Krahas operacionit anti-terror në veri të Kosovës, i cili është duke vijuar që prej ditës së diel, Policia iu ka ardhur në ndihmë edhe banorëve të zonës në Banjskë, të cilëve iu ka shpërndarë ndihma ushqimore.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Ai shkruan se policia ka shpërndarë ndihma ushqimore në Banjskë, një zonë me shumicë serbe. Ndër të tjera, Kurti i falënderon banorët aty për reagimin e tyre pas ngjarjes së rëndë të vrasjes së policit Afrim Bunjaku nga grupi terrorist.
“Falenderoj qytetarët tanë për qetësinë, maturinë dhe besimin e tyre. Policia është në shërbimin tuaj”, shkruan Kurti në rrjetet sociale.
Lini një Përgjigje