Shefja e operacioneve të NATO-s zbarkoi në Kosovë. Në zyrë e priti ministri i mbrojtjes, Ejup Maqedonci. Ky i fundit e njoftoi zyrtaren e aleancës ushtarake, Ariella Viehe, me zhvillimet aktuale në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Forcën e Sigurisë së Kosovës, si dhe planet për të ardhmen.
“Gjatë takimit gjithashtu biseduam për gjendjen e sigurisë në Kosovë, dhe theksova faktin që vendosja e trupave ushtarake serbe përreth kufirit me Kosovën përbën kërcënimin të vazhdueshëm për stabilitetin e Ballkanit, e që duhen trajtuar me seriozitet lëvizjet e tilla të Serbisë edhe nga ana e NATO-s”, tha Ejup Maqedonci, ministër i Mbrojtjes.
Ministri i mbrojtjes nënvizoi më tej se institucioni i tij do të vazhdojë koordinimin dhe bashkëpunimin e ngushtë me KFOR-in dhe Ekipin Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s. Maqedonci bëri të qartë se objektivi i FSK është anëtarësimi në NATO, në mënyrë që të ofrojë kontribut aktiv në misionet për ruajtjen e stabilitetit dhe paqes.
Ndërkohë, aleanca ushtarake e atlantikut të veriut ka bërë disa ndryshime në Prishtinë. Gjenerali Christian Naërat ka marrë përsipër detyrën e drejtorit të Ekipit Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës të NATO-s nga gjenerali Ralf Hammerstein, i cili ka udhëhequr këtë zyrë që nga muaji mars 2023. Hammerstein tha se gjatë kësaj periudhe, ka pasur një bashkëpunim të ngushtë me organet e sigurisë në Kosovë.
Nxirrini Albin Kurtin ne kufi e ti rrahi te gjithe me pellemba serbet... biles ti shkuli edhe veshet... biles Albin Kurtin ta cojne edhe ne Ukraine, qe ti marri me pellemba te gjithe ruset e ta cliroje edhe Ukrahinen. Ne Palestine mos e coni Albin Kurtin se do behet karfuz se ke do ndihmoje...
Dmth kur i vjen veza e suma Al-Bin neomarksistit te VeteVrerosjes duhet te vij NATO qe t'ja nxjeri...
Po Albajn Kurti, çka po menojke?
Mos ja kërkoni NATOs, por atij gjytrymi që keni kryeministër. Ai do luftë, nuk do paqe as me shqiptarët, një mut muti. E ndjen erën e mutit dhe kërkon ta zgjidhin tjerët atë që ai ngaterroi. Albini njeri i konfliktit.