Këshilltari i DASH telefonon Albin Kurtin dhe Vuçiç pas sulmit në Veri: Kthehuni në dialog!

26 Shtator 2023, 19:58Rajoni TEMA
Këshilltari i DASH telefonon Albin Kurtin dhe Vuçiç pas

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, njofton se ka zhvilluar bisedë me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti, dhe me presidentin serb Aleksandçr Vuçiç, pas sulmit terrorist mbi policinë në veri të dielën.

Chollet ka dënuar sulmin mbi Policinë e Kosovës dhe ka kërkuar që palët t’i kthehen dialogut.

“Bisedova me kryeministrin Albin Kurti pas sulmit të tmerrshëm të së dielës në Kosovë. Dënoj ashpër dhunën kundër Policisë së Kosovës; shpreh ngushëllime për humbjen e rreshterit Afrim Bunjaku. Të dyja palët duhet të kthehen në dialogun e ndërmjetësuar nga BE dhe të zbatojnë angazhimet e Ohrit”, informon Chollet.

Këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, bën me dije se nga Vuçiç ka kërkuar që të evitohen veprimet që rrisin tensionet për shtensionimin e situatës në veri të Kosovës.

2 Komente

  1. N
    Ndoci

    nuk i kuptoj keta nderkombetaret.. Vuqiq vazhdimisht ka thene dhe tha edhe dje qe KURRE NUK DO E NJOF KOSOVEN se jam betuar ne kushtetute dhe tek kreu kishes serbe... Cfar dialogu do behet me nje njeri te tille.. per me teper qe shpall dite zie per terroristet.. ? alla alla

    Përgjigjjuni
    1. D
      Detari

      kane frike. perendimoret jane krva po nuk i q.ve nuk degjojne, serbia i q.ne dhe e mbajne me te mire.

      Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje