Kurti: Vuçiç synonte ta bënte Manastirin si “Kullën e Jasharajve”, ndërsa Radojçiç si Ademin

27 Shtator 2023, 09:31Rajoni TEMA

Kurti: Vuçiç synonte ta bënte Manastirin si

Kryeministri Albin Kurti i është kthyer edhe njëherë ngjarjeve të rënda në Manastirin e Banjskës dhe ka akuzuar presidentin serb Aleksandër Vuçiç se donte ta shndërronte Banjskën në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës.


Kurti zbulon se gjatë takimit të majit në Bruksel, Vuçiç i kishte thënë se Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve.

“Kosova është shtet demokratik dhe vend properëndimor: kush integrohet, jeton më mirë. Serbët në Kosovë nuk kanë nevojë për çlirim nga Republika e Kosovës por nga veglat terroriste të Serbisë.

Vuçiç është i obsesionuar me kryekomandantin e UÇK-së, Adem Jasharin. Ai dëshironte që me 24 shtator ta shndërronte Manastirin Ortodoks të Banjskës në “Kullë të Jasharajve” për serbët e Kosovës!

Në takimin e 2 majit në Bruksel na tha që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve. Por, duke qenë diktator, ai s’e kupton historinë: epopeja dhe çlirimi nuk fabrikohen dhe as s’kopjohen”, shkruan Kurti.

5 Komente

  1. S
    Shqiptari

    Albin turp te kesh per krahasimin qe ben. Me krahasin tend kerkon ta ulesh emrin e Adem Jasharit ? As vendi as personazhi dhe as motivi nuk kane lidhje me njeri tjetrin.

    Përgjigjjuni
    1. a
      anti25642654censurë

      "turp",është minimumi që mund ti thuhet këtij idioti,për këtë krahasim që ka bërë!adem jashari dhe jasharajt luftuan për liri dhe jo për të zaptuar ndonjë vënd të huaj!!ky koqja ja fut pordhës dhe kur të gjitha gjërat janë në anën e tij!!

      Përgjigjjuni
    2. S
      Standard

      Komentuesi "Shqiptari", Ju nuk jeni Shqiptar. Po te ishit Shqiptar, do kuptonit shqipen e shkruar thjesht dhe qart. Komenti juaj per Z. Kurti e tregon qart se ju nuk kuptoni Shqip. Po ta dinit Shqipen do ta kuptoni lehtesisht se Ai qe duhet ti vij turp jeni Ju dhe ata si Ju, e jo Albinit. . . . . . . . . . . . . . . . . . . Ajo çka po thot Z. Kurti eshte (kuot) "Në takimin e 2 majit në Bruksel, Vuçiç, na tha që Millan Radojçiq do të bëhet Adem Jashari i serbëve".

      Përgjigjjuni
      1. a
        anti25642654censurë

        tandi ke të drejtë!!ndoshta duhej lexuar deri në fund,për të komentuar!!

        Përgjigjjuni
      2. N
        Nuk behet dot Pula - GJEL !

        ksaj i thon Imiton pula Gjelin ,ha ha ha ha nastradini serb ta nga gomari e thyeu turinjt . Cfar Karikature Njerzore eshte kjo rrac shkerdhatash te Ballkanit more aman !

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje