
Ditën e sotme në Ohër nisin punimet për samitin e “Ballkanit të Hapur”. Kryeministri Edi Rama mbërriti në qytetin e Maqedonisë së Veriut ku u prit nga zyrtarë vendas atje.
Në një video të publikuar, kryeministri shfaqet teksa zbret nga makina e tij. Kreu i qeverisë zgjodhi që të udhëtojë me makinë nga Shqipëria në Maqedoninë e Veriut.
Siç u raportua më herët, ai ka patur një ndalesë edhe në pikën kufitare të Qafë Thanës.
Ndërkohë në videon e bërë publike nga Qeveria e RMV-së, Rama shfaqet në një tavolinë me kryeministrin e Malit të Zi, Dritan Abazoviç, i cili do të marrë pjesë në këtë samit. Abazoviç mbërriti në Ohër përmes një helikopteri.
Atje mbërriti edhe Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç. Kreu i shtetit serb zgjodhi të shkonte përmes një avioni çarter.
Në Ohër pritet që të miratohen disa marrëveshje dhe memorandume për bashkëpunim në fushën e taksave, turizmit, kulturës dhe arsimit.
Mberriti ne Oher "permes" nje helikopteri. Gjuha shqype, sa e mire, sa e embel,........ Mos valle duhej: mbrriti ne Oher me helikopter?
Hahaaaaaa! U be helikopteri si puna e tubave te gazit .