Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy herë në muaj.
Për gati një vit, këto janë masat e vetme që kanë ndërmarrë autoritetet shtetërore të Serbisë kundër ish-nënkryetarit të Listës Serbe, Millan Radoiçiq, i cili publikisht ka pranuar përgjegjësinë për sulmin e armatosur kundër policisë së Kosovës në Banjskë.
Autoritetet në Serbi refuzojnë ta ekstradojnë Radoiçiqin në Kosovë dhe thonë se ai do të gjykohet nga “gjykatat serbe”, ndërsa zyrtarët në Kosovë thonë se ato i kanë ofruar mbrojtje atij.
Radoiçiç paraqitet rregullisht në polici
Nga Gjykata e Lartë në Beograd, e cila i ka vendosur masat kundër Radoiçiqit, thonë për Radion Evropa e Lirë se ai i respekton ato dhe se paraqitet rregullisht në stacionin kompetent policor.
Masat, sipas gjykatës, zgjaten çdo tre muaj dhe hera e fundit kur janë zgjatur, ka qenë fillimi i korrikut.
Pavarësisht kësaj, vendbanimi i Radoiçiqit aktualisht në Serbi nuk është i qartë.
Policia nuk iu përgjigj pyetjes së Radios Evropa e Lirë për këtë çështje, e ngjashëm as avokati i Radoiçiqit, Goran Petronijeviq.
Predrag Petroviq, nga Qendra joqeveritare e Beogradit për Politikë të Sigurisë (BCBP), e përshkruan Radoiçiqin si “të preferuarin” e Qeverisë së presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
“Fakti që nuk kemi ende një rast serioz gjyqësor kundër Radoiçiqit në Serbi, tregon se ai është nën mbrojtjen e shtetit”, thotë Petroviq për Radion Evropa e Lirë.
Me vendim të gjykatës në Beograd, Radoiçiqit i është ndaluar kthimi në Kosovë, ku, sipas fjalëve të tij, më 24 shtator të vitit 2023 ka organizuar një sulm të armatosur.
Një polic i Kosovës është vrarë në këtë sulm, ndërsa në shkëmbimin e zjarrit që ka pasuar, janë vrarë edhe tre sulmues serbë. Në Kosovë, autoritetet kanë ngritur tashmë aktakuzë kundër Radoiçiçit dhe 44 personave të tjerë.
Ai akuzohet për terrorizëm dhe krime të rënda kundër rendit kushtetues të Kosovës.
Në aktakuzë, ai përshkruhet si udhëheqës i “një grupi terrorist”, që ka tentuar ta aneksonte veriun e Kosovës - të banuar me shumicë serbe - dhe t’ia bashkonte atë Serbisë.
Seanca e parë dëgjimore është paralajmëruar për datën 25 shtator.
Beogradi zyrtar e injoron këtë proces në Kosovë, ndërsa vetë nuk ka ngritur asnjë aktakuzë për Banjskën, edhe pse ka gati një vit që ka nisur hetime.
Serbia, e cila nuk e njeh shtetin e Kosovës apo institucionet e saj, i cilëson edhe veprat penale ndryshe nga Prishtina zyrtare.
Zyra e Prokurorit të Lartë Publik në Beograd i tha Radios Evropa e Lirë se hetimet janë në vazhdim e sipër.
Ajo tha se në bashkëpunim me organet e tjera shtetërore, po i vërteton të gjitha faktet dhe rrethanat “në lidhje me ngjarjen kritike në Banjskë”.
“Pas përfundimit të hetimeve, opinioni do të njoftohet për vendimin e prokurorit”, thanë nga kjo zyrë. Radoiçiq, sipas tyre, ka statusin e të dyshuarit./REL
Radojçiçin e mbron Albin Kurti o Qorra, akoma se keni kuptuar. Ja Qifsha Fisin Atij qe me shan pas ketij komenti, se eshtee Vertete qe Albini Punon per Serbine, e shikoni çka ka bere me Maqedonine pasi e perçau, Shqiptaret e Maqedonise po Humbin Gjuhen Shqipe.
Kriminelin e mbrojne te gjithe ata qe e sterviten ,e trimeruan ndodhen ne moske pekin beograd.Krimineli mbrohet edhe nga ekspertet te caktuar per te vepruar dhe te jene aktiv ,edhe ne gazetat shqiptare,te gjithe ata rusoserbe qe kamuflohen dhe paraqiten se i perkasin popullit shqiptar(qe jane by..kobre)Krimineli ,nuk hyjn dot tek pi...i shkires do vi nje dite moment historik per te marre ate qe e meriton..
Si çdo her n'a dalin shqiptar ku ne emer te bashkim vllaznimit kriminel si radojqiqi e shpallin te pafajshem kurse ata shqiptar qe kan luftuar kunder serbise dhe radojqiqit i shpallin tradhetar dhe shkaterrues te bashkim vllaznimit dhe pastaj vrapojne pas llajqakut e borrelit sikur te jen shpetimtaret e botes, e ne anen tjeter thurin akuza ndaj shqiptareve, radojqiqin e perdoren per ta emeruar pjellen serbosllave si présidente pastaj per ti kaluar ligjet qe ishin kunder uçk-s,dalin vidéo e plane se si te bashkepunojne si zemlak dhe pastaj pyesin kush e mbrone kush e financon e pyetje tjera qe duhet tu vie turp, pastaj dalin disa ketu dhe n'a shesin pordhe se si moska pekini beogradi po mbrojne kriminelet dhe engjujt (pjella serbosllave) po bajka te pamunduren ta mbrojne kosoven por kur ishte koha te mbrohej dhe ti tregohej vendi radojqiqit ose ishin milic te serbise ose kryetar te sps ne anamorave apo edhe duke dhunuar femra shqiptare dhe tash dikush pyet kush e mbrone radojqiqin, me shume e mbrone kosova sesa serbia, kosova e mbrone duke i kerkuar ndihmen kunder uçk-s kosova e ndihmon ate pikrisht me faktin se shume ministra jan pjella serbosllave deri edhe vet mender presednike osmanka dhe ekipi i saj e shum te tjer, pastaj duhet te pyesim se kush po ndalon gjuhen shqipe ne maqedoni kush berisha thirrje dhe fushata kunder Ali Ahmetit dhe uçk-s kush shkon ne greqi diten kur ne Tirane mblidhen kryeministrat e europes dhe ballkanit dhe zgerdhihet ne klube nate, e shum e shum te tjera qe as serbia vet sja ka ba kosoves as ne ditet me te veshtira.