktuale në Kosovë. Kurti ka thënë se shkëmbimi i territoreve si projekt politik ka dështuar, por si ide ende ekziston, megjithëse kjo nuk do të ndodhë, sepse ai thotë se kjo është një "formulë për luftë" dhe vazhdimi pro kësaj ideje nuk çon në përparim të marrëdhënieve të Kosovës dhe Serbisë.

“Jam i sigurt se presidenti serb është nostalgjik për ato kohë, që nënkupton se projekti politik i shkëmbimeve të territoreve ka dështuar, por ideja nuk ka vdekur. Por, nostalgjia nuk është një ndjenjë me të cilin mund të bëjmë progres. Shkëmbimi i territoreve nuk do të ndodh.

Shkëmbimi i territoreve është formulë për luftë. Nuk mund të kesh kufij perfekt etnik, gjithmonë do ketë njerëz që ndjejnë se janë në anën e gabuar të tij. Ajo që kemi nevojë janë republikat që kanë marrëdhënie normale dhe demokraci. Demokracitë nuk e luftojnë njëra-tjetrën”, u shpreh Kurti për “Al Jazzera”.

Kreu i qeverisë së Kosovës ka folur dhe në lidhje me Asociacionin, ndërsa tha se nuk mund të ketë Asociacion një-etnik.

“Asnjë serb i Kosovës nuk më ka shkruar ndonjëherë ndonjë letër, në bazë të së cilës kërkon Asociacion në bazë një-etnike”, u shpreh Kurti.
Kryeministri Kurti ka komentuar dhe tensionet së fundmi në veriun e Kosovës. Ai foli dhe rreth mundësisë për shfaqjen e krizave të tjera për shkak të bandave kriminale.

“Kriza nuk ka përfunduar sepse Kosova dhe Serbia kanë marrëdhënie jonormale. Kemi nevojë për marrëveshje për normalizim me fokus njohjen. Nga ana tjetër, kriza nuk ka përfunduar sepse strukturat ilegale të Serbisë që janë atje që nga 1999, së fundmi janë kthyer në banda kriminale që kanë ngritur barrikada.

Agresiviteti i tyre që është rritur është shprehje direkte e panikut të tyre. Ata e dinë që sundimi i ligjit në Republikën tonë është më i fuqishëm se kurrë dhe nga frika ata kanë ngritur këto barrikada dhe nga frika i kanë hequr”, tha Kurti.
Kurti ka thënë se bandat kriminale po i frikësojnë serbët e Kosovës duke i bërë që të mos i kundërshtojnë.

“Tani mediat nuk janë aq influencuese si dikur, por struktura ilegale që janë shndërruar në banda kriminale po kërcënojnë serbët dhe kjo është faktori kryesor që të disiplinohen serbët sipas vizionit të Beogradit.

Ai vizion është Kosovë pjesë e Serbisë. Ata duan ta zbulojnë një makinë të kohës dhe të kthehen në shekullin e kaluar, nuk do të ndodh kështu që ata mund ta bëjnë budalla vetëm vetën. Serbët e Kosovës e dinë këtë mirë, por gjithsesi janë të frikësuar.”, u shpreh ai.


Kryeministri Kurti është shprehur gjithashtu se Kosova është e shqetësuar dhe e kërcënuar nga lidhjet e fuqishme mes Serbisë dhe Rusisë.

“Lidhjet e fuqishme mes Serbisë dhe Rusinë na shqetësojnë, prandaj na duhen më shumë trupa të NATO-s. ndihem i kërcënuar nga Serbia, që është regjim klient i Rusisë. Bashkëpunimi i tyre është rritur pas pushtimit të Ukrainës, prandaj na duhen më shumë trupa”, tha Kurti.

 

15 Komente

  1. D
    Dajti

    Kerkon me shume trupa qe te mbaroj hajvanlleqet e tij,o Kurtiq,Kosove Serbi duhet zgjidhje perfundimtare,dhe kjo behet vetem me korigjime kufiri.Nuk mundet Kosova ti drejtohet perendimit per ndihmen sa here kercenohet nga Serbia,konjukturat nderkombetare neser mund te ndryshojne,dhe ti o Kurtiq nuk mund ti lesh brezave te ardhshem litarin e Nastradinit jasht varrit.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Raimond vlonjati

