Ambasadori amerikan: Sulmet në veri janë serioze, s’mund të flas për pasojat që e presin Serbinë

26 Shtator 2023, 14:57Rajoni TEMA

Ambasadori amerikan: Sulmet në veri janë serioze, s’mund të

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka deklaruar para mediave se sulmi i ndodhur të dielën në veri ka qenë sulm “serioz i rëndë”.

Në një deklaratë për mediat Hovenier pas takimit me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se s’mund të flet për pasojat që do e presin Serbinë pas këtij veprimi. 

“Serbia nuk ka reaguar fare pas asaj që ka ndodhur, s’mund të flas për pasojat tani për tani. Kjo ka ndodhur 48-orë më parë dhe akoma po përpiqemi të kuptojmë se çfarë ka ndodhur saktësisht, ka disa fakte që i dimë dhe disa të tjera që nuk i dimë të jemi të sinqertë për këtë”, ka thënë Hovenier para gazetarëve.

Ai shtoi se janë duke punuar për të kuptuar atë se çfarë ka ndodhur, duke e vlerësuar se ka qenë një grup i organizuar dhe trajnuar mirë.

“Ka qenë një sulm shumë i madh dhe SHBA-ja është duke punuar ngushtë me Kosovën për të ardhur tek njëri kuptim se çfarë ka ndodhur. E di që ka qenë sulm, e di që është i organizuar mirë nga një grup i organizuar mirë dhe i trajnuar mirë dhe që kanë pajisje ushtarake”, shtoi ambasadori amerikan. 

Hovenier tha gjithashtu se janë duke punuar që i gjithë rasti të zbardhet, por që nuk është e lehtë.

“Ende jemi duke bërë një punë të zellshme si ka qenë kjo e mundur, por duhet t’i ruajmë energjitë dhe të gjitha pajisjet që janë sekuestruar dhe planin që jemi duke e zhvilluar dhe kjo nuk ishte një grup i qytetarëve individual, ky është një grup i trajnuar dhe i organizuar dhe këtu ka qenë edhe dikush që i ka pajisur me armatim të rëndë”, shtoi ai. 

 

3 Komente

  1. D
    Dinua

    Sa ta “gjeni” ju qe Lajcak (i shkollimit dhe diplomuar ne MGIMO shkolla e FSB), Vucic dhe Borrel po jua fusin gishtin, kosova do behet me keq se Bosnia te cilen e ndritet me diplomacine evropiane e cila eshte krejtesisht nen kontrollin e Putin. Late nam si komunitet euro atlantik!

    Përgjigjjuni
    1. p
      pjeter

      Çudi e madhe si nuk ju degjua zeri keto dite ambasadorit amerikan ne Beograd!!! Kesaj radhe Vuçiçi e zhgenjeu ambasadorin Hill! Nuk diti ti beje detyrat mire Vuçiçi, i hasi sharra ne gozhde!!!

      Përgjigjjuni
    2. r
      reti11

      Shfarosja e beogradit eshte paqja e Ballkanit! Ju e dini shume mire kete! Boll me ledhatimet 'a la' vuçiç! Ai eshte sperma e milloshit!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje