
I deleguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak ka theksuar se situata në Veri të Kosovës është shumë e vështirë.
Ai është shprehur shumë i brengosur me përshkallëzimin e situatës në këtë pjesë të Kosovës duke theksuar se prioriteti kryesor i komunitetit ndërkombëtar, në këtë fazë, është de-eskalimi i situatës, pra largimi i njerëzve nga rruga dhe rikthimi i Kosovës dhe Serbisë në procesin dialogues.
Diplomati sllovak gjithashtu ka kërkuar mbajtjen e zgjedhjeve të reja në katër komunat veriore si kusht për të shtensionuar situatën në Veri.
“Nëse nuk arrijmë ta shtensionojmë situatën, do të kemi viktima”, ka potencuar ai.
Lajçak madje ka kërkuar lirimin e tre policëve të arrestuar nga shteti i Serbisë, të cilën e ka artikuluar si kërkesë e partnerëve ndërkombëtarë.
Duke folur për kërkesën për zgjedhjet e reja në Veri të Kosovës, Lajçak tha se ka dy mënyra për të bërë këtë – ose përmes dorëheqjes së kryetarëve aktualë në Veri, apo përmes referendumit.
Në këto dy mënyrat, sipas Lajçak do të ndiqen ligjet dhe Kushtetuta e Kosovës.
“Nuk ka afat për zgjedhje të reja dhe e tëra varet nga vullneti politik. Ka procedura kushtetuese që duhet të plotësohen. Askush nuk do të promovojë zgjidhje që është jashtëkushtetuese, por deri tani nuk ka pasur vullnet për ta zgjidhur këtë çështje”.
Duke folur për ftesën e shefit të diplomacisë së BE-së, Josep Borrell, për një takim në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe presidentit të Sebrisë, Aleksandër Vuçiç, në Bruksel, Lajçak ka thënë se janë duke punuar që palët të vijnë në dialog.
Ai madje është shprehur i bindur se takimi do të mbahet, ani pse liderët e të dy vendeve po refuzojnë – të paktën deklarativisht – të marrin pjesë në dialog.
“Ata do të vijnë ne po punojmë në këtë drejtim, por ti themi jo dialogut është një pikë shumë negative, prandaj takimi do të mbahet. Nëse nuk ka dialogu nuk ka zgjidhje atëherë kemi konfrontim dhe në këtë mënyrë po shkojmë drejt eskalimit dhe dhunës serioze”.
Edi Rama di te lexoj cfare mendojne Europianet. Eshte shume kollaj per Europianet te merren vesh me Edi Ramen, sepse Kurti dhe Vjosa Osmani jane dy politikane frikacak, nuk mund te marrin vendime, prandaj zvarrisin dhe krijojne situata ne disfavor te Kosoves.