      Tnai ky Kurti nuk e kupton qe gjeja me e mire per Kosoven eshte Shkembimi i Territoreve, Se perndryshe duke u zvarritur problemi i Veriut, Serbia do kerkoje akoma me shume, sic eshte rasti i Bashkesise se Komunave serbe, dhe do e copezoje fare integritetin teritorial dhe funksionimin e Kosoves si shtet Sepse me kalimin e kohes Diaspora serbe ne Amerike qe eshte shume efuqishme po fiton terren ne politiken Amerikane dhe ne te njejten kohe po lodhen edhe Amerikanet me Kosoven dhe nqs vijne ne pushtet Republikanet ata do veprojne sic do Serbia, se aty Lobi serb ka shume miq , plus qe Republikanet jane anti-myslymane Ky Kurti flet sikur eshte ndonje shtet i madh . Nuk e kupton ky se eshte duke degraduar emri i mire i Kosoves dhe po fiton terren propaganda Serbe kudo ne Europe dhe ne Amerike Ndaj ky do bente mire te bente shkembimin e teritoreve qe ta mbyllte menjehere kete konflikt se nuk i dihet kesaj Bote , se si do i veje filli Mund te filloje ndonje Lufte shume e Madhe, dhe Amerika nuk do kete kohe te merret me Veriune Kosoves dhe kapricot e ketij mixgunit Kurti DHe shkembimi eshte dicka ne fitim te Shqiptareve, sepse te dy teritoret nuk jane nen zoterimin tone por te pakten e fut Luginen e Presheves ne teritor te Kosoves, dhe atje me Veriun nderton nje mur te madh qe te mos kesh me kontakt me serbet

      Përgjigjjuni
    2. 1
      1

      Shpejt a vone shkembimi i teritoreve do ndodhe,po deri atehere do rjedhin shume ujra,derisa do kuptohet qe ky proces do jete domozdoshmeri.Me mire shkembimi se sa asociacioni

      Përgjigjjuni
      1. D
        Dajti

        Arma me e forte e Kosoves eshte Historia dhe ne radhe te pare duhet te ndrohet emeri nga Kosovo ne DARDANI sic e ka patur me pare ( sipas dokumentave ) mbi 4.000 vjet. Dardania asnjehere ne histori nuk ka qene nen Serbi por vetem 100 vjet perpara ne federaten Jugosllave.Ketu bie pretendimi idiot : " Kosova zemra e Serbise ". Historiane dhe Akademike tregojuni serbeve dhe shteteve Evropiane hitorine e Ballkanit.

        Përgjigjjuni
        1. P
          Preshevari

          Enertime te GABUARA Edhe Kurti edhe shume "politikan" si dhe komentuesit gabojne! Shkembim territoresh apo korrigjim kufijesh eshte emertim i gabuar per trajtimin e problemit. Emertimi me i pershtatshem ne kete rast eshte kthimi i territoreve. Ne te vertete ne daten 12. Shtator 1959 dy politikan te parlamentit serb: Slobodan Peneziq Kercun dhe Petar Stambolliq ne mbledhjen e Keshillit Egzekutiv te R. se Serbise paraprakisht ne fshehtesi e kane koordinu dhe ne daten e permendur e kane propozu bashkabgjitjen e tri komunave serbe: Zubin Potokun, Leposaviqin dhe Leshakun, Kosoves ne 190 km2 dhe shkeputjen nga Kosova te tri komunave te banuara kryesisht me popullate shqipetare, Presheven, Bujanocin dhe Medvegjen me nje siperfaqe 1249km2. Prandaj shprehjet ose emertimet shkembim territoresh apo korrigjim kufijesh jane te gabuara. Shprehja kthim territoresh eshte shprehja me e drejt. Serbia po e heshte vendimin e dates 12. Shtator 1959 qe ka hyre ne fuqi ne daten 01. Janar 1960, per te kerkuar me shume siperfaqe nga Kosova. Ne asociacionin emerimin tinzar Serbia po perpiqet te shkepus nga tokat shqiptare edhe nje pjese te qe nuk i takon, pra Mitrovica, Zveçani etj. qe te jene afer pasurive nentokesore te Trepçes. Serbia tinzare ne strategji po e heshte. Politikanet dallkauk te trojeve shqiptare po e heshten ose nga mungesa e dijes ose nga shkurtpamesia dhe urrejtja e tyre. "Politikanet" e trojeve shqiptare, nje pjese e tyre, Luginen e Presheves me 1249 km2 nuk e permendin ne asnje rast qe duhet ti kthehet Kosoves. Asociacioni nuk duhet te lejohet, nga qe ka pretendime territoriale ndaj Kosoves. Nese edhe bashkesia nderkombetare kembengul per asociacioni, ajo do t'ia hape rrugen Serbise per t'i zyrtarizu pretendimet territoriale ndaj Malit te Zi. Ne Bosnje Serbia e mashtroi perendimin ne formen ma te vrazhde. Jo te gjithe politikanet e njohin ngjarjet dhe vendimet historike. Shpjegimin qe e bera lidhur me vendimet qe jane aprovu ne parlamentin serb, vertetohen nga Instituti i Historise ne Beograd.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Preshevari

            Botojeni ju lutem komentim tim te argumentuar...

