Sulmi terrorist në Kosovë ka ardhur për shkak të flirtimit të Perëndimit me nacionalizmin serb, pohoi kështu në A2 CNN deputeti shqiptar në kuvendin serb, Shaip Kamberi.
Sipas tij, sulmi i së dielës ku humbi jetën polici Afrim Bunjaku, nuk mund të organizohej nga qytetarët e pakënaqur me kryeministrin Kurti.
“Beogradi jep informacione të rezervuara edhe në këtë situatë kur gjithçka është e artë, ata duan ta fajësojnë Kosovën dhe kryeministrin Kurti. Është sulm klasik terrorist të një grupi të mirarmatosur dhe gjithë ai arsenal është i pamundur të organizohet nga qytetarët e pakënaqur, siç thotë presidenti Vuçiç nga dhuna e Kurtit. Një agresion sërish në një vend që është në protektoratin e NATO-s”.
Kamberi thotë se prej kohësh ka paralajmëruar për rrezikun serb në Ballkan, teksa fajëson perëndimin për flirtim me nacionalizmin serb. Sipas tij, ambicia e Serbisë së madhe është toleruar nga Perëndimi.
“Ka një kohë të gjatë që unë edhe në parlament dhe deklarime për rrezikun që po sjell për Ballkanin ‘bota serbe’. Ishte një situatë e një flirtimi të heshtur të Perëndimit me këtë nacionalizëm serbomadh. Shpresoj të jetë një pikë kthese që Perëndimi të shohë që flirtimi me nacionalizmin serb nuk sjell paqe në rajon. Janë të njëjtët që mohojnë gjenocidin në Srebenicë, masakrën e Reçakut dhe deportimin e një milion shqiptarëve.
Një ambicie për ndërtimin e Serbisë së madhe që mjerisht në heshtje është toleruar nga Perëndimi. Bota serbe ka sjellë telashe në Bosnjë, ka sjellë në Mal të Zi, si dhe veriu i Kosovës që është gjithnjë jostabil për shkak të ndërhyrjeve të Vuçiç dhe marionetave që ai ka instaluar aty”.
Po pse shkon kaq larg, ne kemi marioneten e vucicit ne krye te qeverise se shqiperise - delirantin edi rama. Kur rama ka perkrahur dhe promovuar serbine prej kaq vitesh, nuk habitem qe serbet te inkurjaohen dhe te bejne akte edhe me te renda se keto.
100% e vertete, Blinken dhe Borrelli ne dashuri me Vicin e me Serbin, turp i madh.
Gabim i rende te tolerosh serbine. E ka treguar qe eshte e pabese dhe gjakatare pasi ka sulmuar 30 vitet e fundit pothuajse gjithe vendet e rajonit. Si mund te kesh besim ne nje vend te tille? Duhet ti tregohet vendin. Ndersa shqiperia duhet te jete krah kosoves dhe Ti kishte treguar vucicit prej kohesh qe ose trajtohemi si te barabarte dhe Kosova eshte gjithmone ne tavoline, ndryshe ska kompromis per asnje ceshtje. Sado te mbeshtetet nga rusia, nese asnje vend ne rajon nuk te perfill do detyrohesh te ndryshosh kurs.
Kimete Berishen une si lexues e çmoj si gazetare dhe per shkrimet me cilesi qe boton! E me gjithse mund te kete bere gabime trashanike Albin Kurti, dikush Kimete Berishes duhet ti beje nje pyetje,duke pare ç'fare ndodhi: eshte apo s'eshte treguar naiv Blinken per serbet??! Per mendimin tim modest, kur themi perendimin, kuptojme qe peshen me te madhe te politikes ne rajonin tone e vendos USA, dhe te mos fshihemi pas gishtit, ata qe ka luajtur rol ne ardhjen e kesaj situate me shume se gjithe te tjeret eshte, ambasadori Hill, e dyshha Borrell-lajcak!! Blinken nuk jeton ne Beograd, ambasadori Hill po, dhe te mendosh qe eshte me nje karriere te gjate dipllomatike, e rendon me shume gabimin e tij ne zgjedhjen e strategjise se tij! U be i pabese per viktimat shqiptare, dhe ja pikturoi ujkun Vuçiç, si gjengj Blinkenit, kete beri ambasadori Hill ne Beigrad!!!
Ka nje zgjidhje-te ikin KFOR e NATO e mbrojeni vete Kosoven me Turqine e vendet arabe....
Zëri shqiptar mes serbëve... Hahahahahahah