            Përgjigjjuni
            1. D
              Dardan

              Cfare nuk po na degjojne veshet keto kohe te cmendura. Al Bini u kerkon shteteve te NATO-s: hajdeni me mbroni mua qe dua t'i mbaj serbet me zor brenda shtetit kukull te Kosoves se sotme?! Kjo eshte cmenduri, jo urtesi, ne nje kohe kur Ukraina dhe Rusia po shkrumbohen nga mungesa e zgjidhjeve paqesore te problemeve kufitare. Al Bini vete flet vete degjon. Populli shqiptar i Kosoves pret nga politikanet e sotem te krijojne mundesite diplomatike qe te bashkohet me trungun ame-Shqiperine, ashtu si kater komunat serbe ne veri te Kosoves duan t'i bashkohen Serbise. Kjo nuk e perjashton faktin qe perseri ne shtetet fqinje Shqiperi dhe Serbi do te kene pakica kombetare reciproke, sic kane te gjitha shtetet e botes.

              Përgjigjjuni
              1. K
                Km

                Asocacioni serbeve mund te behet.Por me nje kondite:-te lejohet asocacioni i shqiptareve ne Ballkan.Kete duhet ta pranojne si Serbia dhe greqija,por ne rradhet te pare Europa.Mjaft me me politike me dy faqe,pro per serbet dhe greket dhe kundra bashkimit te shqiptareve ,kudo ku Jane ne Ballkan.

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Hasan Spahiu.

                  Ka dhe nje rruge tjeter.Te ngrihet nje komision ,te behet verifikimi i serbeve qe Jane ne kosove .kush Ka qene atje ku Jane sot para 1913,te qendroje .kush Ka ardhe pas 1913,te ike nga Ka ardhe dhe te beje asocacion atje ku Ka qene i pari i tyre

                  Përgjigjjuni
                  1. L
                    Lanabregsi

                    Katundari(ne mendesi) Kurti nuk mund te bej dot politik largepamse,mentaliteti i tij fshataresk kenaqet me vogelsirat e dites,nuk shikon me larg se hunda e tij.

                    Përgjigjjuni
                    1. M
                      Mondi

                      Eshte shume e veshtire tani ne keto momente cfare kerkon Kurti,dhe Viosa ne Kosove.Per mua si e shtron Kurti ka te drejte,por menyra si e kerkon eshte e Ceket.Ne takimet me Serbet munt ti thuash:Doni Asosacionin per Serbet,atehere kerkojme Asosacionin oer Shqiptaret e Lugines.Vetem kaq i terbin Serbet.Politika Amerikane mos kujtoni or Shqiptare se eshte Pro Kombit Shqiptar,dhe eshte Perfekte.Lufta kur u be u bo ne kohe te ndryshme me tani.Serbet ne keto 20 vjet me Vajtimet e tyre si Shkerdhata qe jane,e kane kthyer Politiken Amerikane ti shoh me syrin Pozitiv(gjithmone me i forti shihet pozitivisht),dhe kjo eshte fatkeqsia e Shqiptareve.Politikanet ne Shqipni thone Partner Strategjik kemi Ameriken:Nje Tank ne keto 30 vjet nuk ka ardhur ne Shqipni,:Jemi ne NATO thote Edi Rama:Po sikur te vije prape Idioti Trump qe nuk e do NATON,cfare behet me Shqiptaret.Me vjen keq per Albinin se e di qe do rrezohet,sepse nuk e pranon Asosacionin(dhe ai ka te drejte),por Amerika tani po e thote Troc:Beni Asosacionin:Vetem me kaq Shqiptaret ne dy anet e kufirit duhet ta kuptojne:Armatosuni,Armatosuni,se shume shpejte kufta do filloje,Kundra Serbit dhe Grekut vetem lufta i sqaron gjerat,kame frike se Amerika eshte me Greket dhe Serbet,dhe jo me Shqiptaret,ky eshte Realiteti dhe eshte i Hidhur.Po patet mendim tjeter ju lutem me qetsi,jo me Ofendime se une vetem nje mendim po jap.

                      Përgjigjjuni
                      1. P
                        Preshevari

                        190 km2 ndaj 1249km2 I kthehen Serbise 190km2 I kthehen Kosives 1249 km2! Edhe Kurti edhe shume "politikan" por edhe komentuesit gabojne gjate perdorimit te fjaleve shkembim territoresh apo korrigjim kufijsh. Emertimi me i pershtatshem ne kete rast eshte kthimi i territoreve. Ne te vertete ne daten 12. Shtator 1959 dy politikan te parlamentit serb: Slobodan Peneziq Kercun dhe Petar Stambolliq ne mbledhjen e Keshillit Egzekutiv te R. se Serbise paraprakisht ne fshehtesi e kane koordinuar planin e tyre dhe ne daten e permendur e kane propozuar ne Keshillin e Egzekutiv bashkangjitjen e tri komunave serbe: te Zubin Potokut, Leposaviqit dhe Leshakut, Kosoves me 190 km2 dhe te shkeputjes nga Kosova te tri komunave te banuara kryesisht me popullate shqipetare, Presheves, Bujanocit dhe Medvegjes me nje siperfaqe 1249km2. Ne vitin 1959 Serbia nuk e pyeti popullin shqipetar nese pajtohen me keto plane te Serbise. Sinan Hasani, Fadil Hoxha, Ali Shukriu etj. nuk e kundershtuan kete plan te Serbise Prandaj shprehjet ose emertimet shkembim territoresh apo korrigjim kufijesh jane te gabuara dhe te demshme. Shkembimi behet me nje vlere dhe nje kundervlere te barabart, pra me nje siperfaqe me madhesi te njejt. Shprehja kthim territoresh eshte shprehja me e drejt. Serbia po e heshte vendimin e dates 12. Shtator 1959 qe ka hyre ne fuqi ne daten 01. Janar 1960, qe me asociacionin te shkepus me shume siperfaqe nga Kosova. Me asociacionin, me emertimin tinzar, Serbia po perpiqet te shkepus nga tokat shqiptare edhe nje pjese te tokes shqiptare, pra Mitrovicen, Zveçanin etj. dhe qe te jete me afer pasurive nentokesore te Trepçes. Serbia tinzare me strategji po e heshte kete plan, kurse politikanet dallkauk te trojeve shqiptare po e heshtin ose nga mungesa e dijes ose nga shkurtpamesia dhe urrejtja qe e kane ndaj njeri tjetrit ne deme te trungut shqiptar. Po keta "politikan" te trojeve shqiptare, Luginen e Presheves me 1249 km2 nuk e permendin ne asnje rast qe duhet ti kthehet Kosoves. Asociacioni nuk duhet te lejohet, nga qe Serbia nuk ka asociacione ne territorin e saj, ndonse be Serbi jetojne 16 pakica etnike. Diplomatet nderkombetar nuk e lodhin koken per trojet shqiptare dhe themelimi i asociacionit nuk ka ndonje peshe. Me themelimin e asiciacionit te komunave serbe do t'ia hapet rruga Serbise qe me vone t'i zyrtarizoj pretendimet territoriale ndaj Malit te Zi. Ne Bosnje Serbia e mashtroi perendimin ne formen ma te vrazhde. Jo te gjithe politikanet i njohin ngjarjet dhe vendimet historike. Shpjegimin qe e bera lidhur me vendimet qe jane aprovu ne parlamentin serb, vertetohen nga Instituti i Historise ne Beograd. Përgjigjjuni

                        Përgjigjjuni
                        1. A
                          Ashtu Kot

                          Le ti marr me rradhe argumentet e Kurtit: 1-Ai thote se shkembimi i territoreve eshte premise per lufte. Gabim! Shkembimi i territoreve presupozon qe Serbia e njeh Kosoven si shtet. Pra eshte premise per paqe, megjithese une personalisht mendoj se me serbin nuk ka paqe….. 2-Vuciqi fillimisht ishte nostalgjik per shkembimin e territoreve, por nuk eshte me. Ai nderoi mendjen kur pa se hultimet ne Serbi tregonin se populli serb ishte kundra. Ne kete pike e ndihmove edhe ti me Sali Berishen qe shpalletThacin spiun. Ju ndihmuat Vuciqin te dilte nga rruga e tij qe ishte rruge “kundra pupullit serb”…. 3- Asnje nga Evropa dhe Amerika ka thene qe asociacioni do jete njeetnik. Kete e kerkon vetem Vuciqi dhe ti ben gabim qe rreklamon idete e Vuciqit. Po te ishje vertet patriot do rreklamoje idete e perendimit per asociacionin ne kuader te te drejtave te pakicave sipas Konventes Europiane. pra fol se cdo besh dhe jo se cfare nuk do besh! Dukesh sikur grindesh me Vuciqin, por ne thelb grindesh pa arsye me perendimin…etj… etj….

                          Përgjigjjuni
                          1. K
                            Koqovari

                            Kam dron se me keta politikan do të humbet Kosova Veriore sepse Luginën e Presheves veç e kemi të humbur dhe nuk fusin fare në bisedime.

                            Përgjigjjuni
                            1. F
                              Fatosi-kosove

                              JO vetem veriu qe eshte i humbur dhe asociacioni qe do behet por kur kurrci te kthjellet do jeté vone shume vone se ateher probatimja e serbise mender presednike osmanka do behet presednike e serbosllavise ashtu siq pretendon vuqiqi qe hapur e deklaroi se nuk do ndalet deri ta kthen malin e zi ne serbi sepse tashme kosoven e konsideron pune te kryer.

                              Përgjigjjuni

                              Lini një Përgjigje